BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Ekonomia

Procedurat për ndarjen e pensioneve gjatë muajit maj, ja si do të veprojë posta dhe thirrja për të moshuarit

Procedurat për ndarjen e pensioneve gjatë muajit maj, ja si do të

Vijon shpërndarja e pensioneve në shtëpi. Masat e marra kudër COVID-19 kanë izoluar qytetarët duke pasur të pamundur kështu edhe marrjen e pensionit paranë zyrave postare në vend, pasi radhët që krijohen aty nga të moshuarit janë me rrezikshmëri për përhapjen e infeksionit. Kështu që prej fillimit të pandemisë, Posta Shqiptare njoftoi se të gjithë pensionistëve do t’u dërgohet në shtëpi shuma që përfitojnë. Sakaq, pavarësisht lehtësimit të masave në javët e fundit lëvizja dhe grumbullimi i të moshuarve përbën rrezik për shëndetin e tyre. Për këtë arsye, ditën e djeshme përmes një postimi në faqen zyrtare Posta Shqiptare ka njoftuar se procesi i dërgimit në shtëpi për pensionistët do të vijojë edhe gjatë muajit maj. “Ju bëjmë me dije se edhe përgjatë muajit maj, Posta Shqiptare do të vijojë shpërndarjen e pensioneve në shtëpi për të gjithë pensionistët e Republikës së Shqipërisë, sipas të dhënave të dërguara në adresat tona të kontaktit. Shpërndarja e pensioneve, do të vijojë të realizohet sipas grafikut të përcaktuar, për të cilin të gjithë pensionistët janë në dijeni”, thuhet në njoftim. Më tej Posta ka bërë edhe një sqarim në lidhje me një sërë fotosh që qarkullojnë në rrjetet sociale ditët e fundit, ku shihen qytetarë, kryesisht pensionistë, që rrinë në grumbull mbi 10 persona pranë zyrave postare. Për këtë çështje në postimin në Facebook sqarohet se pjesa më e madhe e atyre fotove nuk janë foto reale të shkrepura në ambientet pranë zyrave postare, ndërsa për një pjesë që ka pasur raste të tilla ka bashkëpunuar dhe Policia e Shtetit për shpërndarjen e tyre. “Referuar fotove që po qarkullojnë në disa media sociale dhe portale, sqarojmë se ato pjesërisht nuk i përkasin ambienteve të jashtme të zyrave tona postare, por është e vërtetë që një pjesë e tyre janë në zyrat postare. Në fotot e publikuara duket qartë prezenca e Policisë së Shtetit, të cilët gjejmë rastin t’i falënderojmë për kontributin e tyre. Në këtë situatë, është e pamundur të respektohen rregullat pa bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve”, sqarohet në postim.

Thirrje për qytetarët

Në kuadër të masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë, përmes këtij njoftimi posta ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithëve për të këshilluar prindërit dhe gjyshërit që të mos paraqiten në zyrë postare, si dhe t’i ndihmojnë këta të fundit që për çdo paqartësi në lidhje me datat e pensionit të kontaktojnë në mënyrat e kontaktit, të dhëna të cilat janë afishuar në faqen zyrtare të postës. Ndërkaq në këtë njoftim posta shprehet se rreziku ende nuk ka kaluar, ndaj paraqitja e tyre në sportele jo vetëm që rrezikon shëndetin e tyre, por do të vështirësonte punën e institucioneve që po merren me këtë çështje dhe sakrificën e madhe që e gjithë shoqëria shqiptare bëri në këta muaj për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19. “Duke mirëkuptuar shqetësimin e pensionistëve për marrjen e pensioneve në kohë, kërkojmë nga ana e tyre respektimin e Urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë për nr. 156, datë 10.03.2020 për “Marrjen e masave të veçanta në parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID -19” i cili kufizon lëvizjen e lirë të kësaj kategorie si mosha më e rrezikuar nga COVID-19. Grumbullimi i pensionistëve në ambientet e zyrave postare nuk përshpejton procedurën e ndarjes së tyre, por krijon pengesë në punën e punonjësve të zyrave postare, të cilët gjatë kësaj periudhe kohe kanë punuar dhe po punojnë me shumë përkushtim në përfundimin me sukses të këtij shërbimi që për ne tashmë është një sfidë prej më shumë se dy muajsh”, thuhet në mbyllje të njoftimit.