Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Ekonomia

Po përjeton një romancë me Sylvester Stallone? Reagon modelja shqiptare dhe tregon të vërtetën mbi foton që ngriti dyshimet

Po përjeton një romancë me Sylvester Stallone? Reagon modelja

Modelja shqiptare Heidi Lushtaku ka reaguar pasi u përfol se po përjeton një romancë me yllin Sylvester Stallone

E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Heidi i ka hedhur poshtë aludimet për një lidhje mes tyre duke i quajtur absurde, pasi sipas saj, Stallone ka moshën e babait të saj.

“Kemi qenë në një darkë. Sylvester një njeri i mire, i thjeshtë. Kemi qenë bashkë por thjesht punë. Mediat e kanë komplet gabim. Ai ka moshën e babait tim. Nuk dua të përgjigjem shumë. Normale dhe ata do i fitojnë paratë në një mënyrë,”- u shpreh modelja.

Më pas Heidi Lushtaku komentoi edhe marrëdhënien e saj 5-vjeçare, së cilës i ka dhënë fund kohë më parë. Modelja u shpreh se ndarja mes saj dhe ish-partnerit Robin Krasniqi,  ishte paqësore dhe se të dy ruajnë raporte miqësore me njëri-tjetrin.

“Besoj se është shumë e rëndësishme kur njerëzit publikë kanë standard të paqes dhe miqësisë. Ka qenë shumë ë rëndësishme për të dy të ndahemi në paqe dhe qetësi. Jo çdokush që ndahet duhet ta bëjë tragjikisht. Ka qenë që në një mënyrë të ishim simbol i paqes, në shoqëri e në respekt. Ne jemi ende miq. Është periudha më e mirë që kam pas me Robinin. Normalisht nuk kontaktoj gjithmonë. Kam shumë respekt për familjen e tij me të cilët jam e lidhur. Mami i Robinit është një prej njerëzve me të bukur, të mirë që kam takuar në jetë dhe gjithmon e mbaj në zemër dhe mend. Ka qenë e butë e kuptueshme me mua, dhe kemi shpërndarë vetëm dashuri me njëra tjetrën e unë do ta dua gjithmonë,“- përfundoi Heidi Lushtaku.

Para pak ditësh modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku pranoi se ajo dhe boksieri Robin Krasniqi i kanë dhënë fund fejesës së tyre. Ajo tërhoqi vëmendjen me një foto të postuar në Instagram ku shfaqej në shoqërinë e aktorit të njohur amerikan Sylvester Stallone dhe disa miqve.