Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Rama bën lëvizjen e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë nesër në selinë e PS

Rama bën lëvizjen e papritur, ja çfarë pritet të
x

Ekonomia

Problemet me të ardhurat, Tatimet shënjestrojnë biznesin e madh: Po ulen ndjeshëm pagat e punonjësve, do marrim masa

Problemet me të ardhurat, Tatimet shënjestrojnë biznesin e madh:

Bizneset e mëdha në vend vazhdojnë të shkelin të drejta e punonjësve. Që prej vitit të shkuar në kuadër të aksionit anti-informalitetit Administrata Tatimore nisi kontrollet në terren për bizneset që operojnë në shkelje të ligjit. Kështu pas një viti shumë biznese ende nuk janë regjistruar, madje me shpërthimin e pandemisë  bizneset u përballën  me mungesë të ardhurash, çka në një farë mënyre i ka detyruar të mbajnë punëtorët në të zezë ose me paga shumë të ulëta.  Në këto kushte ditën e djeshme tatimpaguesve VIP u ka shkuar një shkresë e përbashkët nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Tatimeve, në të cilën  thuhet se tatimet kanë konstatuar se disa biznese i kanë ulur ndjeshëm pagat e deklaruara për punonjësit në qershor, në krahasim me dhjetorin 2019 dhe paralajmërohen të reflektojnë dhe të vetëkorrigjohen, ose do të vijojnë me masat që parashikon ligji. “Pas një procesi të vazhdueshëm verifikimi për pagat e punonjësve në tregun e punës është konstatuar se paga e deklaruara nga ju për periudhën Qershor 2020 për disa punëmarrës është ndjeshëm nën nivelin e deklarimit të periudhës Dhjetor 2019”, thuhet në shkresë.  Edhe në këtë kërkesë evidentohet fakti që dobësimi  ekonomikisht i bizneseve nga pandemia ka rritur sërish nivelin e informalitetit, gjithsesi sipas Tatimeve shkelja e ligjit nuk mund të justifikohet me asgjë, pasi pikërisht në këtë periudhë krizë ekonomike ndërmarrjet duhet të tregohen më të rregullat si tatimpaguese dhe si punëmarrës në mënyrë që mos të çekuilibrohet zinxhiri i tregut të punës. Sakaq  në dokumentin e ministrisë dhe DPT  thuhet se kjo dukuri është konstatuar për disa biznese, megjithatë, shkresa paralajmëruese u është drejtuar të gjithë subjekteve VIP. Nga shkresa nënkuptohet se tatimet kanë dyshime se është rritur evazioni në tregun e punës dhe disa biznese po deklarojnë paga më të ulëta sesa u japin realisht punonjësve të tyre.

Paralajmërimi i Drejtorisë së Tatimeve

Por duke vënë në dukje të dhënat zhgënjyese për muajin qershor, Tatimet kanë vënë në dukje një tjetër problematikë,  deklarimi i rremë i pagës së stafit nga tatimpaguesi. Edhe për këtë çështje  DPT tërheq vëmendjen duke thënë se ky veprim jep efekte negative dhe tek ata vetë në të ardhmen. “Përveçse në shkelje të ligjit, ju sjellim në kujtesë se deklarimi më i ulët i pagave nga ato që realisht paguhen, sjell pasoja për punëmarrësit, duke i privuar ata nga të drejta përfitimi sidomos në të ardhmen. Me synimin, së pari të ndërtimit të një marrëdhënie bashkëpunimi, ju ftojmë të reflektoni në deklarimin real të pagave për punonjësit tuaj”, thuhet në dokument. Sakaq Tatimet  bëjnë të qartë se pavarësisht kushteve ku  ndodhte vendi ynë do të vazhdojnë kontrollet në terren dhe do të merren masa ndaj atyre që nuk ndërgjegjësohen por vazhdojnë të shkelin ligjin dhe të veprojnë në informalitet. “Ju bëjmë me dije se Administrata Tatimore do të vazhdojë të monitorojë aktivitetin tuaj dhe për çdo parregullsi për të cilin ju nuk keni ndërmarrë veprime vetëkorrigjuese, do të vijojë me masat që parashikon ligji. Ju falënderojmë me besim në ndryshimin që do të reflektoni”, përfundon shkresa e përbashkët e Tatimeve dhe Financave.

Mbështetja e qeverisë për të paguar punonjësit

Ndër të tjera DPT sëbashku me ministrinë i kanë garantuar biznesit që do të mbështeten nga ta për të përballuar krizën e lënë si pasojë nga pandemia, pa qenë nevoja që boshllëqet të mbahen nga punonjësit. Madje ka njoftuar se  do vazhdojë dhënia e pagës së luftës për punonjësit e tyre që për arsye të shumta nuk kanë mundur të përfitojnë në afatet e para. Sipas DPT të gjithë ata kanë deri në fund të muajit gusht mundësi që të ndryshojnë  llogaritë  dhe të korrektojnë të dhënat për të qenë përfitues të paketë së parë dhe të dytë, ku përfshihet tatimpaguesi dhe punonjësit. Prandaj bëhet me dije se  Administrata Tatimore, do t? vijojë me procesin e trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara nga çdo tatimpagues, me përkushtim maksimal dhe ndjekjen n? m?nyr? rigoroze t? çdo procesi. Konkretisht  deri më tani nga verifikimet e kryera për Paketën e Par? nga 821 raste individësh q? ishin me datë 30.07.2020 me problemin e mos saktësimit t? t? dhënave t? tyre si NID apo IBAN, pas njoftimeve nga bankat për probleme, rezulton se deri m? datën 19.08.2020, 588 persona ende nuk e kan? kryer procesin e saktësimit t? këtyre t? dhënave. K?to korrigjime janë kryer vet?m nga 233 individë.