Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Plas sherri për vjeljen e taksës së pronës, Shoqata e Bashkive letër Ministrisë së Financave, kundër vendimit të 4 përqindëshit për OSHEE

Postuar: 15/08/2018 - 07:36

Taksa e pronës u la fillimisht që prej datës 1 Prill të mblidhej nga pushteti vendor, por pasi bashkitë nuk arritën të përdorin në kohë metodën e re të vjeljes së saj në bazë të vlerës, qeveria vendosi që agjenti tatimor të jetë kompania e shpërndarjes së energjisë OSHEE. Në këmbim të kësaj pune, OSHEE do të mbante 4% të shumës së taksës. Pas kësaj nisme të re, bashkitë sërish kundërshtojnë agjentin dhe kërkojnë që taksa të mblidhet nga ato. Agron Haxhimali, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive thotë se vendimi shkel pavarësinë e pushtetit vendor. “Bie ndesh me parimet e autonomisë dhe decentralizimit. Unë nuk them se bashkitë janë në kuotat më të mira për të mbledhur këtë taksë, por janë në hapat më të mirë dhe janë në përputhje me zbatimin e ligjit”, u shpreh Haxhimali. Ndërkohë, në një letër drejtuar Ministrisë së Financave, Shoqata e Bashkive kërkon sqarime se përse është vendosur që OSHEE të mbajë 4% të shumës së taksës dhe kërkon sqarime se si ky agjent do të veprojë në momentin që klienti do të paguajë energjinë por jo taksën e pronës. “Parimisht mendoj se bashkitë janë agjenti më i mirë. Sigurisht dhe bashkitë kanë problemet e tyre. Por në këtë rast qeveria mund të kishte një mijë e një mundësi të tjera për t’u ofruar bashkive se sa t’u ofrojë OSHEE-në si agjent”, shtoi drejtori i Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali. Deri në hartimin e kadastrës fiskale, e cila do të krijojë një njësi të posaçme për mbledhjen e taksës së pasurisë, qeveria ka vendosur që qytetarëve tu vilet përmes faturës së dritave tatimi i banesës. Metodologjia e re parashikon që çdo vit të merret 0.05% e vlerës së pronës për familjarët dhe 0.15% për bizneset.

Shtyrja e taksës së pronës

Qytetarët do ta paguajnë taksën e re të pronës duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Edhe pse ishte parashikuar të hynte në fuqi që në prill, qeveria ka vendosur që ta shtyjë zbatimin e taksës së re me kërkesë të bashkive. Periudha deri në janar të 2019 është lënë si periudhë tranzitore, që i lejon njësive vendore që të përgatiten mirë, në mënyrë që në 1 janar 2019, të gjitha njësitë vendore të aplikojnë taksën e pronës në bazë të vlerës. Prej vitesh,taksa e pronës në Shqipëri është paguar si tarifë fikse mbi sipërfaqen. Por,me formulën e re ajo llogaritet sa 0.05% e vlerës së pronës. Sipas qeverisë, kjo formulë bën një shpërndarje më të drejtë të barrës fiskale. “Kjo nuk është një taksë e re, nuk është taksë që është rritur, përkundrazi, në shumë kategori është ulur, është bërë më transparente, bazuar te vlera. Do t’i japë më shumë mundësi tatimpaguesve që të dinë se çfarë dhe për çfarë janë duke paguar dhe do t’i japë më shumë mundësi qeverisjes vendore që të ketë një kontroll më të mirë mbi territorin dhe mbledhje taksash më transparente”, sqaroi Ahmetaj. Ndonëse në fillim u parashikua që taksa e re të paguhej nga të gjitha familjet, më vonë qeveria pranoi që të përjashtojë nga kjo taksë pensionistët e vetëm, familjet në ndihmë ekonomike dhe një sërë kategorish të tjera në nevojë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 16

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/11/2018 - 12:28

Monedha e përbashkët ka shënuar një tendencë të lehtë rënëse përgjatë ditëve të fundit, e cila ka qenë e qëndrueshme dhe graduale, duke e zbritur euron në 124.52 lekë gjatë ditës së sotme, sipas kursit zyrtar të Bankë

Postuar: 16/11/2018 - 07:18

Amerikanët marrin në dorë një nga sektorët më problematikë në vend, hidrokarburet.

Postuar: 15/11/2018 - 07:22

U finalizua marrëveshja për mirëmbajtjen e tubacionit të gazsjellësit në Shqipëri.

Postuar: 15/11/2018 - 07:21

Banka e Shqipërisë tashmë nuk është në gjendje që të marrë vendime, pasi 6 anëtarëve të Këshillit

Postuar: 14/11/2018 - 07:11

 Projektet e mëdha rrugore të planifikuara për t’u ndërtuar nëpërmjet kontratave me Pa

Postuar: 12/11/2018 - 11:39

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ku po diskutohen në parim të ardhurat p