BREAKING NEWS

Mbi 800 të infektuar në 24 orë, MSH informon qytetarët mbi situatën epidemiologjike në vend: 19 pacientë në gjendje të rëndë, ja sa persona kanë humbur jetën

Mbi 800 të infektuar në 24 orë, MSH informon qytetarët mbi
x
BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Ekonomia

Procesi i fiskalizimit, Zef Preçi: Duhej më shumë informim nga ana e qeverisë, bizneset e vogla do ta kenë të pamundur të fiskalizohen

Procesi i fiskalizimit, Zef Preçi: Duhej më shumë informim nga

Ekspertët e ekonomisë evidentojnë një sërë boshllëqesh dhe kostosh shtesë që po sjell fiskalizmi tek bizneset e vogla. Me datë një 1 shtator ka hyrë në zbatim faza e tretë e fiskalizmit, e cila kërkon fatura elektronike për transaksionet bizneset-konsumator. Në këtë kategori pjesa më e madhe janë ndërmarrje të vogla, të cilat vazhdimisht kanë shprehur se nuk janë gati për të qenë pjesë e këtij sistemi sepse nuk mbulojnë dot kostot e tij. Në lidhje me këtë çështje gazeta ka kontaktuar me ekspertin e ekonomisë Zef Preçi, i cili tha se fiskalizimi nuk ka ardhur në kohën dhe në mënyrën e duhur në tregun shqiptar. Sipas tij, problem kryesor është se qeveria e solli këtë sistem pa menduar mirë efektet e tij dhe pa orientuar së pari bizneset për implementimin e këtij sistemi. Sakaq, eksperti theksoi se fiskalizmi po sjell kosto shtesë, që bizneset nuk i përballojnë dot. “Së pari nuk ishte mënyra e duhur që u prezantua dhe kërkohet zbatim i njëjtë nga të gjitha bizneset, sepse duhen parë kushtet dhe kostot për secilin prej tyre. Pra sqarimi ka qenë i pamjaftueshëm për bizneset e vogla dhe në të njëjtën kohë ritmi që ndjek procesi bie ndesh me deklaratat e qeverisë, e cila shprehej se nuk do të kishte kosto shtesë. Sigurisht që ka kosto shtesë, sepse vetëm regjistrimi, pra marrja e certifikatës së fiskalizimit shkon në 4,000 lekë. Por gjithashtu nuk janë përllogaritur kostot që do të shtohen nga kasat e reja, garancia e internetit për çdo biznes”, tha ai. Sipas ekspertit, fiskalizimi nisi keq që prej fillimit sepse në mënyrën që u soll në Shqipëri nuk ishte i saktë.

Barra rëndon mbi bizneset e vogla

Preçi shpjegoi për gazetën se hapat që po ndiqen për fiskalizimin po ushtrojnë presion mbi bizneset e vogla, sepse ato po përballen me barrën më të lartë. Sipas tij, sigurimi i internetit dhe paisja me kasa të reja fiskale është një kosto e lartë për ta dhe më problematike bëhet situata po t’i shtohen kostot e tjera në vazhdim. Prandaj, ai parashikon që në këto kushte do të falimentojnë shumë biznese, ose do mbajnë aktivitetin hapur në mënyrë informale. Sipas ekspertit, kjo tregon që fiskalizimi po sjell më shumë efekte negative sepse rrjedhimisht do të rritet informaliteti në treg. “Pra të gjitha këto boshllëqe tregojnë qartë qe me fazën e tretë bizneset e vogla do ta kenë të pamundur të fiskalizohen, sepse nuk janë vlerësuar kushtet e kësaj kategorie. Kjo do të bëjë që shumë biznese të përjashtohen nga tregu, pra të mbyllen, ndërsa një pjesë e mirë do të vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre me fatura të pafiskalizuara. Në këto kushte duket që niveli i informaliteti në vend nuk do të ulet, por do të shtohet ndjeshëm”, tha ai. Në përfundim, Preçi sugjeroi që qeveria të rishikojë sistemin e fiskalizimit mbi biznesin e vogël dhe të reduktojë kosto e larta të tij. “Prandaj, gjithmonë është kërkuar të shtyhet fiskalizimi, por tani nëse qeveria këmbëngul të vazhdojë me procesin sugjerohet që të rishikohet skema e saj sidomos për bizneset e vogël, të shtyhen penalitetet, të reduktohen kostot dhe të krijohen më shumë lehtësi për biznesin e vogël”, u shpreh ai.