BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Ekonomia

Prezantohet raporti i Autoritetit të Konkurrencës, Kuvendi kërkon hetim për bankat, dentistët dhe sektorin e hidrokarbureve

Prezantohet raporti i Autoritetit të Konkurrencës, Kuvendi kërkon

Autoriteti i Konkurrencës ka prezantuar dje raportin vjetor 2019 para Komisionit të Ekonomisë. Gjatë mbledhjes kryetarja e AK, Juliana Latifi, tregoi se vitin e shkuar, nisur nga rekomandimet e Kuvendit, institucioni që ajo përfaqëson ka kryer një sërë kontrollesh sipërfaqësore dhe të thelluar në disa sektorë të vendit, kryesisht në: shëndetësi; sistemin bankar, atë të prodhimit të naftës dhe gazit, të kompanive celulare, të kompanive të sigurimit e të tjera. Ku për një pjesë të tyre janë marrë vendimet e nevojshme, ndërsa për një pjesë tjetër është vendosur për vazhdimësi të hetimeve. Çështjet që janë ende nën hetim u vunë në dukje edhe nga anëtarët e komisionit. Të dyja palët dhe nga ana e mazhorancës edhe nga opozita kërkuan që, hetimi për bankat të jetë më i theksuar dhe të përfshijë edhe bankat e vogla; të jetë prioritet kalimi në skaner i dentistëve dhe kompanive koncesionare që merren me përpunimin e naftës. Referuar këtyre çështjeve kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi, tha se do të parashtrohen si pika me rëndësi të veçantë në rezolutën që Kuvendi është duke përgatitur për Autoritetin e Konkurrencës. “Duke vlerësuar punën e Autoritetit të Konkurrencës ne po paraqesim disa rekomandime që duhet të jenë prioritet përgjatë këtij viti. Duam rezultate konkrete për institucionet, por edhe për ministritë përkatëse të sistemit bankar ku të përfshihen të gjitha bankat në vend, tregut të shërbimeve spitalore kryesisht shoqatës së stomatologëve si dhe për atë të prodhimit të gazit dhe naftës, të cilat ne do t’i kalojmë në rezolutën e këtij viti”, tha Ekonomi. Nga na tjetër, Latifi tha se AK ka punuar për të realizuar kontrolle në çdo institucion që shfaqeshin problematikë, duke marrë vendimet e duhura për secilin prej tyre. Ndërkaq ajo aprovoi rekomandimet e Kuvendit duke theksuar se gjithashtu ato çështje janë menduar si prioritet për 2020. “Në 2019 janë bërë hetime në disa institucione, aty ku është parë e nevojshme janë dhënë rekomandime dhe në disa raste janë marrë vendime për prishje kontratash. Ndërsa është vendosur vazhdimi i hetimit të thelluar për shoqatën e stomatologëve, sistemin bankar, rrjetin farmaceutik si dhe sektorin e hidrokarbureve. Edhe për vitin 2020 qëllimi ynë është përmisimi i standardeve me impakt të gjerë në jetën dhe ekonominë e qytetarëve”, deklaroi Latifi.

Hetimet ndaj PPP-ve

Hetimet dhe ndaj koncesioneve dhe ndikimi i tyre në treg është një tjetër pikë e mjaft e diskutuar në lidhje me transparencën në sektorët që mbulojnë. Edhe pse përfaqësuesit e AK treguan për hetimet dhe masat e ndërmarra në disa koncensionarë, deputet të opozitës u treguan mjaft skeptikë. Për këtë arsye deputeti Artur Roshi tha se tregu nga PPP-të nuk është transparent dhe i lirë, duke pyetur kryetaren e AK se si ky institucion rregullator garanton çmime më të ulëta për qytetarët. “Gjendja me koncesionet nuk është aspak e mirë. Ju si institucion duhet të jeni në anën e konsumatorit. Por, po të marrim PPP-të tregu aty nuk është aspak i lirë. Konkretisht nga ngjarjet e fundit me PPP-të në shëndetësi dhe kompanitë celulare që së fundmi rritën çmimet dhe prishën transparencën e konkurrencës në treg. Atëherë si e garantoni ju si institucion përgjegjës çmimin më të lirë për qytetarët dhe tregun më të mirë për bizneset”, pyeti ai. Ndërsa Juljana Latifi u përgjigj duke thënë se AK jo vetëm që ka bërë hetim të thelluar për PPP-të, por ka vendosur edhe gjoba, duke i shtuar kështu miliona lekë buxhetit të shtetit. “Ne ja kemi arritur qëllimit me PPP-të gjatë 2019-ës. Në disa koncensionarë ne kemi vendosur dhe gjoba, kjo ka bërë që AK të vjelë mbi 12 milionë lekë brenda një viti, shumë kjo më e larta ndër vite, theksoi ajo. Ndërkohë një tjetër koncensionar i prekur nga deputetja e PS, Antoneta Dhima, ishte dhe ai i përpunimit të naftës “Bankers Petroleum Albania”. Deputetja e PS pyeti se si ka vepruar AK në lidhje me këtë koncensionar. Për të sqaruar këtë çështje kryetarja e AK tha se, me datë 3 prill del përfundimi i rezultateve në bazë të të cilave do të jepet vendimi përfundimtar.

Më të lexuarat