BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Ekonomia

Qeveria heq tenderat nga Ministria e Brendshme, tenderimet kalojnë tek Ministria e Financave nëpërmjet një shoqërie aksionere

Qeveria heq tenderat nga Ministria e Brendshme, tenderimet kalojnë tek

Këshilli i Ministrave ka miratuar dje një vendim që “shkrin” Agjencinë Shtetërore të Blerjeve të përqendruara, e cila është pjesë e Ministrisë së Brendshme. Në vendimi thuhet, se tashmë blerjet nuk do të kryhen më nga kjo agjenci që varej nga Ministria e Brendshme, por është krijuar një shoqëri aksionare “Operatori i Blerjeve të përqendruara”, me kapital 100% shtetëror. Po ashtu, në vendim thuhet se Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara”, SH. A. për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë. Bëhet fjalë për një propozim të ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Financave dhe Ekonomikë, për krijimin e kësaj shoqërie aksionare, me kapital 100% shtetërore, me emërtimin Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OPB) për ofrimin e shërbimeve të prokurimeve për autoritetet/ entet kontraktore, në përputhje me kërkesat e legjislacionit përkatës në fuqi. Sipas këtij vendimi, autoriteti publik që përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë aksionare, është ministria përgjegjëse për ekonominë. VKM përcakton se kapitali fillestar i regjistruar për krijimin e shoqërisë aksionare të jetë 20.000.000 lekë dhe përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Ministria përgjegjëse për ekonominë transferon këtë shumë pranë kësaj shoqërie menjëherë pas regjistrimit të saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Studimi për ciklin e dytë “Mjekësi e Përgjithshme”, reagon qeveria

Ndërkohë, në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar dje, është miratuar metodologjia e kostos së studimeve për programin e studimit të ciklit të dytë në fushën “Mjekësi e Përgjithshme”. Sipas metodologjisë së publikuar dhe miratuar nga qeveria, përcaktohet mënyra se si këto institucione do të nxjerrin koston e studimit për një student. Sipas vendimit, Institucioni i arsimit të lartë publik, i cili ofron program studimi të integruar të ciklit të dytë në “Mjekësi e përgjithshme”, bazuar në metodologjinë përllogarit, çdo vit, në mënyrë të detajuar, koston e plotë për këtë program studimi. Shuma totale e shpenzimeve të përllogaritura për një vit buxhetor përpjesëtohet me numrin e studentëve, që ndjekin programin e studimit, për të vlerësuar koston për student. Kostoja e përllogaritur dhe e miratuar nga organet kolegjiale të IAL-së bëhet publike për studentët përpara fillimit të vitit akademik. Studenti, që ndjek programin e studimit të integruar të ciklit të dytë në “Mjekësi e përgjithshme” dhe plotëson kushtet sipas ligjit, “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, ka të drejtën për çdo mbështetje tjetër, që nuk përfshihet në kostot e studimeve.

Kostot direkte dhe indirekte

Nga ana tjetër, sipas vendimit të qeverisë, “Institucioni i arsimit të lartë publik, në përllogaritjen e kostos së studimit të programit “Mjekësi e përgjithshme”, merr në konsideratë kostot direkte dhe ato indirekte. Sipas vendimit, kostot direkte përfaqësohen nga të gjitha shpenzimet, që parashikohen të kryhen në një vit buxhetor për ofrimin e shërbimit të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor e që lidhen drejtpërsëdrejti me numrin e kuotave të certifikuara nga ministria përgjegjëse për arsimin, në vitin përkatës akademik të studimeve; Numrin e studentëve për një grup mësimor, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi; si edhe numrin e personelit akademik, të personelit ndihmës-akademik, të personelit administrativ e të punonjësve të shërbimeve mbështetëse të miratuar me vendim të organeve kolegjiale të IAL-së; shpenzimet (bruto) për personelin ku futen: paga, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, që paguan punëdhënësi për personelin akademik, ndihmës-akademik, administrativ e atë të shërbimeve mbështetëse, si dhe shpërblime apo ndihma financiare, që përballohen nga fondi i veçantë, sipas kuadrit ligjor në fuqi. Kostot indirekte përfshijnë shpenzimet kapitale dhe shpenzime të tjera operative, që parashikohen të kryhen nga institucioni i arsimit të lartë, si: Shpenzime kapitale për ndërtime dhe rehabilitime të godinave, krijimin e infrastrukturës kapitale për realizimin e procesit të mësimdhënies e të mësimnxënies, përfshirë edhe infrastrukturën mësimore-didaktike dhe atë të kërkimit shkencor; shpenzime operative për sigurimin e jetës së studentëve në shoqëritë e sigurimit, sigurimin e infrastrukturës fizike (godinave) dhe të bazës laboratorike e mësimore-didaktike, shpenzime për energjinë elektrike, ujin, ruajtjen, mirëmbajtjen dhe pastrimin e objekteve; shpenzime për kancelari, karburant për ngrohje dhe mjete transporti si edhe shpenzime për shërbime bankare.

Më të lexuarat