BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Procesi i kompensimit të pronave i pezulluar prej disa muajsh, Myrshit Vorpsi: Kuvendi të rishikojë ligjin, të zbatohet vendimi i Kushtetueses

Procesi i kompensimit të pronave i pezulluar prej disa muajsh, Myrshit

Procesi i kompensimit të pronave ka disa muaj që është pezulluar. 3 qershori ka qenë dita e fundit që Agjencia e Trajtimit të Pronave ka njoftuar për kompensim të pronarëve dhe që prej atëherë nuk ka pasur më kompensime. Por për të sqaruar më mirë se çfarë po ndodh me procesin e kompensimit të pronarëve, gazeta ka kontaktuar dje me kreun e Shoqatës Pronë me Drejtësi, Myrshit Vorpsi. Vorpsi tha se, procesi ka muaj që është pezulluar dhe që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi disa nene të ligjit për kompensim nuk është bërë më asnjë lëvizje nga ATP. “Kuptohet që procesi është i pezulluar tërësisht, nuk ka absolutisht asnjë aktivitet, as aplikime të reja, as shqyrtime dosjesh dhe as kompensime për asnjë kategori. Dhe ato njoftime apo emra që janë publikuar në media deri në qershor kanë qenë marrë nga vendime e të mbyllua më parë nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, pra që kur ka dhënë vendimin e saj Gjykata Kushtetuese”, tha ai. Vorpsi sqaroi se, nuk mund të bëhet asnjë lëvizje në lidhje me kompensimet përderisa gjykata rrëzoi dy nenet më të rëndësishme të ligjit dhe kërkoi rishqyrtim të tij nga Parlamenti. Pikërisht, kjo është edhe arsyeja që deri në shator nuk do të ketë shqyrtim të aplikimeve për kompensim pronash. Sakaq, ai përmendi se do duhet të merren parasysh edhe rekomandimet e dhëna nga Gjykata e Strasburgut, pas shumë padish që kanë vajtur atje nga pronarë shqiptarë të pakënaqur. “Mbas vendimit më të fundit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kompensimin e pronave dhe pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, e cila i parapriu, procesi i kompensimit të pronarëve është një proces i pezulluar. Kjo për arsye sepse sipas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese, Parlamenti i ri duke filluar nga shtatori do të bëj abdetimet në ligjin aktual të pronave. Nëse do jemi brenda këtij ligji apo do jemi brenda kuadrit të një ligji tjetër kjo mbetet për t’u vendosur nga Parlamenti i ri”, tha ai.

Në shtator pritet të rifillojë kompensimi

Ndër të tjera Vorpsi tha se, është rruga më e mirë që Parlamenti i ri ta ketë si prioritet ligjin e pronave në agjendën e punës për në shtator. Sipas tij pritet që të na paraqitet një ligj i ri, pasi me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese duhet të rishikohet pjesa më madhe e tij. Sakaq, Vorpsi tha se është mirë që të zbatohet vendimi i gjykatës sepse kështu nuk do të kemi kompensim monetar vetëm 20% për pronarët dhe do të marrin vlerën e vërtetë të tokës së tyre. Gjithsesi, ai tha se procesi i kompensimit do të rifillojë vetëm pasi Parlamenti të ketë nxjerrë parametrat e reja. “Por, e përsëris, procesi de fakto është i mbyllur derisa Parlamenti shqiptar të vendosë përfundimisht mbi zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Strasburgut. Ndërsa nga shtatori vendimi për kompensimin e pronave do të rishikohet në pjesën më të madhe të tij, sigurisht bazuar nga kërkesat e Gjykatës Kushtetuese. Do të shohim në shtator se sa do të vendoset përllogaritja, shuma se sa shteti shqiptar u detyrohet pronarëve shqiptarë në vlerë monetare. Por të gjitha këto do të përcaktohen pasi të publikohen ndryshimet ligjore apo pasi të miratohet ligji i ri për kompensim pronash nga Parlamenti”, tha kreu i Shoqatës Pronë me Drejtësi.