BREAKING NEWS

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto kategori! Kryeministri Edi Rama tregon kush përfiton

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto
x
BREAKING NEWS

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën lidhet nga aferat dhe Soros, Perëndimi do ketë paketë surprizë

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë dy emrat e njohur të politikës që do takojë

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë
x
BREAKING NEWS

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Rusia do të humbasë Donbasin dhe Krimenë, ja çfarë e pret “Carin” deri në vitin 2023

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit
x
BREAKING NEWS

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim: Të përfshirë dhe zyrtarë!

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim:
x

Ekonomia

Qeveria bën ndryshime dhe shtesa për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, ja kriteret për përfitimin e bursave dhe të pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar

Qeveria bën ndryshime dhe shtesa për kuotat financiare të

Qeveria ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa në vendimin, për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte dhe përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave e të pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike. Me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi ndryshime për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë, për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës, për statusin e invalidëve të punës, për statusin e jetimit, për statusin e të verbrit, për statusin i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik. Gazeta Sot ka zbardhur ndryshimet dhe shtesat nga ky vendim. Duke filluar nga kushtet ekonomike të nxënësit për dhënien e bursës, tek masa e bursës për nxënësit dhe deri në kuotat financiare sipas normave në natyrë për ushqimin e nxënësve. Nxënëset, të cilat regjistrohen në arsimin profesional në të gjitha drejtimet mësimore, trajtohen me 50% të bursës

Ja detajet 

Në vendim bëhet me dije se fondet buxhetore për mbulimin e shpenzimeve për bursat, si dhe numri i bursave për nxënësit administrohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, sipas vendndodhjes territoriale dhe administrative të shkollave/konvikteve, ku nxënësit studiojnë. Kuota mujore e bursës për nxënësit konviktorë u jepet në formën e kuotës ushqimore, si dhe shpenzimet vetjake të dhëna të pasqyra nga gazeta në tabelën më poshtë u paguhen me para në dorë këtyre nxënësve. Nxënësve, të cilët nuk jetojnë në konvikt dhe plotësojnë kriteret për bursë, u paguhet vlera e plotë e bursës pranë bankave të nivelit të dytë në llogarinë bankare në emër të prindit/prindërve ose të përfaqësuesit ligjor, për llogari të nxënësit.”. Gjithashtu, ministria përgjegjëse për arsimin profesional, për të gjitha kategoritë e nxënësve, të cilët ndjekin arsimin profesional,jep jo më pak se 2 500 (dy mijë e pesëqind) bursa.Ministria përgjegjëse për arsimin, për të gjitha kategoritë e nxënësve, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar, të parashikuara në pikën 2, të këtij vendimi, pa përfshirë nxënësit që ndjekin shkollat profesionale, jep jo më pak se 1200 (një mijë e dyqind) bursa.”

Shtesat në vendim 

Grupet vulnerabël të nxënësve përfitojnë,mbështetje nga punonjës të caktuar nga institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar, në rolin e mediatorit për këto grupe, për t’i mbështetur në funksion të ndërgjegjësimit dhe të përmirësimit të aksesit të tyre në arsim. Mediatorët shërbejnë për të përmirësuar komunikimin dhe bashkëpunimin midis grupeve vulnerabël dhe institucioneve të arsimit parauniversitar, në funksion të rritjes së frekuentimit të procesit mësimor. Institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, u ofrojnë nxënësve romë dhe egjiptianë programe të veçanta pas mësimit për kryerjen e detyrave mësimore ose marrjen e mësimeve plotësuese.”. Për zbatimin e këtij vendimi, ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, njësitë e vetëqeverisjes vendore, drejtoritë rajonale të arsimit parauniversitar, zyrat vendore të arsimit parauniversitar, si dhe ofruesit e arsimit të mesëm profesional publik për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Qeveria bën ndryshime dhe shtesa për kuotat financiare të

Qeveria bën ndryshime dhe shtesa për kuotat financiare të