
Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të kryeministrit Rama, Balluku dhe Kumbaro, SPAK sekuestron telefonat e vartësve të tyre, zbardhen detajet e forta

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një zyrtar i FBI në New York dhe koeçidenca fatkeqe e pranimit të fajit nga McGonigal për aferat e shefit të qeverisë

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës në FBI, nuk ka lidhje me atentatin ndaj Tom Doshit, ja prapaskenat që ka luajtur Sali Berisha

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2 me vetëm 1 euro dhe 165 mijë metër ndërtim, ja si kryeministri i shkaktoi shtetit shqiptar 30 deri në 40 milionë euro humbje vetëm për interesat e oligarkut më të madh në Shqipëri

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë në korrupsion dhe vrasje, Altin Dumani vihet në lëvizje, ja kush janë “dosjet e nxehta”që po zien vendi

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush ia dha goditjen e madhe në prapaskenë Sali Berishës dhe çfarë e pret në vijim ‘non gratën’

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të mbuluar masakrën e ‘21 Janarit’ dhe skema që ndoqi për të fshehur gjurmët te afera e ‘Gërdecit’, roli i Shkëlzenit dhe dëshmia që e fundos

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka shtuar oligarku Samir Mane listën e pyetjeve për shqiptarët?

Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona pas pandemisë

Shkruar nga SOT.COM.AL 9 Qershor 2023

Popullsia e vendit prej tre dekadash është në trend rënës, por popullsia në moshë pune (15-64 vjeç) është duke u tkurrur me ritme më të shpejta.
Sipas të dhënave të INSTAT, më 1 janar të vitit 2023, popullsia e përgjithshme e vendit pësoi rënie me 1.1% në raport me vitin 2022, ndërsa popullsia në moshë pune pësoi rënie me 1.8%.
Popullsia në moshë punë u reduktua me rreth 101 mijë persona në krahasim me vitin 2019, para pandemisë. Aktualisht popullsia në moshë pune është 1,864,062 persona nga 1,974,207 në vitin 2019, ose 101 mijë më pak.
Rënien më të fortë shihet ta ketë grupmosha 20-24 vjeç, me më shumë se 17% që nga viti 2019. Rënia në këtë grupmoshë reflekton emigracionin e lartë të të rinjve jashtë vendit. Më tej, rënie të madhe ka pësuar popullsia në moshën 15-19 vjeç, kur në vitin 2023 numërohen 35 mijë persona më pak se, në vitin 2001.
Popullsia në moshë pune ka pësuar rënie për të gjitha grupmoshat deri në 59 vjeç, përveç 35-39 vjeç ku kishte rritje me 7.1% në krahasim me 1 janar 2022. Më tej shihet se vetëm forca e punës në prag pensioni (60-64 vjeç) ka pësuar rritje me 8.7%.
Projeksionet e popullsisë tregojnë se popullsia në moshë pune do të bjerë me ritme më të shpejta se sa popullsia e përgjithshme në pothuajse të gjitha qarqet.
Tirana është qarku i vetëm në të cilin parashikohet rritje e konsiderueshme në forcën potenciale të punës (me 20% deri në vitin 2031, sipas skenarit normal me shpërndarje gjeografike dhe emigrim konstant brenda vendit).
Rënia më e fortë në forcën e mundshme të punës parashikohet për Gjirokastrën (me -43%), si dhe për Beratin dhe Dibrën (me të paktën -30%).
Ekspertët e demografisë pohojnë se Shqipëria ndodhet në mes të dritares së mundësisë ekonomike që shtrihet përafërsisht në fillim të viteve 2020.
Mosha mesatare e forcës së punës është mbi 40 vjeç dhe nëse do të aplikoheshin politikat e duhura, ekonomia e vendit do të ishte në kulmin e produktivitetit prej kësaj mundësie. Forca e punës në Shqipëri është në moshën ku përvoja dhe mosha janë kombinim ideal për të prodhuar maksimumin e përfitimeve.
Rënia e popullsie në moshë pune ka efekt pozitiv në rënien e papunësisë (në mënyrë mekanike për shkak të emigrimit) përveç të tjerash qëndron dhe në faktin se reduktohen shpenzimet buxhetore për të paguar kategorinë e të papunëve.
Megjithatë, në të njëjtën kohë që reduktohet buxheti për mbulimin e pagesës sociale për të papunët, si pasojë e uljes së numrit të papunësisë nga emigracioni, reduktohen dhe të ardhurat nga taksimi në buxhet, i ardhur për të njëjtën arsye, nga emigracioni.
Në një situatë të tillë, shumë shpejt vendi do të humbë konkurrueshmërinë në rajon edhe për investimet e huaja. Aktualisht është krahu i lirë i punës që ka sjellë në Shqipëri kompanitë e huaja. Por gjatë dekadës së ardhshme, edhe kjo mundësi duket se do të shterojë./Monitor
Më të lexuarat


Indeksimi i pensioneve, Manjani: Ja sa qytetarë do të përfitojnë bonus në fundvit

Skandali, Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës në rajon, ja krahasimi me vendet e tjera dhe sa shitet sot 1 litër naftë në vendin tonë

Brukseli konfirmon abuzimet në Kadastrën shqiptare, ja si si u refuzuan fondet 1.8 milionë euro të BE dhe u tenderua për 4.4 milionë euro dixhitalizimi i hipotekave

Forcimi i Lekut po rrit fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri

Këmbimi valutor: Ç’po ndodh sot me monedhat e huaja në vendin tonë? (Tabela)

A do të ketë rritje? BERZH publikon raportin e fundit për ekonominë shqiptare

BERZH lë pa ndryshuar parashikimin për PBB-në e Shqipërisë: Ekonomia rritet 2.5% këtë vit

Çmimet rëndojnë më shumë te pensionistët, INSTAT: Kanë inflacion më të lartë se mesatarja

Luhatet tregu valutor/ Euro pëson rritje të lehtë, ja me sa do të këmbehen monedhat e huaja sot në vendin tonë

Të dhënat e INSTAT: 7.2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në janar-gusht 2023
