
Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

E trishtë/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

“Erdhi malli i mire, erdhi….”, Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi, zbulon ngjarjen e pazakontë me të cilën është përballur

Qeveria gati projektligjin, qytetarët do të tatohen me 15% qytetarët për qiratë, dhuratat, trashëgimitë dhe të ardhurat nga lojërat e fatit

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 24 Qershor 2022

Qytetarët shqiptarë do të tatohen me 15 për qind për të ardhurat që marrin nga dhënia me qira e pasurive të paluajtshme si ambiente banimi apo komerciale. Projektligji i ri për “tatimin mi të ardhurat” përcakton të gjitha të ardhurat e individëve për të cilat do të duhet të paguhet tatim. Kështu, neni 60 i draftit të hedhur për konsultim, citon se: individët rezidentë dhe jo rezidentë në Republikën e Shqipërisë, të cilët marrin një dhuratë ose trashëgimi të aseteve të ndodhura në Shqipëri ose jashtë saj apo marrin fitime nga lojërat e fatit të zhvilluara në Shqipëri ose jashtë saj, do të paguajnë një normë tatimore prej 15 për qind mbi vlerën. Dhurata në këtë rast nënkupton pasurinë e luajtshme ose të paluajtshme ose paratë e fituara pa ndonjë kompensim në këmbim. Ndërsa, termi “trashëgimi”, nënkupton pasurinë e luajtshme ose të paluajtshme ose paratë e fituara si rezultat i kalimit për shkak të vdekjes nga personi i vdekur tek trashëgimtarët e tyre. Sendet nga dhuratat dhe trashëgimia vlerësohen me vlerë nominale ose vlerën e tregut, cila prej tyre është vlera më e madhe. Ndërkohë që në këtë pikë projektligji përcakton disa përjashtime ligjore. Konkretisht, përjashtohen nga tatimi: dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë ligjorë në radhë të parë dhe të dytë; dhurimet dhe trashëgimitë të marra nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë të ligjshëm përveç shkallës së parë dhe të dytë, deri në 5 milionë lekë për tatimpagues për pasuritë e paluajtshme, dhe deri në 1 milionë lekë për pasuritë e luajtshme për tatimpagues. Si dhe kalimi i të drejtës së pronësisë trashëgimtarëve ligjorë nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria, kur prona rrjedh nga bashkëpronësia e detyrueshme. Edhe në këtë rast, përjashtimi nga tatimi bëhet nëse trashëgimtari ose përfituesi i dhuratës provon që sendet e dhuruara ose të trashëguara janë tatuar paraprakisht ose janë raportuar nga i vdekuri ose dhuruesi. Ndërkohë kjo normë tatimore do të paguhet edhe për honoraret dhe interesat bankare.
Vlera e banesave në Tiranë është rritur mbi 60%
Ndërkohë, rreth 80% të pasurisë së familjeve shqiptare e zënë pikërisht pronat. Pra, pjesa dërrmuese e pasurisë së një familje mesatare shqiptare përfaqësohet pikërisht nga prona. Këto shifra marrin edhe një tjetër sens nëse shtojmë faktin se 65% e pasurisë së familjeve shqiptare përfaqësohet nga banesa kryesore, apo se mbi 90% e familjeve e zotërojnë banesën ku ata jetojnë. Rritja e çmimeve të banesave gjatë viteve të fundit ka qenë e ndjeshme, duke bërë që edhe vlera e pronës për pjesën dërrmuese të familjeve shqiptare, sidomos në kryeqytet, të rritet në nivele të konsiderueshme. Indeksi Fischer i Bankës së Shqipërisë, i vetmi indikator zyrtar që mat ecurinë e çmimit të banesave tregon se, në fund të vitit 2020, në Tiranë, rritja fiksohet pranë 46.7% krahasuar me periudhën bazë, vitin 2013. Në vitin 2021, krahasuar me vitin 2020, çmimet e banesave rezultojnë 8.5% më të larta në kryeqytet. Pra, nga viti 2013, deri në vitin 2021, në harkun e 8 viteve, vlera e banesës si pronë në Tiranë është rritur me rreth 60%, sinjalizojnë shifrat zyrtare.
Më të lexuarat


Qeveria kompenson ndërtuesit, do u japë 30% më shumë para për rreth 300 kontratat e punëve publike, hyn në fuqi ligji

Koncesionet me mbështetje buxhetore marrin kredi, ODA: 140 milionë euro për 4 kontrata, e panjohur vlera për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit

Opozita publikon dokumentet: Skandal, fondet e BE për bujqësinë po vidhen nga inceneratori i Tiranës

Darka e “Nusretit” i kushton shqiptarëve 81 hektarë truall në ajkën e Durrësit, arabit i falet porti dhe 54 mijë m2 tokë për ndërtim

Këmbimi valutor, mësoni me sa lek shiten dhe blihen sot euro, dollari dhe paundi britanik

Kriza e çmimeve, Banka e Shqipërisë jep alarmin, kërkon paketë e dytë për familjet në nevojë dhe pensionistët: Ja çfarë na pret në 3 muajt në vijim

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare 2 tenderë për blerje energjie, çmimet në stratosferë

Zbardhet lista e plotë, nga hotele dhe dyqane, te biznese, ara dhe pemishte në zonat më të kërkuara të Tiranës apo bregdetit, ja 425 prona të sekuestruara nga shteti që askush s’i do

Qeveria bën gati “falimentin” e bashkive në krizë, shpall konkursin për administratorët e rinj, pritet pezullimi nga detyra për disa kryebashkiakë të PS

Paralajmëruan mbyllje totale për shkak të rritjes së çmimeve, qeveria premton tjetër subvencion për transportin urban
