
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Publikohet kalendari i rritjes së pagave për administratën, shpërndarja do të bëhet në dy faza, ja datat dhe kush përfiton, paralajmërohet dhe rritje rrogash për mësuesit

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 19 Shtator 2023

Qeveria ka përcaktuar kalendarin e rritjes së pagave në sektorin publik, sipas një vendimi që u mor më herët këtë vit nga Këshilli i Ministrave për t’i çuar ato në nivel bruto 900 euro deri në vitin 2025. Dokumenti i qeverisë “Masat Prioritare të Reformës së Administratës Publike”, që është në fazën e konsultimit publik, parashikon që shpërndarja të bëhet në dy faza, kësti i parë i rritjes të jepet në muajin dhjetor 2023 dhe tjetri në dhjetor të vitit 2024. Në fund të vitit 2022, paga mesatare mujore bruto në sektorin publik arriti në 70,770 lekë, ose rreth 670 euro. Për të arritur nivelin e premtuar 900 euro, paga mesatare në sektorin publik duhet të rritet mesatarisht me 34% ose 230 euro. Ballafaqimi i të dhënave zyrtare tregon se rritja mesatare pagave do të ndodhë 15% në dhjetor 2023 dhe 15% tjetër afërsisht 115 euro, në dhjetorin e vitit 2025. Qeveria, kur e prezantoi projektin e rritjes së pagave në pranverë të këtij viti, argumentoi se qëllimi ishte të zvogëlonte hendekun me pagat e sektorit publik në rajon dhe të nxiste konkurrencën me sektorin privat. Nga viti 2014 e deri në fund të vitit 2022, pagat reale në sektorin shtetëror janë rritur rreth 20%, teksa plani i ri synon të aplikojë zgjerim me nga 15% për dy vitet në vijim 2023 dhe 2024. Reforma e rritjes nisi që këtë vit, për t’u shtrirë në dy vitet në vijim. Në muajt prill-qershor 2023, punonjësit në shërbimet themelore të vendit, mësuesit, mjekët dhe infermierët dhe trupa policore në terren morën vetëm 7% rritje të pagës, ndërsa funksionet e larta të qeverisëse, deputetet, ministrat dhe zv/ministrat përfituan rritje të pagës nga 50-deri 98 për qind.
Të parët që përfitojnë janë IT e më pas turizmi
Ndërkohë, edhe pse shitjet kanë rënë, të gjithë sektorët e industrisë përfshirë edhe ndërtimin kanë rritur pagat për punonjësit në tremujorin e dytë të vitit. Në krye të industrisë për rritje pagash qëndron sektori i furnizimit me ujë dhe trajtimi i mbetjeve me 19%. Më pas vjen ndërtimi me 18%, sektori i energjisë elektrike dhe industria nxjerrëse dhe përpunuese renditen në fund. Të gjithë sektorët patën rënie në shitje, ndërsa industria përpunuese dhe nxjerrëse përveç kësaj pati edhe ulje në numrin e punonjësve. Sektorët e tjerë që kryesisht janë monopole si energjia elektrike, furnizimi me ujë apo mbetjet patën rritje në punësim, por ulën shitjet dhe volumin e prodhimit, që tregon një mungesë të theksuar produktiviteti. Ndërtimi ndërkohë shihet se vazhdon të ketë perfomancë pozitive, në shitje dhe rritjen e punësimit. Sa i përket shërbimeve, rritjet e pagave ishin edhe më të forta. Këtu kryesojnë kompanitë që veprojnë në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe agjencitë turistike. Specialistët e IT-së kanë pasur 43,4% rritje gjatë tremujorit të dytë, ndërsa ata në agjencitë e udhëtimit 39,9 % rritje. Edhe volumi i shitjeve pati rritje të konsiderueshme tek këto dy sektorë. Ndërkohë tregtia, së bashku me bar restorantet dhe hotelet kanë pasur rritje pagash në një mesatare prej 24 – 27%. Sa i përket volumit të shitjeve në këto sektorë, edhe pse vendi përjetoi një bum turistik, tek hotelet dhe bar-restorantet rritja ishte e moderuar dhe varionte nga 4.4% – 3.8%.
Premtimi i parë i Manastirliut: Rritja e pagave të mësuesve
Nga ana tjetër, dje në daljen e saj të parë si ministre e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu parashtroi prioritetet strategjike për të rritur cilësinë në arsim dhe mbështetjen për sportin, gjatë një takimi të zhvilluar sot me stafin e strukturave të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Manastirliu foli për mbështetjen nëpërmjet rritjes së pagave dhe edukimin në vazhdim për të gjithë mësuesit. “Do të rrisim rolin dhe figurën e mësuesit dhe do t’i mbështesim me edukimin në vazhdim dhe rritjen e pagave. Rritja e pagave do të jetë një prioritet absolut”, u shpreh Manastirliu. Gjatë takimit me stafin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ministrja Manastirliu theksoi se do të standardizohet infrastruktura didaktike në rrjetin shkollor në çdo cep të vendit, për t’iu përgjigjur kohës dhe teknologjisë. Gjatë prezantimit të prioriteteve, Manastirliu u ndal tek zgjerimi i platformave interaktive përmes digjitalizimit dhe inovaconit apo edhe inteligjencës artificiale. Në fokus të veçantë, ministrja Manastirliu vendosi tek mbështetja për sportin, për çdo disiplinë, si dhe promovimi i kampionateve sportive në shkolla.
Më të lexuarat


Shqipëria, epiqendra botërore e tregut të sigurimeve në vitin 2025, rregullatorët dhe siguruesit do të mblidhen në Tiranë nën organizimin e AMF

Hyn në fuqi indeksimi i pensioneve, ja sa do jetë shtesa në qytet dhe në fshat, Ministria e Financave zbardh të tjera detaje nga vendimi i qeverisë dhe paralajmëron se në dhjetor të moshuarat do të marrin 5 mijë lekë bonus

Koncesionet në Shqipëri “çerdhe” abuzimi, 43% e tyre nën hetim nga SPAK, qeveria injoron alarmet dhe vijon të hedhë para për to

Mungesë lekësh në treg, BSH rrit injektimet në 15.9 miliardë, shkak kryesor, grumbullimi i likuiditetit nga ana e Qeverisë

555 ankesa për garat tenderuese, kundërshtime për kriteret dhe vlerësimet, KPP pranon 66% të totalit

Kursi i këmbimit për ditën e sotme/ "Ngrijnë" monedhat e huaja, ja çfarë po ndodh me euron dhe dollarin

Rritja e çmimeve të pronave, ekspertja zbulon tre zonat më të kërkuara në vend: Rreth 40% e blerësve janë nga shtetet perëndimore

Mësimet nga turizmi masiv/ Si të shmangim mbipopullimin dhe çfarë duhet ndryshuar

Euro në rritje apo në zbritje? Ja raporti i Bankës së Shqipërisë

Nga 1 tetori nis shpërndarja e rritjes së pensioneve, drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore zbardh detajet, ja formula e përllogaritjes dhe kush përfiton
