Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Problemet me kontratat e punës/ Si shkelen të drejtat e punonjësve shqiptarë?

Postuar: 26/08/2018 - 18:29

Zyrtarisht për shumë kompani, kontrata nuk është vetëm një formalitet ligjor, por situata ka evoluar në një mënyrë që është shndërruar në pjesën kryesore të negociatave ndërmjet palëve për një vend pune. Sa respektohen të drejtat e punonjësve dhe kush i mbron ato? Flet Arben Seferaj, kreu i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.

Kontrata e punës, për shumëkënd ka qenë një dokument i panjohur, për një kohë të gjatë, por gjërat kanë ndryshuar edhe në një treg pune si në Shqipëri. Tashmë rezulton se 99.4% e punëmarrësve punojnë me kontrata pune. Zyrtarisht për shumë kompani, kontrata nuk është vetëm një formalitet ligjor, por situata ka evoluar në një mënyrë që është shndërruar në pjesën kryesore të negociatave ndërmjet palëve për një vend pune.

Ekspertët pohojnë se ndryshimet që pësoi Kodi i Punës në fund të 2015-s, të cilat merrnin fuqi vepruese në qershor 2016, kanë sjellë një ndikim pozitiv në raport me respektimin e marrëdhënieve të punës punëdhënës – punëmarrës. Një dispozitë e rregulluar në këtë rast është lejimi vetëm 7 ditë nga 1 muaj që ishte, të nënshkrimit të kontratës me një të sapopunësuar. Kjo ka bërë që punëdhënësit ta marrin më ‘seriozisht’ momentin e lidhjes së kontratës së punës me punëmarrësin.

Arben Seferaj, kreu i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, thotë se janë ndërmarrë një sërë hapash për të arritur në këtë situatë, sipas tij, të përmirësuar të dy viteve të fundit. Nga të dhënat që ISHPSHSH-ja ka publikuar në raportet e treguesve të inspektimit për këto dy vite vërehet qartë që numri i të punësuarve në kontrata pune individuale të lidhur mes palëve shënon rritje. Konkretisht, gjatë vitit 2016 u konstatuan 98.3% e të punësuarve të punojnë me kontrata pune në numër punëmarrësish 210 320, marrëdhënia e punësimit e të cilëve iu nënshtrua kontrollit.

“Në vitin 2017, kemi një rritje deri në 99.1% dhe në 6-mujorin e parë të 2018-s na rezultojnë 99.4%. Në fakt, për këto dy vite dhe vetë struktura e Inspektoratit të Punës i ka dhënë një vend të rëndësishëm, në punën e saj, fushatave informuese me përfaqësues të punëdhënësve dhe punëmarrësve, gjë që po vijon të bëhet, por tashmë jo në formën e tryezave apo takimeve në salla, por në formën e informim-këshillimit në subjekte, si vizita inspektimi këshilluese. Po vërejmë që kjo formë është shumë më efikase, për shkak se dhe informacioni shkon drejtpërdrejt te palët e interesuara”, – thotë z. Seferi.

Ai shton se, pavarësisht shifrës së lartë që reflektojnë të dhënat statistikore prej rreth 99.4% të punëmarrësve, të cilët kanë rezultuar të punojnë me kontrata pune, mbetet sfidë e inspektorëve të punës, zbatimi në praktikë i të drejtave dhe detyrimeve të përcaktuara në këtë dokument. Sa u përket ankesave ndër vite, bëhet e ditur se për vitin 2016 janë trajtuar 353 ankesa, ndërsa viti 2017 ka pasur rritje të numrit të tyre, duke arritur 385 ankesa.

“Fluksin më të madh e shohim këtë 6-mujor të 2018, me 302 ankesa të regjistruara deri tani, duke shënuar kështu një tregues të qartë për një ndërgjegjësim të punëmarrësve për të kërkuar të drejtat e tyre duke e parë ISHPSHSH-në si partner, ashtu si në fakt duhet dhe të jetë”, – thotë z. Seferi.

Sa i përket informalitetit, sipas kreut të ISHPSHSH-së, duke filluar nga tetori i 2013, tregu i punësimit është gjithnjë e më pak informal. Sipas të dhënave të këtij institucioni, në 6-mujorin e parë të këtij viti, te kategoria e vetëpunësuarve informalë, janë konstatuar vetëm 26 të tillë, me një ulje të ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme. Por, z. Seferaj thekson për “Monitor” se Informaliteti gri, ose mosdeklarimi i pagës reale, mospagesë e punës së kryer në turne, festa zyrtare, ditë të pushimit javor, orë shtesë, elemente që përllogariten mbi pagën e përcaktuar në kontratën individuale të punës është dhe ai i cili mbizotëron në tregun e punës në Shqipëri.

“Të dhënat e mëposhtme reflektojnë situatën e respektimit të pagës minimale në shkallë vendi, pasi na rezulton një ulje e numrit të të punësuarve, për të cilët përllogaritja e kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bëhet mbi pagë minimale e konkretisht në vitin 2016 nga 210 320 punëmarrës, marrëdhëniet e punësimit të të cilëve u inspektuan, nga të cilët 81642 u siguruan mbi pagë minimale ose 38.8%. Në vitin 2017, nga 176744 u siguruan mbi pagë minimale ose 37.2%, ndërkohë që për 6-mujorin e parë të këtij viti, 38904 u siguruan mbi pagë minimale ose 27.2% e tyre. Kjo do të thotë që kemi një tendencë pozitive në këtë drejtim, por mbetet ende shumë për të bërë”, – bën të ditur z. Seferaj.

Sa u përket sektorëve më problematikë për respektimin e kontratave të punës, kreu i Inspektoratit thotë se “Ndërmarrjet Prodhuese” ku përfshihen dhe Kompanitë Fasone dominojnë. Për vitin 2016, punonjës pa kontrata pune janë 2.4%, në vitin 2017 janë 4.6% dhe në 6-mujorin e parë të 2018 konstatohen 3.3%. Më pas ndjekin Aktivitetet Tregtare sezonale dhe kryesisht Bar-Kafe, Restorante.

Z. Seferaj thotë se në vëmendjen e institucionit që drejton, në vijim do të jetë punësimi i të miturve, konform dispozitave të veçanta ligjore, minimizimi i punësimit pa kontrata pune dhe formalizimi i tyre përmes një marrëveshje ndërmjet punëmarrësit dhe punëdhënësit, që rregullon marrëdhëniet e punës konform Legjislacionit të Punës, sidomos në punën me turne (orët e vona), marrëdhënie pune korrekte specifikisht për punë sezonale./Monitor.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 4. Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2018 - 14:28

Banka e Shqipërisë ka publikuar kursin zyrtar të këmbimit valutor për sot, e martë 18 shtator 2018.

Postuar: 18/09/2018 - 07:36

Identiteti i pronarëve të vërtetë të kompanive që kanë fituar të drejtën për nxjerrjen e naftës,

Postuar: 17/09/2018 - 10:45

Të paktën 60 për qind e makinave të regjistruara së fundmi rezultojnë të jenë të përdorura.

Postuar: 17/09/2018 - 10:32

Përmes një letre drejtuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ministri i Financave, Arben Ahme

Postuar: 17/09/2018 - 08:33

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Postuar: 17/09/2018 - 07:36

Një dekadë pas krizës globale financiare, bota përballet me një të papritur tjetër, paralajmërojn

Postuar: 17/09/2018 - 07:22

Duke nisur nga sot do të nisë aplikimi i tarifës në autostradën Milot-Morinë.