Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Projektligji, përjashtohen nga ndihma ekonomike ish të dënuarit

Postuar: 08/11/2018 - 07:28

Është dërguar së fundmi në Kuvend për miratim projektligji nr.9374 “Për ndihmën shtetërore”, dispozitat e të cilit kërkojnë ndryshime që lidhen me implikimet penale të personave që duan të përfitojnë ndihmën ekonomike. Sipas ndryshimeve të parashikuara, ky projektligj është hartuar me qëllimin e vetëm për të mos lejuar përfitimin, mbështetjen dhe lehtësitë e parashikuara nga ligji, jo vetëm nga subjektet përfitues të ndihmës, të cilët janë të dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprave penale, të cituara në pikën 1, të nenit 4/1, të këtij projektligji, por edhe në rastet kur personi i dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë është anëtar i një organi administrativ, drejtues ose mbikëqyrës apo ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrëse ose kontrolluese brenda subjektit përfitues të ndihmës.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, çdo subjekt përfitues i ndihmës, në kuptim të këtij ligji, që kërkon të fitojë ndihmën shtetërore, duke përfituar mbështetje dhe lehtësi, duhet të plotësojë, paraprakisht, disa kushte, të cilat ndahen në kushte ligjore, ekonomiko-financiare dhe teknike. Sipas ndryshimeve, përjashtohet nga përfitimi i ndihmës shtetërore, kur ka të dhëna se subjekti përfitues i ndihmës, në kuptim të këtij ligji, është ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për ndonjë nga veprat penale të mëposhtme: Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur, organizatë terroriste; Korrupsion; Mashtrim; Pastrim parash ose financim i terrorizmit; Vepra me qëllime terroriste ose vepra penale të lidhura me veprimtari terroriste, ose nxitje, ose ndihmë ose mbështetje për kryerjen e veprave penale me qëllime terrorist dh) Organizimi, drejtimi ose financimi i veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe veprimtarisë së trafikimit të narkotikëve; Falsifikim; Puna e fëmijëve dhe forma të tjera të trafikimit të qenieve njerëzore. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2019 - 08:07

 Sistemi bankar duket se ka hedhur sytë drejt lindjes. Prej 2 vitesh, gjysma e bankave me kapital europian që operonin në Shqipëri, ia lanë vendin simotrave të tyre turke dhe arabe.

Postuar: 22/06/2019 - 07:23

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar dje procesin e shqyrtimit administrativ të disa apl

Postuar: 21/06/2019 - 07:31

Misioni i Bankës Botërore ofron asistencë për të mbuluar dështimin e guvernatorit Gent Sejko në k

Postuar: 20/06/2019 - 07:34

 Në vijim të rubrikës “Tatimet Këshillojnë”, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Postuar: 18/06/2019 - 14:10

Në bregdet, apo në qendrat e qyteteve kryesore është vështirë që të mos gjesh turistë, që vitet e

Postuar: 18/06/2019 - 08:23

Sistemi rrugor shqiptar ka ekspozim të lartë ndaj fatkeqësive natyrore sipas një studimi të Bankë