Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qeveria amnisti për minatorët pensionistë e invalidët, pushohen çështjet gjyqësore

Postuar: 20/04/2017 - 08:11

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për faljen e detyrimeve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore të personave në pension invaliditeti dhe të personave që kanë marrë pension sipas ligjit “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”. Borxhet që do të falën janë ato të krijuara deri me 31 dhjetor të vitit 2016. Falja përfshin edhe detyrimet e njohura me vendim të gjykatave, ndërsa çështjet në proces gjykimi nuk përbëjnë objekt konflikti gjyqësor dhe pushohen.“Brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Instituti i Sigurimeve Shoqërore të evidentojë dhe të zbatojë të gjitha procedurat administrative dhe dokumentare të evidentimit të detyrimeve të falura. Detyrimet e personave të përcaktuar në nenin 1, të këtij ligji, të cilat mund të krijohen për shkak të punësimit pas datës 1.1.2017, nuk falen” përcaktohet në projektligjin e qeverisë.

Por si janë krijuar këto borxhe dhe kush përfiton? I gjithë detyrimi është krijuar në kuadër të operacionit kundër informalitetit. Minatorët dalin në pension në moshën 55 vjeç e kur dorëzojnë dokumentet e pensionit, duhet të plotësojnë dhe një deklaratë që nuk kanë aktivitet ekonomik. Të gjithë minatorët e dalë në pension e kanë plotësuar këtë deklaratë, ndërkohë që disa prej tyre kanë vijuar të punojnë në kushte informale. Në kuadër të operacionit kundër informalitetit, punëdhënësit kanë bërë deklarimet ku ka rezultuar se ka minatorë të dalë në pension që vijojnë të punojnë. Në këto kushte është krijuar një borxh që varion nga 15 mijë deri në 150 mijë lekë, i cili konform ligjit duhej t’u mbahej këtyre pensionistëve nga pensioni i tyre. Për këtë qëllim, ka pasur edhe procese gjyqësore. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me ata që përfitojnë pension invaliditeti. Pavarësisht se janë deklaruar të paaftë për punë dhe trajtoheshin me pension, disa prej tyre kanë arritur të sigurojnë një punë që u përshtatet kushteve të tyre. Nëse kjo kategori personash gjen një punë të përshtatshme, atëherë duhet plotësuar deklarata pranë sigurimeve shoqërore,çka sjell ndërprerjen e pagesës së plotë dhe u jepet një invaliditet i pjesshëm. Në këto kushte është krijuar një detyrim që shkon në 4-5 mijë lekë. Përballë konstatimit të këtyre rasteve, Këshilli Administrativ i ISSH-së miratoi në fillim të këtij viti propozimin për faljen e këtyre detyrimeve që ishin parashikuar të mbaheshin nga pensionet dhe pushimin e çështjeve gjyqësore që ishin në proces.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/07/2017 - 13:22

Bashkitë kanë përgjegjësi për kryerjen e një sërë funksionesh të rëndësishme publike të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve. Funksionet që duhet të kryejnë bashkitë në Shqipëri jepen të detajuara në nenet 21-30 të Ligjit nr.

Postuar: 22/07/2017 - 08:12

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka gati skemën për të bërë importin e radhës të energjisë për muajin gusht.

Postuar: 22/07/2017 - 08:09

Të ardhurat në buxhetin e shtetit kanë ruajtur trendin rritës në pjesën e parë të 2017, duke regjistruar vlerën prej 212 miliardë lekësh për periudhën janar-qershor.

Postuar: 21/07/2017 - 08:23

Gjykata e Lartë ka rrëzuar pjesërisht vendimin e qeverisë që sanksiononte se profesionet e lira do të paguanin Tatim mbi Vlerën e Shtuar.

Postuar: 21/07/2017 - 08:21

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri me dije se ka një numër të madh biznesesh që nuk kanë depozituar vendimin e ortakut për destinimin e fitimit pas tatimit të vitit paraar

Postuar: 19/07/2017 - 07:57

E gjithë kosto e rehabilitimit të rrjetit hekurudhor shqiptar i kalon 427 milionë euro.

Postuar: 19/07/2017 - 07:55

Të gjitha bizneset dhe objektet private e publike do të pajisen me kamera të cilësisë së lartë.