Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Procedura të reja për regjistrimin e akteve të marrjes së tokës në pronësi, të vlefshme dhe AMTP pa firmën e kreut të komisionit të ndarjes së tokës në fshat

Postuar: 11/05/2019 - 07:30

Ndryshojnë sërish procedurat e regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi. Regjistrimi i fitimit të së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme, bëhet nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZRPP) mjafton që të verifikohet që akti i marrjes së tokës në pronësi, të ketë këta elementë: Emrin dhe mbiemrin e përfituesit apo të përfaqësuesit të familjes bujqësore, përfituese të tokës bujqësore;Identifikimin e organit që e ka lëshuar AMTP-në, që përfaqësohet nga kryetari i komisionit të ndarjes së tokës, për aktet e lëshuara deri në 15.8.2008, ose nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, për AMTP-të e lëshuara në zbatim të ligjeve nr. 9948, datë 7.7.2008, të ndryshuar, nr. 57/2012 dhe nr. 171/2014; Të dhënat identifikuese të pasurisë/ve të dhëna në pronësi: ku detyruese janë numri kadastral apo toponimi i ngastrës/ve, sipërfaqja dhe lloji i tokës bujqësore; Njërën nga këto vula si; të komitetit ekzekutiv të fshatit të bashkuar, të kryeplakut, të njësisë së qeverisjes vendore, të ndërmarrjes bujqësore, të këshillit të rrethit/këshillit të qarkut; përputhjen e llojit të pasurisë së disponuar me AMTP-në me ndonjërën nga llojet e pasurive të kadastruara në zërin “Tokë bujqësore”, më 1.8.1991, të përcaktuara në shkronjën “a”, të nenit 1, të ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”, të ndryshuar; AMTP-në origjinale ose të njësuar me origjinalin, apo dublikatën e lëshuar nga njësia e qeverisjes vendore apo këshilli i qarkut. Me anë të një vendimi të miratuar ditën e djeshme, qeveria pranon që AMTP të ketë identifikimin e organit që e ka lëshuar AMTP-në, që përfaqësohet nga firma ose emër, mbiemër, me shkrim dore, i kryetarit të komisionit të ndarjes së tokës në fshat, për aktet e lëshuara deri më 15.8.2008, ose nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, për AMTP-të e lëshuara, në zbatim të ligjit nr.9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar, të ligjit nr.57/2012, “Për përfundimin e procesit të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore”, dhe të ligjit nr.171/2014, “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, të ndryshuar.Po sipas vendimit të djeshëm, në rast se në një AMTP janë të pasqyruara emrat e të gjithë anëtarëve të komisionit të ndarjes së tokës në fshat, konsiderohet i identifikuar organi që e ka lëshuar AMTP-në, edhe nëse nuk është pasqyruar nënshkrimi i kryetarit, por kanë nënshkruar shumica e anëtarëve të komisionit.Për formatet e AMTP-ve, ku parashikohet vetëm firma ose nënshkrimi i kryetarit të komisionit të ndarjes së tokës në fshat, por kjo firmë mungon, do të konsiderohet i identifikuar organi që e ka lëshuar atë, vetëm nëse vërtetohet me dokumentacion të lëshuar nga DAMT të tillë, si: procesverbale të marrjes së këtyre AMTP-ve në dorëzim nga DAMT-ja apo të dorëzimit të tyre në ish-ZRPP nga kjo e fundit”.

