BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Po kërkoni të merrni kredi?/ Lehtësohen procedurat për ata që duan të blejnë shtëpi

Po kërkoni të merrni kredi?/ Lehtësohen procedurat për ata

Bizneset, sidomos ato të mëdha, e kanë pasur më të vështirë që të merrnin kredi në tremujorin e dytë të vitit, ndërsa më e lehtë ka qenë për individët. Banka e Shqipërisë ka publikuar Vrojtimin për Aktivitetin kreditues për Tremujorin e dytë, sipas të cilës rezulton se bazuar në perceptimet e bankave tregtare standardet e kreditimit për bizneset u shtrënguan në tremujorin e dytë të vitit 2018, në reflektim të një politike më të shtrënguar kreditimi për bizneset e mëdha.

Në të kundërt, standardet e kreditimit u raportuan të lehtësuara për individët, në sajë të lehtësimit në segmentin e kredive për qëllim blerje banese. Kërkesa për kredi u raportua më e lartë në tremujorin e dytë, si për bizneset ashtu edhe për individët. Në tremujorin e tretë të vitit 2018 bankat presin standarde pothuajse të pandryshuara, si në kategorinë e bizneseve ashtu edhe në atë të individëve. Kërkesa pritet të qëndrojë në nivele të ngjashme me tremujorin e dytë në segmentin e bizneseve, ndërkohë që për atë të individëve pritet të jetë lehtësisht më e lartë. Normat e interesit mbi kreditë në lekë priten të reduktohen, ndërsa ato në valutë të rriten në tremujorin në vazhdim.

Më e vështirë të marrësh kredi për investim

Standardet e kreditimit për kategorinë e bizneseve u shtrënguan në krahasim me një tremujor më parë, të përcaktuara kryesisht nga ato të aplikuara mbi kreditë për bizneset e mëdha. Ato u raportuan më të shtrënguara në kreditë për qëllim investimi dhe pothuajse të pandryshuara për kreditë për likuiditete. Pritjet për tremujorin e tretë të vitit lënë thuajse të pandryshuar me tremujorin e dytë tablonë e standardeve të kreditimit për bizneset, si në terma të madhësisë së tyre, ashtu edhe në terma të qëllimit të përdorimit të kredisë.

Faktorët që ndikuan në shtrëngimin e standardeve të kreditimit për bizneset në tremujorin e dytë ishin të lidhura me rrezikun mbi kolateralin e kërkuar; tolerancën e bankave ndaj rrezikut; kostot dhe kufizimet nga bilanci (si ato të lidhura me kapitalin, ashtu edhe ato me likuiditetin) dhe me aftësinë paguese të kredimarrësit. Në kahun lehtësues të standardeve ndikuan trysnia nga konkurrenca në sistemin bankar, si edhe perceptimi mbi situatën aktuale dhe atë të pritur ekonomike.

Kërkesa për kredi u raportua më e lartë si për bizneset e vogla dhe të mesme, ashtu edhe për ato të mëdha. Sipas qëllimit të përdorimit, kërkesa ishte më e lartë në krahasim me tremujorin e mëparshëm për kredinë për likuiditete, ndërkohë që ajo për investime u raportua lehtësisht më e ulët.

Pritjet për tremujorin e tretë të vitit tregojnë një kërkesë për kredi thuajse të ngjashme me tremujorin e dytë, si nga ana e bizneseve të vogla e të mesme ashtu edhe nga ato të mëdha. Rritja e kërkesës për kredi pritet të jetë e përqendruar tek kredia për likuiditete, ndërkohë që kërkesa për kredi me qëllim investimi pritet të jetë më e ulët në tremujorin e tretë të vitit 2018. Faktorët që nxitën rritjen e kërkesës për kredi në tremujorin e dytë sipas perceptimit të bankave ishin: nevoja më e lartë e financimit për qëllime likuiditeti; rifinancimi i borxhit; financimi i investimeve fikse; besimi i biznesit; si dhe situata makroekonomike dhe perspektiva e saj. Në kahun negativ për kërkesën për kredi u vlerësuan faktorët e lidhur me përdorimin e burimeve alternative, të tilla si: kredia nga banka të tjera; kreditë nga institucione jo-banka; si edhe financimi me burime të brendshme të vetë biznesit.

Më lehtë të marrësh një hua për blerje banese

Standardet e kreditimit për individët u raportuan më të lehtësuara në tremujorin e dytë. Ky lehtësim ishte i pranishëm për kreditë për blerje banese, ndërkohë që për kreditë konsumatore standardet mbetën pothuajse të pandryshuara me një tremujor më parë. Në tremujorin e tretë të vitit bankat shprehen se nuk presin ndryshim të standardeve të kredisë për individët në asnjërin prej segmenteve të kësaj kategorie.

Faktorët që diktuan standarde të lehtësuara për individët në tremujorin e dytë ishin: perceptimi më i ulët i rrezikut lidhur me kolateralin; trysnia nga konkurrenca në sistemin bankar; dhe më pak faktorët e tjerë që përafrojnë perceptimin e rrezikut (të tillë si: situata ekonomike dhe perspektiva e saj; zhvillimet aktuale dhe ato të pritura në tregun e banesave; si edhe aftësia paguese e kredimarrësit). Në kahun shtrëngues për standardet e kreditimit për individët ndikoi vetëm faktori i kostove të fondeve dhe kufizimeve nga bilanci (të lidhura me kostot nga pozicioni kapital i bankës).

Në të njëjtën linjë me standardet e lehtësuara, në tremujorin e dytë të vitit bankat lehtësuan dhe kushtet dhe termat e përgjithshme për kreditë akorduar individëve. Përmirësimi i kushteve dhe termave të përgjithshme në kreditë dhënë individëve u mundësua nëpërmjet marzheve më të ulëta të aplikuara mbi kreditë normale, një kërkese më të ulët për kolateral në raport me kredinë e marrë, si edhe nëpërmjet uljes së komisioneve.

Kërkesa e individëve për kredi ishte më e lartë në tremujorin e dytë të vitit, e nxitur nga kredia me qëllim blerje banese. Në tremujorin e tretë të vitit bankat presin një kërkesë lehtësisht më të lartë se ajo e tremujorit të dytë, si për kredinë me qëllim blerje banese ashtu edhe atë konsumatore.

Faktorët e perceptuar nga bankat si nxitës së kërkesës ishin të lidhura me: nevoja më të larta për financimin e konsumit si edhe blerjes së banesave; kreditë nga bankat dhe jo-bankat; si edhe zhvillimet aktuale dhe të pritura në tregun e banesave. I vetmi faktor që bankat perceptojnë se ka ndikuar në kahun rënës kërkesën për kredi të individëve ishte përdorimi i burimeve të brendshme të financimit, vlerëson Banka e Shqipërisë./ MONITOR