BREAKING NEWS

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto kategori! Kryeministri Edi Rama tregon kush përfiton

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto
x
BREAKING NEWS

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën lidhet nga aferat dhe Soros, Perëndimi do ketë paketë surprizë

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë dy emrat e njohur të politikës që do takojë

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë
x
BREAKING NEWS

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Rusia do të humbasë Donbasin dhe Krimenë, ja çfarë e pret “Carin” deri në vitin 2023

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit
x
BREAKING NEWS

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim: Të përfshirë dhe zyrtarë!

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim:
x

Ekonomia

Qeveria kompenson ndërtuesit, do u japë 30% më shumë para për rreth 300 kontratat e punëve publike, hyn në fuqi ligji

Qeveria kompenson ndërtuesit, do u japë 30% më shumë para

Pavarësisht kundërshtimeve të forta të opozitës, Qeveria është e vendosur për të kompensuar ndërtuesit, pasi do të japë 30% më shumë para për kontratat e punëve publike. Kuvendi i Shqipërisë më 30 qershori të këtij viti miratoi me 73 vota pro, 33 kundër dhe 1 abstenim, pas disa orë debatesh aktin normativ të Qeverisë “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”. Akti Normativ parashikon kompensim financiar për rreth 300 kontrata publike kryesisht në infrastrukturë dhe në procesin e Rindërtimit me një faturë prej 6 miliardë lekësh, të cilat do të përfitojnë 5-30% kompensim për çmimin e rritur të hekurit, çimentos, bitumit, tubave plastike, aluminit, bakrit dhe zinkut deri në përfundimit e situatës së krizës të shkaktuar nga situata globale ekonomike për shkak të rritjes së çmimeve. Ky akt ka hyrë në fuqi javë që shkoi dhe është botuar në Fletoren Zyrtare, duke ber që kompanitë e ndërtimit të kompensohen me para nga Buxheti i Shtetit. “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 10, datë 18.5.2022, të Këshillit të Ministrave “Për Kompensimin financiar të Çmimit për disa Materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në Kontratat Publike për Punë, si Pasojë e Situatës së Veçantë të Krijuar në Treg gjatë Vitit 2022”, në mbështetje të neneve 78 dhe 101 të Kushtetutës, me Propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi: Miratohet Akti Normativ, me Fuqinë e Ligjit, nr. 10, datë 18.5.2022, “Për Kompensimin Financiar të Çmimit për Disa Materiale Ndërtimi, Sipas Përcaktimeve në Kontratat Publike për Punë, si Pasojë e Situatës së Veçantë të Krijuar në Treg gjatë vitit 2022””, thuhet në vendimi, i cili tashmë është publikuar në Fletoren Zyrtare, duke hyrë në fuqi.

Akti normativ, Tabaku akuza qeverisë

Por seanca plenare e 30 qershorit që shkoi, ku u votua me shumicë votash akti normativ i Qeverisë “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”, u shoqërua me debate të forta. Protagonistë ka qenë deputetja e Partisë Demorkatike, Jorida Tabaku, e cila është përplasur dhe me ministren e Financave, Delina Ibrahimi. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku deklaroi ky akt i shërben vetëm oligarkëve të cilët ia kërkojnë qeverisë këto ligje. “Kanë bërë një akt ligjor të paligjshëm që duhej ta kalonin në procedurë normale, ka hyrë në fuqi ndërkohë që kanë filluar ti paguajë këto kompani. Vonesa në përfundimin e veprave shoqërohet me penalitete. Me këtë akt po amnistojnë kompanitë që kanë pasur vonesa në punime. Abuzimi më i madh është për kompanitë që kanë pronar persona në kërkim, persona të hetuar gjykuar për trafik ndërkombëtar droge. 18.6 mln euro janë dhënë për kom që janë në hetim nga prokuroria, kujdeset që atyre tu sigurojë përfitime. Akt në shërbim të oligarkëve.  Oligarkët paguajnë qeverinë për të kaluar akte. Kjo është kapja e shtetit, kompani kërkojnë mbështetje e sjellin këtu rritje buxheti për to. Bëjmë një akt qytetar nëse në votojmë kundër të këtij akti”, deklaroi Tabaku.

Reagon ashpër ministrja Ibrahimaj

Ndërkohë, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, duke iu përgjigjur zonjës Tabaku, u shpreh se nuk është e vërtetë që ka nisur kompensimi për kompanitë e ndërtimit. Ajo theksoi se deri më tani asnjë kompani nuk ka marrë para, ndërsa tha se nuk janë një grusht oligarkësh që përfitojnë, por 300 kompani. “Asnjë kompani nuk është kompensuar, kishim nxitim se duhej të fillonim kompensimin. Nuk janë një grusht oligarkësh, janë pjesa më e mashe e bizneseve në sektorin e ndërtimi, janë 300 biznese që janë kontraktuar ose kanë kontratë aktive. Kemi mbështetur të gjithë ata sektor që po ndikohen nga kriza, duke u munduar që qeveria të ndajë kostot me subjektet në mënyrë që ekonomia të mos ngadalësohet”, deklaroi Ibrahimaj.