Zgjidhja për problemet në AMTP

Kur gjatë verifikimit rezulton se AMTP-ja, me anë të cilës është kryer regjistrimi, ka mangësi, konstatimet e kryera nga punonjësit që përpunojnë praktikat i referohen me shkrim drejtorit të Drejtorisë Vendore të ASHK-së, duke treguar hollësisht mangësitë e konstatuara. Regjistrimi në origjinë (fillestar) i tokës bujqësore me AMTP-në do të konsiderohet me mangësi në këto raste: kur në AMTP mungon një apo më shumë elemente të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi; kur AMTP-ja është me korrigjime te shënimi pronësi apo përdorim (në rastet kur AMTP-ja është lëshuar për territoret e ish-NB-ve), tek numri i ngastrës, ose tek sipërfaqja dhe emërtimi i ngastrës. Nuk do të konsiderohen mangësi rastet kur në Drejtorinë Vendore të ASHK-së është i depozituar dokumenti i fitimit të pronësisë mbi tokën bujqësore (AMTP) për territoret e ish-kooperativave bujqësore dhe në të konstatohet se fjalët “në pronësi” janë shkruar me shkrim dore mbi fjalët “në përdorim”, të fshirë me vizë. Mbi shënimin me shkrim dore duhet të jetë firma dhe/ose vula zyrtare e ish-komunës. Në rastin kur dokumentacioni i pronësisë së fshatit, i depozituar në Drejtorinë Vendore të ASHK-së, është i shoqëruar me deklarimin e anëtarëve të komisionit të ndarjes së tokës në fshat, se ky veprim është bërë në mungesë të formularëve të pronësisë, procedohet me regjistrimin. Në të kundërt, Drejtoria Vendore e ASHK-së i drejtohet zyrtarisht bashkisë që të konfirmojë nëse AMTP-ja është lëshuar nga komisioni i ndarjes së tokës së fshatit. Bashkia, pas verifikimit të dokumentacionit që disponon dhe pas verifikimit faktik të tokës bujqësore që zotërohet nga familja bujqësore, i përgjigjet zyrtarisht Drejtorisë Vendore të ASHK-së. Ky konfirmim, dërguar me shkresë zyrtare nga bashkia, nuk ka të bëjë me konfirmimin e përmbajtjes së AMTP-së. Kur AMTP-ja nuk administrohet në Drejtorinë Vendore të ASHK-së ose administrohet fotokopje, fotokopje e noterizuar apo me shënimin “dublikatë”.

Kur konsiderohen të rregullta AMTP-të

Konsiderohen të rregullta AMTP-të e lëshuara nga komisionet e ndarjes së tokës përpara datës 15.8.2008, që janë të shoqëruara me më tepër se një certifikatë të përbërjes familjare, në të njëjtin fshat, në datën 1.8.1991, për ish-kooperativat bujqësore, dhe në datën 1.8.1991, për ish-ndërmarrjet bujqësore, duke llogaritur ndryshimet në numrin e pjesëtarëve të saj deri më 1.10.1992, fakt ky i pranuar nga përfituesit me deklarim noterial se nuk janë trajtuar me AMTP tjetër, duke i konsideruar si një familje bujqësore me dy certifikata të përbërjes familjare. Në këtë rast, bashkia, pas verifikimeve që bën në dokumentacionin që disponon dhe pas verifikimit faktik të tokës bujqësore që zotërohet nga familja bujqësore, duhet të konfirmojë faktin se kjo AMTP është lëshuar nga komisioni i ndarjes së tokës në fshat për të dyja familjet dhe se nuk janë trajtuar me AMTP tjetër. Shkresa, së bashku me dokumentacionin e fitimit të pronësisë, deklarimin noterial dhe certifikatat e gjendjes civile depozitohen në Drejtorinë Vendore të ASHK-së nga bashkia.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 08:36

Kompanitë koncesionare në Shqipëri vijojnë të fitojnë shuma të mëdha. Qeveria ka dhënë shumë koncesione, ndërsa një pjesë e madhe janë që në kohën e PD. Por cilat janë fitimet e këtyre kompanive.

Postuar: 20/08/2019 - 07:30

Agjencia e Prokurimit Publik ka përjashtuar nga tenderat plot 18 kompani.

Postuar: 18/08/2019 - 07:48

Ditën e martë, në datën 20 gusht është afati i fundit për pagesën e dividentit.

Postuar: 17/08/2019 - 07:41

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka vendosur të ndryshojë procedurat për pagesën

Postuar: 16/08/2019 - 07:32

Banka Botërore do të ndërhyjë për t’i dhënë zgjidhje kaosit të krijuar me pronat në Shqipër

Postuar: 15/08/2019 - 07:31

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar një udhëzim, në të cilin përcaktohet qartë se çdo

Postuar: 14/08/2019 - 07:25

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare paralajmëroi ditën e djeshme shkarkimin e kryetares së Byrosë