BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Pyetësori i qeverisë një hap larg ligjit të tatimit të jashtëzakonshëm të vitit 1946, biznesi kulakët e rrinj të qeverisë Rama

Pyetësori i qeverisë një hap larg ligjit të tatimit të

Pyetësori i organizuar së fundmi nga KM Edi Rama nuk është as më shumë dhe as më pak veç një kopje e shëmtuar e Partisë së Punës së Shqipërisë, e cila për çdo vendim të sajin i drejtohej popullit.  Gjithë formulari i organizuar nën okelion e këshillimit kombëtar, duket se do i shërbejë Edi Ramës për të realizuar qëllimet e tij nëpërmjet ligjeve represive të cilat ja kanë kërkuar masat e gjëra popullore. 

Nëpërmjet pyetjeve të orientuara sipas oreksit të Edi Ramës, përgjigjet padyshim do të jenë ato që ai dëshiron për ta përkthyer në ligje të cilat do i shërbejnë për interesat e tij personale apo dhe të lobit të tij ekonomik.  Një nga pyetjet më intteresante e këtij pyetësori ishte ajo që ka të bëjë me bizneset.

Ja pyetja numër 8:

Ka njerëz që thonë se qeveria duhet të ashpërsojë gjobat dhe masat kundër evazionit fiskal të shoqërive të biznesit të madh. Të tjerë thonë se rregullat në fuqi janë të mjaftueshme nëse zbatohen si duhet. Si mendoni ju?

Nëse do të qëndronte vetëm pyetja do ishte njëra anë e medaljes, por Edi Rama nuk ka nguruar që të orientojë edhe përgjigjen sipas dëshirës së tij, në të cilën thuhet:

Sa më shumë të shmanget biznesi i madh nga detyrimet për të paguar taksa, aq më shumë pengohet rritja e investimeve të shtetit në infrastrukturë e shërbime publike, si edhe rritja e pagave e pensioneve. Duke ashpërsuar masat ndaj biznesit të madh, që kryen evazion fiskal, sigurohemi se ata që fitojnë më shumë e kanë më të vështirë t’u shmangen detyrimeve ndaj shtetit e shoqërisë.

Nëpërmjet këtij sugjerimi në pyetjen numër 8, Edi Rama sugjeron që kulakët maskarenj të biznesit që bëjnë evazion fiskal duhet ti kalbim nëpër burgje, pasi ata janë fajtorët që nuk po ngrihen pensionet dhe rrogat tuaja. Biles në sugjerimin e tij Edi Rama shkruan se këta kriminelë jnë shkaku kryesor për mosrealizimin e investime në infrastrukturë dhe shërbime. 

Në fakt legjislacioni shqiptar ka dënime shumë të rënda për evazionistët, por KM kërkon një armik  për miliarda euro të zhdukura nga buxheti i shtetit, të cilat po hidhen në formë koncencionesh në xhepat e Vilmës, Klodit, Zamos, Gentit etj. 

Pas këtij pyetësori armiku u gjend. Shqiptarët janë të bindur dhe do votojnë për rritjen e pensioneve dhe rrogave,  dhe Edi Rama do e konvertojë në ligj antibiznes.  Kulakët maskarenj që nuk do të paguajnë tatimin e jashtëzakonshëm si në 1946* do kalben burgjeve dhe pensionet e shqiptarëve.

Partia pyeti masat dhe qeveria vendosi ti linçojë kulakët maskarenj. Eureka...

*Tatimi i Jashtëzakonshëm është një dekretligj i vitit 1946 që përcaktoi së të gjitha kompanitë tregtare shqiptare duhej të paguanin në tatim ekstra prej 30 % të fitimeve të realizuara në periudhën e pushtimit të vendit nga Italia dhe Gjermania 1939-1944.