Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Probleme me skanimin në dogana, eksportuesit përplasen me Financat

Postuar: 12/09/2017 - 07:47

Problemet me procesin e skanimit në dogana janë përcjellë shumë herë nga komuniteti i biznesit, mbi të cilin ka rënë dhe barra e pagesës së këtij shërbimi. Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi u shpreh në një prononcim për mediat se shumë sipërmarrës po dëmtohen në aktivitetin e tyre ekonomik, pasi oraret e procesit të skanimit në dogana janë të kufizuara. “Ne jemi shokuar kur biznese eksportuese të fruta-perimeve të freskëta na raportuan se pengohen në qoftë se i zë ora 9 e darkës, pa bërë skanerin ato nuk mund të bëjnë eksportin. Megjithëse ka një produkt që degradon dhe çdo 24 orë pas vjeljes ajo humb vlerën e tij, të paktën me 20 – 25%. Ato nuk mund të kalojnë kufirin për këto arsye banale sepse skaneri në orën 9 fiket dhe sërish duhet të presin që të bëjnë skanerin”, tha Zusi. Ndërkohë, menaxheri i projektit të koncesionit të skanimit, Ilir Mino, e ka kundërshtuar shqetësimin e sipërmarrjes duke argumentuar se “menaxhimi i trafikut” në dogana nuk bëhet nga kompania e skanimit. “Menaxhimi i trafikut nuk varet nga shoqëria koncesionare. Shoqëria koncesionare ka detyrimin për mjetin i cili vjen i pari, ç’ ka do të thotë se si bëhet radha dhe kush futet për t’u skanuar nuk është pjesë e menaxhimit të shoqërisë koncesionare, përkundrazi ajo ka një kohë të përcaktuar të skanimit të mjeteve, që shkon 4-5 minuta. Ç’ ka bën që autoriteti doganor ta monitorojë herë pas here kohën për sa i përket përpunimit të mjeteve dhe produktit të këtij përpunimi që është analiza e skanimit. Duke qenë një trafik i tillë është e pamundur që të skanohen të gjitha mjetet, ndaj si kudo punohet me profile risku dhe procesi i skanimit ka profile risku, të cilat janë të automatizuara në pikun që është ora 17:00-21:00”, u shpreh Mino. Ndërsa lidhur më kërkesën e biznesit për të shtuar pikat e skanerit, Mino shprehet se është e pamundur pasi ka kosto për buxhetin e shtetit, në bazë të marrëveshjes. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/02/2018 - 21:00

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka zhvilluar këtë të martë një takim me sipërmarrjen austriake në vend, ku i ka ftuar biznesmenët të investojnë në Shqipëri. Ahmetaj tha se interesi ekonomik i Austrisë është rritur.

Postuar: 20/02/2018 - 07:55

Bankat vijojnë të mbajnë norma mjaft të ulëta interesi për depozitat, ç’ka ka bërë që qytetarët të mendojnë rrugë të tjera alternative për të “strehuar” kursim

Postuar: 19/02/2018 - 20:54

Në kuadër të punimeve të Forumit të Biznesit Shqipëri-Itali zhvilluar sot në Tiranë, ku një Mision ekonomik i kryesuar nga zv.

Postuar: 18/02/2018 - 10:16

Projekt vendimi i përgatitur nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike për përjashtimin e Albtelekom nga detyrimi për të mbajtur tarifat on- net të njëjta me ato off-net dhe që

Postuar: 17/02/2018 - 11:53

Gjatë vizitës në qarkun e Durrësit, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi është ndalur në një serrë organike, ndërtuar me një teknologji bashkëkohore. &nb

Postuar: 17/02/2018 - 10:09

Më shumë se 350 delegatë nga Italia, nga Institucione, Ente, Shoqata, Banka dhe rreth 200 sipërmarrje italiane, të cilat së bashku arrijnë një vëllim xhiroje mbi 17 miliardë eur

Postuar: 17/02/2018 - 10:03

Pas kompanive celulare, Vodafon dhe Telekom, është Autoriteti i Konkurencës ai që hedh poshtë pretendimet e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, se është konsult