Lajme të tjera
BREAKING NEWS

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama bën publik vendimin më të fundit të qeverisë dhe jep lajmin e mirë

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama
x

Ekonomia

Procesi i fiskalizimit, Tatimet tregojnë se si duhet të veprojnë bizneset, ja çdo të ndodhë me kasat fiskale

Procesi i fiskalizimit, Tatimet tregojnë se si duhet të veprojnë

Pak kohë ka mbetur nga nisja e zbatimit të ligjit për fiskalizimin. Në mënyrë që të nxisë dhe të mbështesë bizneset për implementimin e këtij ligji në raste të vazhdueshme, Administrata Tatimore kryen procese trajnimi dhe publikon udhëzime të nevojshme. Kështu, vetëm ditën e djeshme Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar një njoftim për tatimpaguesit mbi detyrimin e dokumentimit të transaksioneve dhe përdorimit të pajisjeve fiskale. Në njoftim bëhet e ditur se bizneset e regjistruar nga data 4 e këtij muaji deri në fund të marsit duhet të dokumentojnë çdo veprim, ashtu sikurse bizneset e tjera. Ndërkaq, dokumentimi i transaksioneve do mund të bëhet në dy mënyra: të vazhdojnë me përdorimin e pajisjeve aktuale ose të lëshojnë faturat në bazë të ligjit të ri të fiskalizimit. “Administrata Tatimore njofton të gjithë tatimpaguesit mbi detyrimin për dokumentimin e transaksioneve që kryejnë. Në zbatim të ligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” dhe 08 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, çdo transaksion i kryer duhet të jetë i dokumentuar dhe justifikuar me dokument tatimor. Referuar kuadrit ligjor të mësipërm, për dokumentim të transaksioneve me para në dorë, tatimpaguesit mund të zgjedhin njërën nga mënyrat e mëposhtme: tatimpaguesit e rinj të regjistruar pas datës 4 Shkurt 2020 deri më datën 31 Mars 2020 mund: të zgjedhin, të lëshojnë fatura sipas kërkesave të fiskalizimit; ose të zbatojnë dispozitat në fuqi të procedurave tatimore pra të vijojnë me përdorimin e pajisjeve fiskale aktuale”, thuhet në njoftim. Më tej Tatimet sqarojnë se të gjithë tatimpaguesit do mund të vazhdojnë të përdorin një nga mënyrat e lartpërmendura edhe pas datës 1 prill deri në fillimin e efekteve të ligjit me 1 shtator të 2020. “Nga data 1 prill, tatimpaguesit e rinj sërish mund të zgjedhin njërën nga këto mënyra, ndër to edhe sistemin e administratës tatimore, për të dokumentuar transaksionet, deri në zbatimin e plotë të ligjit sipas fashave të tatimpaguesve”, theksohet në njoftim.

Mbajtja në funksion e paisjeve aktuale

Në diskutimet e bëra gjatë miratimit të projektligjit për fiskalizimin, përfaqësues nga biznesi pjesëmarrës në disa komisione diskutimi për këtë çështje, u shprehën kundër sistemit të ri fiskal. Pasi sipas tyre, vetëm zëvendësimi i kasave fiskale do t’i kushtonte shumë xhepave të tatimpaguesve. Ashtu si atëherë edhe sot Administrata Tatimore hedh poshtë hipoteza, duke deklaruar se pajisja fiskale nuk do të ketë asnjë ndikim financiar pasi bizneset do mund të përdorin kasat aktuale, për nxjerrjen e kuponit tatimor, edhe pas shtrirjes së plotë të ligjit në vend. “Ashtu siç përcaktojnë pika 2 e nenit 1 dhe pika 2 e nenit 18 të ligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, pajisjet fiskale aktuale do të vijojnë të përdoren edhe pas implementimit të plotë të procesit të fiskalizimit”, sqaron DPT. Me tej Administrata Tatimore tregon se edhe këta biznese, njësoj si bizneset e reja, do mund të zgjedhin dy nga mënyrat e më sipërme për dokumentim të transaksioneve. “Tatimpaguesit ekzistues mund të zgjedhin që të lëshojnë fatura ose kuponë tatimorë, në përputhje me kërkesat e fiskalizimit ose nëpërmjet pajisjeve fiskale aktuale, deri në momentin e zbatimit të plotë të ligjit sipas fashave të tatimpaguesve”, thuhet në njoftim. Edhe një herë në fund të njoftimit, DPT u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të zbatojnë ligjin për dokumentim të transaksioneve sipas mënyrës që ata dëshirojnë. “Administrata Tatimore nxit tatimpaguesit të përmbushin detyrimet tatimore mbi dokumentimin e transaksioneve duke zbatuar procedurat dhe kërkesat e fiskalizimit ose të vijojnë me përdorimin e pajisjeve fiskale”, njofton DPT.