BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Ekonomia

Publikohet lista, 107 emra në Tiranë përfitojnë dëmshpërblimet për tërmetin, ja familjet që marrin paratë në dorë

Publikohet lista, 107 emra në Tiranë përfitojnë

Bashkia Tiranë ka publikuar listën e radhës me emrat që përfitojnë grantin e rindërtimit. Sipas njoftimit të publikuar nga Bashkia, do të marrin paratë në dorë plot 107 familje të cilat mbetën të pastreha pas tërmetit të 26 nëntorit. Ndërkaq, sqarohet se përfitues janë ato familje që i përkasin kategorisë DS1, DS2 dhe DS3. Gjithashtu në njoftim bëhet e ditur se është në proces e sipër, në fazën më të mirë, puna për fondet e rindërtimit të shtëpive privat, pallateve dhe objekteve arsimore në zonat e prekura nga tërmeti. “Këshilli Bashkiak ka miratuar listën e radhës me 107 emra që përfitojnë pagesat cash, shtëpitë e të cilave pësuan dëme që mund të riparohen, të kategorisë DS1, DS2, DS3. Megjithë vështirësitë prej pandemisë, grupet e punës të ngritura nga Bashkia e Tiranës kanë përgatitur dosjet për të dëmshpërblyer sa më parë familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe për procesin e rindërtimit si për banesat individuale, ashtu edhe për pallatet e shkollat e reja që po ndërtohen kudo”, ka njoftuar Bashkia e Tiranës. Ndërkohë, është theksuar fakti se secila familje do të marrë aq para sa është përcaktuar pas ekspertizës që i është bërë shtëpisë së dëmtuar, duke llogaritur kështu fondi që i duhet për të bërë rikonstruksionin e banesës. Dhënia e grante për rikonstruksionin e pallateve dhe shtëpive të dëmtuar nga tërmeti në Tiranë ka filluar me 14 korrik të këtij viti, kur qeveria tregoi se janë vënë në dispozicion 5.6 milionë dollarë. Nga këto grante përfitojnë banorët e atyre banesave të cilat kanë pësuar dëme të lehta dhe të mesme dhe që kanë nevojë vetëm për rikonstruksione të lehta, duke marrë pagesë me para në dorë. Nga këto grante në Tiranë përfitojnë 200 familje në banesa individuale dhe 2882 familje në banesa kolektive. Shuma totale e granteve për riparimin vetjak të banesave shkon në 80 milionë dollarë në të gjithë zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa nga kjo bashkia Tiranë shpërndan 5.6 milionë dollarë grante.

Sqarimi mbi shpërndarjen e granteve

Në prezantimin e këtyre të dhënave kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, tregoi se 80 milionë dollarë i kushtohen vetëm granteve për meremetimin sipas shkallëve të dëmeve të banesave nga tërmeti në të gjithë zonat e prekura, ndërsa në Tiranë janë dhënë grantet për përfituesit e parë dhe pritet që në javët në vazhdim ta marrin edhe 5100 familje të tjera. Kryeminsitri Rama tha se punë po ecën edhe me banesat kolektive ku në Tiranë shumë shpejt do të nis shembja e godinave të pabanueshme dhe ndërtimi i të reja që do të strehojë ata banorët në shtëpi të reja dhe me kushte shumë herë më të mira. Sipas tij, janë akorduar nga qeveria 700 milionë lekë, nga të cilat 560 milionë lekë si pagesa cash dhe të tjerat për rregullimin e ambienteve të përbashkëta. Veliaj tha se nga ky proces janë skualifikuar 300 dosje, dhe kryesisht janë ata që kanë pasur nga dy shtëpi në Tiranë. "Qeveria ka akorduar mbi 700 milionë lekë, nga ku 560 milionë lekë pagesa cash dhe të tjerat me rregullimin e ambienteve të përbashkëta. Kemi rreth 300 dosje të shkualifikuara dhe janë ata që kanë pasur një shtëpi të dytë në Tiranë. Të premten në farkë nis punë me ndërtimin e 50 shtëpive të para individuale, ndërsa lagja e parë që do të ndërtohet është Vaqarri”, sqaroi Veliaj kur nisi shpërblimi. Ndërsa kujtojmë këtu se edhe Bashkia e Durrësit ka publikuar deri më tani katër lista me emrat e qytetarëve që marrin paratë në dorë për ndërtimin apo rikonstruksionin vetë të shtëpisë së tyre. Më poshtë do të mund të lexoni emrat e 107 familjeve që përfitojnë grantet nga rikonstruksioni.

Ja lista me emrat që përfitojnë grantet e rindërtimit

Gazment          Braho

Rakip               Karaj

Bashkim          Toska

Kozeta             Elezi

Irina                 Mata

Kimete            Struga

Lavdije            Uka

Sami                Rama

Rezart              Dafa

Pranvera          Sheqeraku

Ardian             Ostreni

Albert              Xhaja

Liljana             Gropa

Hyqmet           Torja

Drita                Maraj

Fatmir              Pula

Arban              Shehu

Maliq               Koçi

Florand            Perolla

Renaldo           Gravani

Shefik              Neli

Eduard            Kasapi

Sinan               Shutina

Arjan               Beqiri

Mavlina           Sulaj

Gjergj              Kaba

Fadil                Goxhaj

Barjam             Hoxha

Aferdita          Koxha

Perparim          Zenuni

Feridon            Biba

Leonora           Kulluri

Stoli                 Shehu

Hajdho            Reka

Laureta            Doku

Alben              Mema

Skender           Taçi

Arta                 Metashi

Alvato             Prendi

Agim               Tatili

Zamir               Damani

Jemine             Braho

Gjon                Rrota

Gezim              Rruci

Vasil                Gjinopulli

Nevreze           Bramo

Igli                   Tafa

Xhemail           Hasanaj

Antoneta         Shuperka

Bledar             Kulla

Ylber               Hysi

Roana              Muka

Valter              Rudaj

Kastriot           Kaso

Mirvete            Pasha

Mustafa           Meta

Ismet               Lleshi

Bashkime        Balliu

Jolanda            Pira

Kujtim             Lleshi

Mehmet           Maçka

Astrit               Berberi

Qamil              Fejza

Meleq              Hoxha

Bedrije            Hoxha

Majlinda          Mejdani

Fitim                Serdari

Fatbardha        Skënderaj

Astrit               Nikolli

Fredi                Xhani

Enver               Gjata

Njazi                Cara

Drita                Hoxha

Krenar             Lybeshari

Aida                Rapi

Nikolin            Hysenaj

Pëllumb           Xhani

Gjergji             Zeqollari

Xhevit             Kapollari

Bedri               Sida

Eduart             Rama

Alket               Radovani

Sokol               Imeraj

Asllan              Lusha

Vera                Lako

Gjergji             Shahollari

Suzana             Thanasi

Dule                Hasani

Fatmir              Kapollari

Julian               Shoshari

Qazim              Hoxha

Nazar               Mata

Benar               Selmani

Isuf                  Ismailaj

Bashkim          Gaçi

Agim               Abazi

Ahmet             Hysa

Gurazije           Xhafa

Andrea            Dërmishi

Artan               Muka

Alush               Fejza

Dritan              Kapaj

Shkelqim         Xhepi

Sokol               Qorraj

Shpetim           Qorraj

Agim               Myftaraj

Bekim              Myftaraj