Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Programi buxhetor afatmesëm i qeverisë, 1.400 pronarë do të përfitojnë 160 milionë dollarë brenda 2022, ja sa do ulet borxhi

Postuar: 19/09/2019 - 07:30

Teksa përfaqësues të Komisionit të Venecias erdhën dje në Tiranë për ligjin e pronave, qeveria ka zbardhur planin për shpërblimin e ish-pronarëve. Në Fletoren Zyrtare është publikuar plani buxhetor afatmesëm 2020-2022. Një nga pikat kryesore të këtij plani është pikërisht kompensimi i pronarëve. Sipas planit buxhetor afatmesëm, gjatë tre viteve të ardhshme nga buxheti i shtetit do të dalin afërsisht 160 milionë dollarë vetëm për pronarët. Nga statistikat e qeverisë, momentalisht kompensim përfitojnë 800 pronarë. Por në planin e saj qeveria synon të çojë këtë shifër në 1.400 pronarë. Pra, thënë më shkoqur, 1.400 pronarë do të përfitojnë si kompensim shumën totale prej 160 milionë dollarësh gjatë periudhës 2020-2022. Duke ju referuar parashikimeve buxhetore të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, mësohet se fondi i kompensimit rritet me rreth 5 milionë dollarë në vitin 2020, nga 48 milionë dollarë në vitin aktual. Në dy vitet e tjera është parashikuar rritje më e ulët e fondeve buxhetore për këtë qëllim, përkatësisht nga 54 milionë dollarë. Agjencia e Trajtimit të Pronave, në raportin vjetor për 2018 ka sqaruar se gjatë vitti të kaluar është shpërndarë një fond kompensimi financiar në shumën prej 1.543.025.978, 56 lekëve. Po ashtu, gjatë 2018 Agjencia e Trajtimit të Pronave, në vijim të punës së saj për vlerësimin financiar të vendimeve përfundimtare për kompensim, përfundoi vlerësimin financiar të 9.458 vendimeve të palverësuara më parë.

Ulja e borxhit

Një tjetër pikë e planit buxhetor afatmesëm 2020-2022 të publikuar në Fletoren Zyrtare është edhe ulja e borxhit buxhetor. Sipas dokumentit, politika fiskale për periudhën afatmesme synon ulje graduale të defiçitit buxhetor nga 1,9 për qind që është parashikuar në 2019, në 1.6 për qind në 2020 dhe në 1.1 për qind në vitin 2022. Ky konsolidim fiskal synon që edhe niveli i borxhit të ndjekë një trajektore të sigurt rënëse në 63.6 për qind në 2020-ën, në 59.9 për qind në 2021 dhe 59.5 për qind në 2022. Po ashtu, në planin e qeverisë parashikohet që në 3 vitet e ardhshme punësimi të rritet me një mesatare prej 2.4 për qind dhe të ketë një rritje graduale të pagave. Ndërsa programi është optimist sa i takon edhe konsumit final, që synohet të rritet me rreth 3.1 për qind në vit. Qeveria parashikoi edhe një bum investimesh gjatë kësaj periudhe, në terma real me rreth 5.9 për qind në vit. Nga ana tjetër, qeveria vijon të jetë optimiste se do ta mbyllë vitin 2019 me një rritje ekonomike prej 4.3 për qind, pavarësisht se në 3 muajt e parë të vitit ekonomia shqiptare pësoi një goditje dhe rritja ishte e përgjysmuar në vetëm 2.2 për qind, ndërsa parashikohet që deri në 2022 të arrijë në një mesatare prej 4.5 për qind. Në programin buxhetor afatmesëm 2020-2022 planifikohet që ekonomia të rritet për shkak të rritjes së kërkesës së brendshme, konsumit privat, dhe investimeve. Mazhoranca i var shpresat më së shumti në ecurinë pozitive të sektorit të shërbimeve, që sipas qeverisë do të kompensojë kontributin negativ të ardhur prej rritjes së importeve.Në tre vitet e ardhshme janë menduar politika lehtësuese fiskale për një kategori subjektesh kryesisht në sektorin e agroturizmit me uljen e tatimfitimit në 6 për qind si dhe reduktimin e tatim-fitimit për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor në 5 për qind, si dhe duke vendosur masën e rimbursimit në 20 për qind.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:28

Kryeministri Edi Rama ka premtuar t’u japëzgjidhje problemeve që po hasin të moshuarit me pensionet.

Postuar: 22/10/2019 - 07:20

Kontrolli i Lartë i Shtetit jep sërish alarmin për cilësinë e barnave në vend.

Postuar: 21/10/2019 - 12:45

Takimet e mbajtura në fillim të tetorit në Bruksel në kuadër të marrëveshjes së Asocim-Stabilizim

Postuar: 20/10/2019 - 07:56

Ministria e Financave ka miratuar dje tarifat e reja doganore për bizneset në lidhje me ngarkim-s

Postuar: 18/10/2019 - 07:26

Parlamenti ka miratuar dje buxhetin faktik 2018 dhe ligjin për Korporatën e Investimeve.

Postuar: 17/10/2019 - 19:37

Për herë të parë, monedha e përbashkët Evropiane ka nisur forcimin në tregun e këmbimit valutor v

Postuar: 17/10/2019 - 09:04

Monedha e përbashkët është forcuar ndjeshëm në tregun e brendshëm gjatë tre javëve të fundit.