Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Plas skandali, ja si Spitali Amerikan po i shet koncesionin e hemodializës një kompanie fantazmë

Postuar: 17/09/2019 - 08:55

Thellohet skandali me koncesionin e hemodializës. Gazeta raportoi pak ditë më parë se dy kompanitë që fituan koncesionin Evita SHPK dhe Spitali Amerikan, vendosën ta shesin atë te kompania suedeze Diaverum International AB. Por gjithçka duket se është një lojë e mirëmenduar përfitimi, pasi kemi të bëjmë me një kompani fantazmë. Kompania suedeze Diaverum International AB nuk ka depozituar as një plan biznesi se si do të hyjë në tregun shqiptar të hemodializës, apo se si do të ofrojë shërbimin e hemodializës për pacientët shqiptarë. Në datë 25 Qershor 2019, është nënshkruar “Marrëveshja për shitblerjen e aksioneve”, midis palës blerëse Diaverum International AB dhe shitësve Spitali Amerikan SHA e cila zotëron 15 për qind të kapitalit dhe Evita SHPK e cila zotëron 85 për qind të kapitalit të shoqërisë DiaVita SHPK. Lajmi u bë fillimisht i ditur nga Autoriteti i Konkurrencës, që në gusht publikoi njoftimin për përqendrimin, ku theksohej se kjo kompani ofron shërbime në kujdesin e veshkave, ku vet nuk prodhon apo tregton pajisje të dializës. “Diaverum International AB, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e krijuar sipas legjislacionit të Suedisë, me aktivitet pronësinë dhe administrimin e aksioneve dhe letrave me vlerë dhe aktivitete të tjera të ngjashme me to. Diaverum International AB është pjesë e grupit Diaverum S.a.r.l, e cila ofron shërbime në kujdesin e veshkave dhe shërbimeve të lidhura me to, duke mos prodhuar apo tregtuar vetë pajisjet e dializës ose mjetet një përdorimesh mjekësore. Diaverum nuk e ushtron aktivitetin e saj në Shqipëri”, thuhej në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës. Por, pas një hetimi më të hollësishëm, Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar se blerësi direkt i koncesionit është një shoqëri me zero aktivitet. “Sipas dokumentacionit të depozituar, nuk rezultojnë të ardhura të realizuara gjatë viteve 2013-2017 nga shoqëria Diaverium International AB”, thuhet në një vendim të fundit të konkurrencës të publikuar ditën e djeshme në të cilin e kërkohet Ministrisë së Shëndetësisë që të miratojë paraprakisht me shkrim kontratën e transferimit të koncesionit të shoqërisë DiaVita shpk.

Koncesioni

Shërbimi i Dializës u dha me koncesion në fillim të vitit 2016, për 10 vjet. Fituesi ishte DiaVita me vlerë 8.6 miliardë lekë. Sipas kontratës me qeverinë, DiaVita do të ofrojë shërbimin e dializës në 5 qendra pranë spitaleve, përkatësisht në Lezhë, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe në Elbasan. Aksionerët aktuale të koncesionit janë Evita, (që aktualisht zotërohet 25% nga Ertel Kërçuku dhe 75% nga Arimo), me 755 dhe pjesa tjetër nga Spitali Amerikan. Buxheti ka për t’i paguar kompanisë edhe 5.4 miliardë lekë deri në 2025-n, kur parashikohet të përfundojë afati i koncesionit. “DiaVita”, raporti në 2018-n rreth 643 milionë lekë të ardhura, të cilat janë financime nga buxheti i shtetit për shërbimin e dializës që kompania ofron prej dy vitesh në disa qytete të vendit. Sipas kontratës me qeverinë DiaVita do të ofrojë shërbimin e dializës në 5 qendra pranë spitaleve, përkatësisht në Lezhë, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe në Elbasan. Buxheti ka për t’i paguar kompanisë edhe 5.4 miliardë lekë deri në 2025-n. Sipas kontratës, koncesionari e ofron shërbimin përkundrejt një kostoje prej 11,203 lekë për seancë, ndërkohë që shteti nëpërmjet Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor e kryen këtë shërbim për 12,106 lekë. Në kontratën koncesionare parashikohet që në momentin që shteti e rrit çmimin për shërbimin që ai ofron vetë (vendim që merret nga qeveria) edhe koncesionari ka të drejtë të rrisë automatikisht me të njëjtën masë çmimin me të cilin e ofron shërbimin.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:28

Kryeministri Edi Rama ka premtuar t’u japëzgjidhje problemeve që po hasin të moshuarit me pensionet.

Postuar: 22/10/2019 - 07:20

Kontrolli i Lartë i Shtetit jep sërish alarmin për cilësinë e barnave në vend.

Postuar: 21/10/2019 - 12:45

Takimet e mbajtura në fillim të tetorit në Bruksel në kuadër të marrëveshjes së Asocim-Stabilizim

Postuar: 20/10/2019 - 07:56

Ministria e Financave ka miratuar dje tarifat e reja doganore për bizneset në lidhje me ngarkim-s

Postuar: 18/10/2019 - 07:26

Parlamenti ka miratuar dje buxhetin faktik 2018 dhe ligjin për Korporatën e Investimeve.

Postuar: 17/10/2019 - 19:37

Për herë të parë, monedha e përbashkët Evropiane ka nisur forcimin në tregun e këmbimit valutor v

Postuar: 17/10/2019 - 09:04

Monedha e përbashkët është forcuar ndjeshëm në tregun e brendshëm gjatë tre javëve të fundit.