
Cila PD regjistrohet në zgjedhjet vendore? Kreu i KQZ habit me përgjigjen

Skandali McGonigal, thirrja e fortë e Rudina Hajdarit: Rama do të hetohet nga FBI, SPAK të bashkëpunojë me amerikanët

Ndihmës Sekretarja amerikane e shtetit vizitë në Tiranë, ja çfarë pritet të diskutohet

Regjistrimi në KQZ/ Celibashi zbulon çfarë pritet të ndodhë me PD-në

"Berisha sheh ëndrra me sy hapur", Bejko ironizon hapur ish kryeministrin: Me miellin e amerikanëve s'bëhet shaka

"Rama takon anëtarët e FBI-së se jemi partnerët strategjikë", deputeti socialist për çështjen "McGonigla": Dezinformim, s'ka hetim për kryeministrin

Revoltohet Ylli Manjani, shpërthen keq në emision, grushton tavolinën: Nuk paska shteti para për pajisjet e zgjedhjeve?!

Çështja e McGonigal, Blushi del me reagimin: Rama korruptoi zyrtarin e FBI-së

Qeveria do japë 673 lekë në ditë, nga të cilat vetëm 119 si investime, ja ndarja e “tortës së buxhetit” sipas sektorëve

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Nëntor 2022

Buxheti për vitin e ardhshëm parashikon rreth 687 miliardë lekë shpenzime, ku pjesën dërrmuese e zënë shpenzimet korrente, dhe më pak se 20% ato kapitale, pra investimet. Nga një analizë ndryshe e bërë ndaj këtyre shpenzimeve, shifrat sinjalizojnë se këto 687 miliardë lekë shpenzime për vitin e ardhshëm, përkthehen në rreth 246 mijë lekë për frymë në vit, ose 2094 euro, që është e barabartë me 174 euro në muaj, 673 lekë në ditë për frymë, ose 5.73 euro. Pra, kaq është shuma që qeveria shqiptare parashikon të shpenzojë për secilin ndër ne gjatë vitit të ardhshëm. Gjatë vitit aktual ndërkohë, me rreth 660 miliardë lekë shpenzime buxhetore, kjo shifër vlerësohet në 647 lekë, ose 5.53 euro në ditë shpenzime për frymë, ç`ka do të thotë se qeveria shqiptare parashikohet të rrisë shpenzimet me vetëm 26 lekë për frymë në ditë, pavarësisht faktit se të ardhurat në buxhet janë rritur në mënyrë të ndjeshme si pasojë e rritjes së çmimeve dhe efektit të TVSH. Gjatë vitit aktual, qeveria shqiptare po mbledh nga qytetarët dhe bizneset rreth 565 lekë për frymë në ditë, ndërsa vitin e ardhshëm projekton të mbledhë 619.5 lekë për frymë. Pra, ndërkohë që shpenzimet do rriten me vetëm 26 lekë për frymë këtë vit në ditë, të ardhurat do rriten me plot 54 lekë për frymë. Por, si ndahet ky 673 lekë për frymë në ditë që qeveria do të shpenzojë për ne vitin e ardhshëm? 554 lekë janë shpenzime korrente, pra paga, pensione, mbarëvajtja e administratës, interesat e borxhit, etj, dhe vetëm 119 lekë, ose 1 euro në ditë shpenzime kapitale, ose investime. Po sa i përket sektorëve? Nga përpunimi dhe analiza e shifrave rezulton se pjesën më të madhe e zë mbrojtja sociale, me 195 lekë, ose 1.66 euro shpenzime për frymë në ditë, dhe që përfshin në pjesën dërrmuese pensionet e pleqërisë, ato të pjesshme, invaliditetin, asistencën. Ndjekin “shpenzimet e tjera”, me 159 lekë, ose 1.35 euro në ditë, ku klasifikohen shërbimet e borxhit, fondi i rindërtimit, fondi rezervë, politikat e pagave dhe pensioneve, si dhe shpenzimet për pushtetin vendor. Shëndetësia është në vend të tretë, me qeverinë që do të na “japë” 64 lekë, ose 0.55 euro në ditë gjatë vitit të ardhshëm. Më pas vijnë çështjet ekonomike, me 53 lekë në ditë, arsimi me 50 lekë, shërbimet e përgjithshme publike me 47 lekë në ditë, rendi dhe siguria, si dhe strehimi me 0.35 lekë secila, mbrojtja me 25 lekë në ditë, argëtimi me 5 lekë dhe mbrojtja e mjedisit me vetëm 1 lek në ditë.
Më të lexuarat


Çfarë ka ndodhur me monedhat e huaja në Shqipëri? Mësoni me sa do të këmbehet euro dhe dollari

Çfarë ka ndodhur me çmimin e naftës? Bordi njofton vendimin e minutës së fundit

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë zgjerohet me 3% më 2023

Këmbimi valutor: Me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot në vendin tonë

Bordi i Transparencës ul çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

Çfarë po ndodh në tregun e monedhave? Ja me sa këmbehen euro dhe dollari në vendin tonë

Çfarë ka ndodhur me monedhat e huaja në vendin tonë? "Forcohet" paundi britanik, ja me së këmbehen euro dhe dollari

Për Ministrinë e Arsimit, nafta ende nuk është shtrenjtuar, KLSH: VKM për transportin e mësuesve nuk ka reflektuar çmimet e reja

Me sa shiten e blihen euro dhe dollari, çfarë po ndodh me monedhat e huaja në vendin tonë? Ky është këmbimi valutor për ditën e sotme
