BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Problemet e biznesit, kërkohen 6 muaj kohë për lidhjen e energjisë, gjykatat të korruptuara

Problemet e biznesit, kërkohen 6 muaj kohë për lidhjen e

Megjithëse vitet e fundit po bëhen përpjekje për të lehtësuar punën e bizneseve, veçanërisht sa i përket burokracive nëpër zyrat e shtetit, mjaft probleme mbeten ende sfidë për qeverinë. Këshilli i Investimeve, një platformë e ngritur nga autoritetet shqiptare me mbështetjen e BERZH-it për të rritur dialogun midis qeverisë dhe sektorit privat, për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të nxitur qeverisjen e mirë, rendit disa prej këtyre problemeve, siç mund të jetë energjia. Sipas KI, Shqipëria është renditur shumë ulët në treguesin e lehtësisë së lidhjes me rrjetin e energjisë elektrike për bizneset e rinj. KI nënvizon se sipas Bankës Botërore, në Shqipëri kërkohen gjashtë procedura dhe 177 ditë kohë për lidhjen e energjisë elektrike (afërsisht 6 muaj). Në krahasim me vitin e kaluar, ky tregues ka ardhur në përkeqësim për shkak se kostoja e lidhjes me rrjetin është rritur ndjeshëm. Sipas BB, në vitin e kaluar, pagesa për lidhje të re me rrjetin e energjisë qe e barabartë me 474 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto për Frymë ndërsa këtë vit, kostoja është rritur në 492 për qind.

Taksat dhe informaliteti

Këshilli i Investimeve pranon se ligjet tatimore nuk zbatohen gjithmonë në mënyrë konsistente apo pa diskriminim. “Disa kompani mund të shmangin në mënyrë konsistente pagimin e taksave pasi sektori informal i ekonomisë mbetet ende i fuqishëm. Ekziston gjithashtu perceptimi që kompanitë me lidhje politike gëzojnë trajtim të favorshëm nga organet tatimore. Pavarësisht disa zhvillimeve të bëra në modifikimin e administratës tatimore, të tilla si krijimi i një sistemi elektronik tatimor, korrupsioni në sistemin tatimor – veçanërisht gjatë kontrolleve tatimore – vazhdon të ndikojë negativisht mjedisin e biznesit në Shqipëri”, bën me dije KI.

Korrupsioni në gjyqësor

Gjykatat shqiptare nuk gëzojnë nivel të lartë besimi, sidomos nga komuniteti i biznesit. Pasiguria në lidhje me aftësinë e huadhënësve për të zbatuar të drejtat e tyre ligjore kontribuon në qasje më të kujdesshme në huadhënie. Huamarrësit perceptohen se nuk kanë frikë nga masat ligjore ndaj tyre dhënë nga huadhënësit, duke rritur kështu shkallën e huave të këqija. Ekzistojnë disa faktorë që rrisin shqetësimet rreth performancës gjyqësore në fushën e së drejtës tregtare. Ekspertiza gjyqësore në të drejtën tregtare konsiderohet të jetë e kufizuar. Gjithashtu, korrupsioni mbetet një shqetësim në vend dhe gjyqësori dyshohet shpesh për marrje rryshfetesh. Procedurat gjyqësore janë të zgjatura në mënyrë tipike, dhe ekziston një numër i konsiderueshëm i çështjeve që kanë zgjatur më shumë se tre vite. Çështjet civile përfshirë mosmarrëveshjet mbi pronën, të cilat janë në numër të madh, preken veçanërisht nga vonesat. Përmirësimi i sistemit gjyqësor është një nga kërkesat kyçe të vendosura nga BE-ja për anëtarësim, një fakt i cili vazhdon të nxisë interesin vendas në reformën gjyqësore.

Më të lexuarat