BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Programi buxhetor 2020-2022, rritet numri i familjeve që përfitojnë strehim social, kufizohet ndihma ekonomike

Programi buxhetor 2020-2022, rritet numri i familjeve që

Ministria e Financave ka publikuar dje në Fletoren Zyrtare programin për buxhetin afatmesëm 2020-2022, i cili shfaqet po në ato nivele të parashtruara më parë nga qeveria. Ministria mban në të njëjtat nivele të parashikuara rritjen ekonomike në vend, duke përcaktuar si kontribuues pozitiv rritjen e vendeve të punës, investimet në arsim, rritjen e pensioneve e të tjera.

Nga ana tjetër, evidentohen si prioritet për dy vitet e ardhshme përmirësimi i programit për të pastrehët si dhe rregullimi i programit për shpërndarjen e ndihmave ekonomike. Më konkretisht, parashikohet reduktimi i numrit për familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, pasi qeveria ka përgatitur planin për punësim të familjarëve të cilët janë të aftë për punë. “Risi në këtë fushë është mbështetja e personave nga grupet e pafavorizuara nëpërmjet punësimit në ndërmarrjet sociale. Synohet për periudhën 2020-2022, nëpërmjet këtij mekanizmi, të punësohen persona të trajtuar më parë me Ndihmë Ekonomike dhe pagesë të Aftësisë së Kufizuar”, thuhet në projektbuxhet. Duke u mbështetur në këtë risi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale synon zbatimin me suksese të reformës të ri-integrimit social, por rritje të vlerës për përfituesit. “Më konkretisht synohet; zbatimi i skemës së re të vlerësimit dhe programeve të ri-integrimit social do të sjellë reduktimin e familjeve dhe personave në nevojë që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike, nga 66,5 familje aktualisht do shkojnë në 65 familje në 2020. Numri i përfituesve nga PAK do të financohet nga 163 në 171 mijë në vitin 2020”, theksohet në projektbuxhet.

Zgjerimi i skemës për Strehimin Social

Garantimi i një strehe për personat të cilët aktualisht regjistrohen në listat e të pastrehëve është një tjetër pikë kyçe në programin afatmesëm 2020-2022. Programi i strehimit social parashikon rritje të numrit të familjeve që do përfitojnë nga kjo skemë, plus 628 familje që përfitojnë bonuse qiraje deri në 2020 si dhe garantimin e kushteve bazë të banimit.

“Programi i Strehimit për 2020-20222 synon; të mbështesë për herë të parë 3280 familje të pastreha nëpërmjet skemës së kredive të subvencionuara nga shteti për gjatë periudhës 2020-2022; të ris numrin e të pastrehëve që përfitojnë bonus qiraje nga 381 familje të parashikuar në vitin 2019 në 1009 familje deri në fund të vitit 2022; të rrisë numrin e familjeve që u përmirësohen kushtet e banimit në 1318 familje në periudhën 2020-2022; të rrisë numrin familjeve që përfitojnë banesa me qira me objekte të adaptuara me rreth 260 familje deri në fund të viti 2022”, thuhet në projektbuxhet. Ashtu sikur e përmendëm edhe më lartë qeveria parashikon reduktim të papunësisë në vend.

Pasi sipas rezultateve të deritanishme rritja e vendeve të punës ka mbrojtur ekonominë nga dëmet e shumta që ka pësuar vendi për shkak të fatkeqësive natyrore. Kryesisht synohet punësimi i të rinjve që kanë mbushur moshën për punë si dhe integrimi në tregun e punës individë që vijnë nga familjet rome dhe personave me aftësi të kufizuar, por që janë të aftë për një kategori pune të caktuar. “Prioritet për periudhën 2020-2022 pjesëmarrjen në tregun e punë të punë kërkuesve të papunë me mbi 50% nga grupet e veçanta; punësimin e të rinjve nga mosha 16-0 30 vjeç, punësimin e grave, punësim e anëtarëve të familjeve rome, punësim të personave me aftësi ndryshe, punësimin e emigrantëve të kthyer me probleme ekonomike, punësim të grave kryefamiljare”, sqarohet më tej në programin afat mesëm 2020-2022.

Më të lexuarat