BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Punonjës dhe ish regjistrues të kallëzuar penalisht vazhdojnë detyrën në Hipoteka, KLSH gati të njoftojë Ministrinë e Drejtësisë

Punonjës dhe ish regjistrues të kallëzuar penalisht

Punonjës dhe ish regjistrues të Hipotekave, të cilët janë kallëzuar penalisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shkelje ligji, vazhdojnë të ushtrojnë detyrën, pa u ndëshkuar për veprimet e tyre antiligjore. Kjo ka nxitur reagimin e KLSH, i cili në një raport të tij të fundit konfirmon se për mos zbatimin e rekomandimeve nga subjektet e audituara, do të informojë me një përmbledhje mbi zbatimin e rekomandimeve Komisionin e Ekonomisë dhe Financave pranë Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar edhe ndihmën e tij për të sensibilizuar institucionet për rëndësinë e rekomandimeve në rritjen e përgjegjshmërisë në administrimin e fondeve publike. “Vendimi do të dërgohet edhe në Ministrinë e Drejtësisë, veçanërisht për vlerësimin dhe ndjekjen e rekomandimeve për masa disiplinore, për ata punonjës e ish regjistrues që vazhdojnë të punojnë në ZVRPP edhe pse ne kemi bërë kallëzim penal qëndrojnë në detyrë, kjo ka sjellë dhe pandëshkueshmërinë për punonjësit që shkelin ligjin, duke cënuar interesat pronësore private e publike”, citohet në raportin e KLSH.

Situata me masat e rekomanduara në Hipoteka

Nga auditimi mbi zbatimin e masave të rekomanduara nga KLSH, gjatë auditimeve të evaduara gjatë 4 mujorin e III-të vitit 2016 dhe 9 mujori i I-rë vitit 2017, rezultoi se në 8 subjekte të audituar (ZVRPP Kukës, Devoll, Dibër, Kolonjë, Lezhë, Librazhd, Lushnje dhe Korçë janë rekomanduar gjithsej 456 masa, nga të cilat janë pranuar 100 % e masave të rekomanduara. KLSH konstaton se nga këto janë zbatuar plotësisht 293 prej tyre ose 64.4% , janë pranuar 56 masa disiplinore, pjesërisht 1 masë dhe konsiderohen në proces zbatimi 88 masa ose 21.8 %. Ndërkohë, masa të pazbatuara janë gjithsej 74 masa, të cilat përfaqësojnë 5 % të masave të propozuara gjithsej. Masa organizative janë rekomanduar 341 masa, nga të cilat janë pranuar 341 masa ose 100 % e tyre, nga këto janë zbatuar 228 rekomandime, kanë nisur procedurat për zbatimin e 49 rekomandimeve dhe nuk janë zbatuar 64 masa organizative, kryesisht që janë të menaxhimit financiar dhe të arkivimit të dokumenteve në ZVRPP-të.

Masa shpërblim dëmi janë rekomanduar 59 masa, për vlerën 320,507 mijë lekë, nga të cilat janë pranuar 59 masa në vlerën 320,507 mijë lekë, ku rezultojnë se janë zbatuar 6 rekomandime në shumën 16 mijë lekë, në proces zbatimi 40 masa për vlerën 197,545 mijë lekë, pa zbatuar 12 masa me vlerën e pa arkëtuar prej 106,962 mijë lekë . Masa disiplinore janë rekomanduar 56 masa, nga të cilat janë pranuar 56 masa. Nga masat disiplinore të rekomanduara (pranuara) janë zbatuar plotësisht 7 masa dhe nuk janë zbatuar 49 prej tyre. Për të gjitha rekomandimet ku përfshihen dhe masat disiplinore që konsiderohen në proces zbatimi, KLSH kërkon që të inkurajohet përshpejtimi i realizimit të plotë të tyre brenda 4-mujorit të parë të vitit 2018.

Situata me masat e rekomanduara te Aluizni

Ndërkohë, nga auditimi mbi zbatimin e masave të rekomanduara nga KLSH, gjatë auditimeve të evaduara gjatë vitit 2015 dhe 2017, në 6 subjekte të audituar ( DP e ALUIZNI-t Tiranë, DR ALUIZNI Lezhë, Gjirokastër, Tirana 2, DR ALUIZNI Korçë dhe AT Pronave Tiranë) ka rezultuar se janë rekomanduar gjithsej 186 masa, nga të cilat janë pranuar 158 masa, ose 85 % e masave të rekomanduara dhe nuk janë pranuar 28 masa, ose 15 %. KLSH pohon se niveli i realizimit të masave, sipas llojit paraqitet si më poshtë: Masa organizative, nga 152 të rekomanduara, janë pranuar 137, pra 90.13 %, janë zbatuar plotësisht 127 masa, ose 83.5 %, pjesërisht 5 masa ose 3.3 %, në proces zbatimi 7 masa, ose 3.9 % dhe 13 masa të pranuara dhe të pazbatuara, ose 8.5 %. Masa shpërblim dëmi, nga 34 masa të rekomanduara, janë pranuar 17, ose 50 %, janë zbatuar plotësisht 4 masa, ose 11.8 %, pjesërisht 12 masa ose 35.3 %, në proces zbatimi 1 masa, ose 2.9 % dhe 17 masa të papranuara dhe që nuk ka filluar zbatimi, ose 50 %. Ndërkaq, zbatimi për masa zhdëmtimi është si vijon: 34 masa të rekomanduara me vlerë 144,430 mijë lekë, janë pranuar 17 në vlerë 10,545 mijë lekë ose 6,5 %, janë zbatuar plotësisht 7 masa me vlerën 1,788 mijë lekë ose 1.2 %, janë zbatuar pjesërisht 10 masa me vlerën 8,757 mijë lekë, ose 6 %, dhe janë pazbatuar (pa arkëtuar) 17 masa me vlerë 123,340 mijë lekë, ose 86.3%. Masa disiplinore, nga 64 masa të rekomanduara, janë pranuar 36 masa, ose 56 %, nga të cilat janë zbatuar 36 masa ose 56 %. Për 28 masa nuk ka informacion nga institucionet eprore (D.P. ALUIZNI Tiranë).

Bazuar në korrespondencën me subjektet brenda afatit 20 ditor, lidhur me planin e masave për rekomandimet e lëna gjatë auditimit në disa degë të Aluiznit, rezulton se nga masat organizative dhe për shpërblim dëmi të rekomanduara, nuk janë pranuar 28 rekomandime ose 15 % (15 masa organizative dhe 13 masa shpërblim dëmi), ku përmendim subjektet: Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Qarku Lezhë, nuk ka pranuar 3 rekomandime (masa shpërblim dëmi). Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Qarku Gjirokastër, nuk ka pranuar 1 rekomandim (masë shpërblim dëmi). Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Tirana 2, nuk ka pranuar 3 rekomandime (masa shpërblim dëmi). Drejtoria Përgjithshme e ALUIZNI-t Tiranë, nuk ka pranuar 3 rekomandime (masa shpërblim dëmi). ATP nuk ka pranuar 6 rekomandime (masa shpërblim dëmi dhe mospërdorimin me efektivitet të fondeve të buxhetit).