Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Problemet e sipërmarrjes dhe fushatat anti-informalitet, tatimet takime me biznesin

Postuar: 13/10/2017 - 07:55

Administrata tatimore tashmë krahas prezencës në terren për kontrollin e bizneseve, po bën dhe një fushatë takimesh sensibilizuese me sipërmarrësit. Gjatë një takimi të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, drejtoresha e Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj, Enkelejda Pipa, ka shpjeguar për bizneset mënyrën se si do të ushtrohen kontrollet dhe çfarë kërkohet nga ata për të qenë më bashkëpunues. Tashmë kontrollet janë organizuar dhe do të zhvillohen në dy aspekte: verifikime në vend dhe kontroll nga zyra. Por kontrollet tatimore për tatimpaguesit e mëdhenj do të realizohen më së shumti nga zyra, në bazë të analizës së riskut. “Shtylla e parë ka të bëjë me shërbimin dhe informimin e të gjithë tatimpaguesve, përfshirë ata tatimpagues të mëdhenj apo edhe të tjerë të mesëm dhe të vegjël. Ky plan veprimi në fakt do organizohet pikërisht nëpërmjet këtyre takimeve që ne do të bëjmë bashkë, nëpërmjet informimeve, nëpërmjet njoftimeve që ju dërgojmë. Besoj që ato kanë arritur tashmë tek ju. Mund të jeni të informuar për këtë. Mundohemi në fakt që të hartojmë rregulla, të shkruajmë ato që ndoshta ligji i ka të shkruar, por në mënyrë të përmbledhur tek ju vijnë më qartë dhe herë pas here t’jua dërgojmë në adresën tuaj elektronike apo edhe me shkrim, në mënyrë që padiskutim gjatë kësaj faze të jeni të informuar, por edhe të dini se ku duhet të keni kujdes që ligjin ta zbatoni korrekt”, tha Pipa. Por Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka, duke treguar gadishmërinë e këtij komuniteti, tha se janë vetë ata që kanë kërkuar këtë për të rritur konkurrencën në treg. “Mund të ndryshojë sjellja dhe komunikimi, por nga ana tjetër mund të jetë dashakeqësi brenda secilit inspektor. Ne mendojmë dhe sugjerojmë që gjithmonë qasja e mbajtjes së krahut nga ana e sipërmarrjes është një domosdoshmëri sidomos në kushtet aktuale, ku ne pretendojmë të rrisim dhe të përmirësojmë dialogun e publikut me privatin”, u shpreh Jaka. Një ndër problematikat sipas biznesit është se kjo fushatë është ndërlikuar edhe me shtrirjen e TVSH te biznesi i vogël, çka është një paqartësi e madhe.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/02/2018 - 10:16

Projekt vendimi i përgatitur nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike për përjashtimin e Albtelekom nga detyrimi për të mbajtur tarifat on- net të njëjta me ato off-net dhe që pritet miratohet javën e ardhshme në mbledhjen e Këshillit drejtues të këtij institucioni, është një skandal i vërtetë.

Postuar: 17/02/2018 - 11:53

Gjatë vizitës në qarkun e Durrësit, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi është ndalur në një serrë organike, ndërtuar me një teknologji bashkëkohore. &nb

Postuar: 17/02/2018 - 10:09

Më shumë se 350 delegatë nga Italia, nga Institucione, Ente, Shoqata, Banka dhe rreth 200 sipërmarrje italiane, të cilat së bashku arrijnë një vëllim xhiroje mbi 17 miliardë eur

Postuar: 17/02/2018 - 10:03

Pas kompanive celulare, Vodafon dhe Telekom, është Autoriteti i Konkurencës ai që hedh poshtë pretendimet e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, se është konsult

Postuar: 16/02/2018 - 21:28

Zona e Bedatit, ne Divjakë dikur një zonë e shkretë është kthyer në një plantacion gjigant të mbjelljes së pemëve dru frutore.

Postuar: 16/02/2018 - 19:47

Më shumë se 350 delegatë nga Italia, nga Institucione, Ente, Shoqata, Banka dhe rreth 200 sipërmarrje italiane, të cilat së bashku arrijnë një vëllim xhiroje mbi 17 miliardë eur

Postuar: 16/02/2018 - 08:12

AKEP ka shtyrë marrjen e vendimit për përjashtimin vetëm të Albtelekom nga detyrimi për të mbajtur tarifat on- net të njëjta me ato off-net.