Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qeveria ende në dilemë për shpërblimin e pensionistëve, Denaj: Do vendosim në fillim të dhjetorit, nevojiten 3 miliardë lekë

Postuar: 19/11/2019 - 07:27

Bonusi i fundviti për pensionistët dhe familjet në nevojë është një nga pikat më të diskutuara të projektbuxhetit 2020. Në këto ditë kjo çështje është kritikuar shumë nga opozita dhe Komisioni i Ekonomisë, por së fundmi ka lëkundur dhe vetë qeverinë për marrjen e një vendimi. Deri më tani, ministrja Anila Denaj nuk ka hedhur poshtë mundësinë për dhënien e bonusit në fundvit, por gjatë mbledhjes së Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese ajo deklaroi se një vendim përfundimtar do të jepet në muajin dhjetor. Ajo tha se Ministria e Financave dhe Ekonomisë po rishikon mundësinë për të mbledhur fonde shtesë për të dhënë shpërblimin në fundvit për pensionistët. Sipas saj fondi i ri, i cili duhet të kalojë për këto kategori, është në vlerën e 3 miliardë lekëve. “Ky element, ky zë në buxhet nuk ka qenë asnjëherë i parashikuar në janar, shkurt apo mars të çdo viti. Dhe kemi thënë që gjithmonë është parë në dhjetor, pasi është bërë një analizë se çfarë kursimesh janë përfituar, ne jemi akoma në nëntor. Kështu që më lejoni të bëjmë një analizë, të përfundojmë buxhetin një herë, jemi duke parë të gjitha kursimet dhe në përfundim të saj do të themi brenda javës së parë të dhjetorit nëse mundemi apo jo. Bëhet fjalë 3 miliardë lekë sipas kalkulimeve tona, kështu që ne do të gjejmë nga kursimet tona një mundësi”, tha Denaj. Më tej ministrja sqaroi se treguesit e realizimit të zërave buxhetorë të muajit nëntor do të kenë një rol madhor në këtë vendimmarrje, nga e cila nuk do të përfitojnë vetëm pensionistët, por edhe familjet në nevojë. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave vendimi për të dhënë bonusin apo jo, do të vendoset me VKM në javën e parë të muajit dhjetor, sikurse ka ndodhur vazhdimisht çdo vit. Gjithashtu u fol se ministria po punon për të dhënë shpërblimin prej 5 mijë lekësh, por nuk përjashtohet që shifra të jetë më e ulët.

Manastirliu raporton për buxhetin

Diskutime reth buxhetit 2020 janë bërë edhe nga Komisioni i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ditën e djeshme ministrja e Shëndetësisë,Ogerta Manastriliu, foli rreth reformave që do ndërmerren në këtë sektor në bazë të buxhetit 2020. Sipas saj, prioritet për vitin e ardhshëm do të jetë skema e ndihmave sociale dhe eliminimi i pabarazisë, me fokus familjet në nevojë dhe individët me aftësi të kufizuara.Ministrja tha se në total për mbrojtjen sociale dhe reformat në shëndetësi ofrohen rreth 78 miliardë lekë, 4% më shumë se viti 2019. Manastriliu foli për reformën që do të mbështesë personat me aftësi të kufizuar, e cila do ketë një kosto prej 16,6 miliardë lekësh, ku do të përfshihen 166 mijë individë, si dhe 6500 invalidëpune. Ndërkohë në këto përfitime do të përfshihen edhe personat që nuk kanë derdhur kontribute në 5 vitet e fundit. Një vëmendje dhe kujdes i veçantëdo i kushtohet personave që vuajnë nga sëmundjet mendore. Sipas ministres, për këtë kategori do të shkojnë 12 milionë euro dhe do të mundësohet dërgimi i një mjeku apo psikologu në 413 qendra shëndetësore. “Reformat për shëndetin mendor, është një tjetër fokus i ministrisë për vitin e ardhshëm. Do shkojnë 12 milionë euro për trajtimin e këtyre individëve nga 413 qendra, shtëpi apo vendeve të posaçme. Do të dërgojmë nga njëmjek specialist ose psikolog në qendrat shëndetësore. Por, kjo nuk na mjafton, na nevojitet një sistem i cili do t’i evidentojëmë shpejt këto raste”, tha ajo. Ndërsa për mbështetjen e familjeve në nevojë do të shkojnë 4,5 miliardëlekë, ku përfshihen 2600 familje rome dhe 6000 gra kryefamiljare. Për të cilët ministria ka programuar instrumentin social, çka do të thotë se do të siguroj vende pune për ato familje që u ndërpritet kjo ndihmë. Manastriliu tha se për këtë instrument qeveria ka parashikuar 150 milionë lekë investime.

Esmeralda Hida

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 08:09

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka propozuar ndryshim në ligjin për rivlerësimin e banesave.

Postuar: 07/12/2019 - 07:24

Realizimi i plotë i procesit të fiskalizimit është tashmë një nga prioritetet e qeverisë për muaj

Postuar: 05/12/2019 - 07:27

Qeveria ka vënë në zbatim planin për të ulur numrin e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike.

Postuar: 05/12/2019 - 07:26

Kohët e fundit disa bashki në vend po investojnë për rikonstruksion të impianteve të ujit, nga an

Postuar: 04/12/2019 - 09:00

Zbardhet lista e katërt me emrat e naftëtarëve minatorëve dhe metalurgëve që do të përfitojnë pen

Postuar: 03/12/2019 - 07:16

Pas diskutimeve dhe kritikave të shumta është miratuar dje projektligji për fiskalizimin.