BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Ekonomia

Pritet tjetër shtyrje për pagesat e kredive, Shoqata e Bankave: 99% e kërkesave janë pranuar, garancia sovrane nuk po ngjall interes

Pritet tjetër shtyrje për pagesat e kredive, Shoqata e Bankave: 99% e

Coronavirusi po ndikon ndjeshëm sistemin e kredive në sektorin bankar. Në kushte të tilla pritet një tjetër shtyrje e afatit për pagesat e kredive. Që prej muajit mars, pjesa më e madhe e bizneseve në vend u detyruan të mbyllin aktivitet edhe sigurisht një pjesë e tyre e kishin të pamundur të paguajnë kreditë në banka. Për këtë arsye BSH mori vendimin e shtyrjes deri në maj të likuidimit të huadhënies. Ndërkaq një numër të madh individësh dhe biznesesh të cilët kanë pezulluar pagesat e kredive për tre muaj. Duke iu referuar të dhënave nga Shoqata e Bankave janë rreth 20 mijë klientë të cilët kanë ndaluar pagesat e kësteve të kredive nga muaji mars deri në maj. Sigurisht që kjo ka pasur efekt për sistemin bankar. Në një intervistë televizive kreu i Shoqatës së Bankave, Silvio Pedrazzi, tha se efekti arrin në mbi 1 mld euro, ndërsa janë miratuar mbi 90% e aplikimeve për shtyrje dhe gjithashtu pritet një shtyrje dhe për tre muaj të tjerë. “Në mendimin tim do të ketë shtyrje të mëtejshme të këtij afati, disa nga bankat e kanë ofruar zgjatjen përtej muajit maj. Vendimet do të merren në bazë të situatës individuale të klientëve. Ne si sistem bankar kemi reaguar shpejt dhe mirë ndaj kësaj situate. Na duhej kohë të mblidhnim aplikimet. Me sa di unë janë miratuar afro 99% e kërkesave. Nuk kemi të dhëna të sakta, pasi situata është dinamike, çdo ditë marrim aplikime të reja, por deri më tani sistemi bankar ka një efekt prej mbi 1 miliardë euro nga ky moratorium”, tha ai. Ndërsa shtoi se, bizneset kanë shpresën tek fjala e kryeministrit se do të ketë një paketë të tretë mbështetje, e cila do të jetë vetëm për bizneset.

Bizneset po refuzojnë kredinë me garanci sovrane

Më tej Pedrazzi tha se kredia me garanci sovrane është një instrument, i cili nuk ka tërhequr shumë interesin e bizneseve pasi para marrjes se një kredie të re subjektet analizojnë çdo kusht si dhe gjendjen në të cilën ndodhen dhe me sa duket kjo taktikë nuk është parë si shumë e vlershme për ta. Paralelisht me këtë situatë, kredia me garanci sovrane për të paguar pagat për tre muaj duket se nuk po ngjall interesim të lartë për biznesin. “Tani që kompanitë kanë instrumentin, bankat janë në proces, për të miratuar kërkesat, por bizneset para se të marrin vendim për të marrë një borxh të ri, ata mendojnë për perspektivën. Dhe kjo është pikëpyetja e këtij procesi. Nëse një biznes mendon se do të vijojë punën në një mënyrë apo në një tjetër ai do të jetë i gatshëm të marrë kredi të re, por kjo kërkon analiza personale nga ana e sipërmarrjeve ndaj dhe ne duhet të jemi vigjilentë, sidomos në këtë situatë të vështirë, duhet të jemi të sigurt për atë që do të ofrojmë sepse lufta nuk po mbaron”, sqaroi ai. Sipas tij, përkushtim të vazhdueshëm në muajt në vijim duhet të marrin bizneset që operojnë në sektorin e turizmit, pasi ata janë edhe kontribuesit më të mëdhenj të kësaj periudhe në sistemin bankar dhe ekonominë në tërësi. Ndërkohë të njëjtin stimul dhe përkrahje duhet të marrin edhe fasoneritë, të cilat mbajnë një numër të madh punonjësish. “Mendoj se turizmi është në fazë kritike. Sektori konkurrohet nga fqinjët, të cilët kanë marrë masa për të mbështetur industrinë. Ky sektor duhet të ketë një mbështetje të veçantë nga qeveria për të mbrojtur të ardhmen e tij. Situata mbetet vërtet kritike, sepse njerëzit do të udhëtojnë më pak. Një pikë tjetër e fortë e ekonomisë shqiptare është eksporti i produkteve të tekstileve dhe këpucëve, pra industria fasone. Ky aktivitet është goditur ndjeshëm ndaj kërkon më shumë vëmendje”, përfundoi ai.