BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Ekonomia

Plas skandali, ilaçet që hidhen në treg nuk analizohen, laboratori i Agjencisë së Barnave asnjë kontroll që prej vitit 2019

Plas skandali, ilaçet që hidhen në treg nuk analizohen,

Kontrolli i Lartë i Shtetit jep alarmin mbi barnat që tregtohen në farmacitë shqiptare. Edhe pse pandemia e ka shtuar ndjeshëm përdorimin e ilaçeve, prej gati dy vitesh Agjencia Kombëtare e Barnave nuk kryen asnjë analizë para hedhjes së ilaçeve tyre në treg. KLSH ka publikuar dje raportin mbi 8-mujorin e punës për vitin 2020 dhe jepen detaje mbi auditimin në Agjencinë e Barnave. Në raport thuhet se, në pesë vitet e fundit puna nga stafi i Agjencisë për Kontrollin e Barnave para se ato të dalin në treg është reduktuar ndjeshëm, ndërsa në 2019 pothuajse është pezulluar fare. Sipas raportit, janë bërë disa analiza vetëm në muajt e parë të vitit dhe më pas barnat kanë qarkulluar nëpër farmaci pa asnjë lloj kontrolli, duke zbehur kështu sigurinë për atë çka blejnë qytetarët. Sipas KLSH në vitin 2019 janë kryer gjithsej vetëm 68 analiza, një numër ky shumë i ulët po të marrim parasysh nivelin e lartë të barnave që qarkullojnë në vend. Anlizat e fundit janë kryer në tetor 2019. “AKBPM është institucion përgjegjës, për kontrollin dhe analizimin e barnave, për të garantuar vendosjen në treg të barnave të sigurta, cilësore dhe efikase për popullatën. Njësia përgjegjëse në AKBPM për kryerjen e analizave mbi barnat është Sektori i Laboratorit të Kontrollit. Referuar të dhënave të këtij sektori për një mbi numrin e analizave të kryera nga institucioni gjatë një periudhë disa vjeçare, rezultoi se, nga 498 analiza të kryera në vitin 2014, numri i tyre në vitin 2018 ka arritur në 169 të tilla me një tkurrje të konsiderueshme me rreth 60% të tyre. Ndërkohë për vitin 2019 regjistrohen vetëm 68 analiza ose rreth 13.6% e analizave të realizuara në vitin 2014”, thuhet në raportin e KLSH. Ndërsa, kujtojmë se në kontrollet e bëra gjatë 2019, KLSH ka konstatuar se në treg qarkullojnë barna të skaduara, madje ilaçe të tilla të pakontrolluara përdoren edhe në QSUT. Duke qenë se në 2020 nuk është bërë asnjë lëvizje për këtë, është e kuptueshme që barna të skaduara vijojnë të qarkullojnë në treg.

Rrezikohet shëndeti i pacientëve

Ajo çka bie në sy dhe që evidentohet si një fakt tjetër shumë alarmant është se, gjatë 2020 kur vendi kishte nevojë më shumë barna të sigurta dhe siguri shëndetësore më të lartë, Agjencia Kombëtare e Barnave nuk ka bërë asnjë analizë. Pra, përgjatë 2020 ilaçet në të gjithë vendin janë shitur të pakontrolluara dhe nuk përjashtohet fakti që qytetarët mund të kenë marrë barna të skaduara, duke qenë se kjo ka ndodhur shpesh në vendin tonë edhe gjatë kohës kur kishte kontrolle. “Ngjarjet e jashtëzakonshme si tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia kanë patur gjithashtu ndikimin e tyre negativ në situatën mbi ambientet dhe veprimtarinë e stafit. Rrjedhimisht mungesa e analizave në barna në afatgjatë ka efekte negative në shëndetin e popullatës pasi ato duhet të monitorohen rregullisht në aspektin e sigurisë, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Mungesa e analizave në afatgjatë ka ndikime të rëndësishme në ruajtjen e shëndetit të popullatës dhe për këtë institucioni përpara procesit të zhvendosjes dhe në vijimësi duhet të ishte treguar më i kujdesshëm në garantimin e vijueshmërisë së punës së laboratorit dhe përmbushjen e detyrimit institucional mbi analizimin e barnave”, thuhet në raport. Sipas KLSH, situata është shumë e rënduar dhe autoritetet duhet të vihen në lëvizje sepse analiza e fundit është bërë në 6 mujorin e parë të 2019 dhe prej asaj kohe qytetarët po blejnë ilaçe që në të vërtetë rrezikojnë më shumë jetën e tyre. “Pas kësaj periudhe institucioni nuk ka kryer më analiza dhe puna e sektorit në këtë drejtim bazë është paralizuar tërësisht. KLSH në auditimin e kryer nga Departamenti i Performancës në KLSH në AKBPM gjatë vitit 2019, me objekt “Cilësia dhe Siguria e Barnave në Rrjetin e Hapur Farmaceutik dhe Shërbimin Spitalor” veç aspekteve të tjera ka evidentuar gjithashtu problematikën mbi numrin e ulët të analizave të kryera nga institucioni, ndërkohë që kryerja e tyre në vijim ka stopuar”, evidenton KLSH.