
Muharrem Xhafa rrëfen të pathënat: Ja si Ramiz Alia në fshehtësi të plotë e me dredhi, i orientuar, i udhëzuar, dhe i detyruar prej agjenturave të huaja organizoi lëvizjen e Dhjetorit ’90, nga infiltrimi i spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit, te pazar...

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi Kokalari u plas skandalet Shkëlzenit, Ilir Metës, Albana Vokshit, Flamur Nokës, Edi Palokës dhe Abi Malltezit: Si më kanë kërcënuar njerëzit e Sali Berishës, ju tregoj të gjitha pazaret e tyre të pista...

Britania “mesazh” SPAK-ut për Sali Berishën, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve dhe paralajmëron një tjetër listë me “non-grata”, Londra e përkushtuar të çmontojë lidhjet mes krimit, korrupsionit dhe politikës...

SPAK i ka futur nën hetim, zbardhet pasuria e Damian Gjiknurit dhe Olta Xhaçkës, nga apartamentet, garazhet, te llogaritë bankare, ja dokumentet

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista me deputetë, ish-deputetë, ministra, ish-ministra dhe kryebashkiakë që presin radhën për në qelinë e burgut

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

Qeveria “gati” koncesionin e radhës për certifikatat elektronike të biznesit, rriten shqetësimet për sigurinë e të dhënave

Shkruar nga Rigels Seliman 2 Shtator 2022

Në mbledhjen e fundit qeveria miratoi një vendim sipas të cilit “Ofrimin i shërbimeve të infrastrukturës së çelësave publikë (PKI)” do të jepet me koncesion të tipit Partneritet Publik -Privat. Koncesioni ka për qëllim prodhimin e certifikatave elektronike për fisklalizimin e bizneseve, që aktualisht administrohet nga AKSHI ka rritur shqetësimet në lidhje me sigurinë të dhënave. Kontabilistët janë të shqetësuar se, administrimi i të dhënave sensitive nga një privat do të cenoje sigurinë e të dhënave në një kohë që edhe sistemi publik po vuan nga sulmet kibernetike. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) u sulmua së fundmi, duke paralizuar funksionimin online të shtetit, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se çfarë të dhënash mund të kenë rënë në dorë të hacker-ave. Gjatë dy viteve të fundit kanë rrjedhur së paku tre databasa më të dhëna konfidenciale për qytetarët. Kostoja vjetore e subjekteve për t’u pajisur me certifikatën elektronike është 4,000 lekë. Sipas procedurës aktuale certifikata elektronike gjenerohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Ndërkohë, në projektbuxhetin e vitit 2022 në listën e 7 koncesioneve të reja u përfshi edhe koncensioni PPP ai “Për ofrimin e shërbimit të infrastrukturës të çelësave publikë PKI” me vlerë 208, 8 mln lekë. AKSHI është ai që aktualisht zhvillon, administron, mirëmban infrastrukturën e Çelësit Publik (PKI) dhe menaxhon certifikatat elektronike. Kontrata e koncesionit është planifikuar për vitin 2022, por ende nuk ka detaje për objektin e saj.
Flasin kontabilistët
Audituesi ligjor Sokol Toska ka pohuar më herët për Monitor se pavarësisht se certifikata elektronike prodhohet nga autoritetet shtetërore është thyer protokolli i sigurisë, pasi çelësi elektronik (certifikata elektronike) duhet të gjenerohet vetëm nga kompjuteri i bizneseve. Ai pohoi pohon se nëse ky shërbim siç po realizohet tani do t’i kalohet një palë tjetër private me të njëjtin parim, siguria e prodhimit do të përkeqësohet, pasi do të kemi edhe një palë tjetër që disponon çelësat publikë. Toska thotë se çelësi elektronik duhet t’i mbetet vetëm përdoruesit dhe jo t’i shpërndahet palëve të treta. Sipas tij ky është problem sigurie që duhet të zgjidhet, duke qenë vetë biznesi nga kompjuteri i tij që të gjeneronte çelësat elektronikë dhe nëpërmjet platformës e-Albania t’i dërgonte AKSHI-t çelësin publik të cilën e konfirmonte dhe më pas të vijonte procedura. Audituesi ligjor Sokol Toska rekomandon se është e nevojshme të ndryshojë për bizneset tarifa e pajisjes me certifikatë elektronike. “Tarifa vjetore prej 4,000 lekësh ishte vendosur vite më parë kur çelësat ofroheshin nga një pajisje hardëare me usb. Ishte kostoja e hardëare që ndikonte te tarifa e përcaktuar. Aktualisht prodhimi i çelësit është produkt elektronik që nuk ka kosto materiale, por çmimi ka mbetur i pandryshuar. Çmimi duhet të ulet, të rifreskohet më shpesh certifikata dhe protokolli i sigurisë të prodhimit të saj të ndryshojë”, shton z. Toska. Në total sipas të dhënave të DPT për “Monitor” prej datës 1 Janar 2021 deri me 18 Maj 2022 janë fiskalizuar 70% e totalit të bizneseve aktive. Nga 118,953 që është totali i bizneseve aktive sipas të dhënave të tatimeve 83,202 prej tyre rezultonin të fiskalizuar deri në maj.
Më të lexuarat


Denaj: Investime në sistemin e ujitjes dhe infrastrukturën e energjisë në Konispol

Çmimi i vajit të lulediellit dhe sheqerit u ul 34%, shtrenjtohen deri 17% orizi, fasulet, drithërat dhe restorantet

Rënia e euros fut në krizë fasoneritë, nga ulja e porosive me 30 %, te shkurtimi i vendeve të punës dhe rritja e kostove, sipërmarrësit ngrejnë alarmin dhe i bëjnë thirrje qeverinë të ndërhyjë për të parandaluar katastrofën

Ministrja Anila Denaj në Xarrë: Fermerët model suksesi në prodhimin e tregtimin e mandarinës

Pensionet private, në konsultim rregullorja për licencat, shoqëritë administruese do zbardhin burimin e fondeve dhe pasqyrat financiare të 3 viteve

Monedhat e huaja nuk dalin nga "gremina", ja me sa shiten e blihen sot euro dhe dollari (Tabela)

Paralajmëron KE: Ndryshimet klimatike, mungesa e fuqisë punëtore nga emigracioni, rrezikojnë ekonominë shqiptare

Shqipëria në krizë të forcës punëtore, biznesi thirrje qeverisë: Hapni ambasadë në Indi dhe Bangladesh

"Subvencionet dhe infrastruktura mungojnë", fermerët: Ndryshimet klimatike po ndikojnë në prodhimin e agrumeve

Monedhat e huaja nuk dalin nga "gremina", ja me sa shiten e blihen sot euro dhe dollari (Tabela)
