BREAKING NEWS

Amerikanët të prerë për zgjedhjet, ultimatum Ramës, Bashës dhe KQZ të lënë jashtë listave personat “non grata” në SHBA dhe të inkriminuarit

Amerikanët të prerë për zgjedhjet, ultimatum Ramës,
x

Ekonomia

Qeveria lehtësira për shoferët, shtyhet me tre muaj vlefshmëria e kolaudimit të makinave, SGS batërdi në qendrat e kontrollit

Qeveria lehtësira për shoferët, shtyhet me tre muaj

Qeveria ka miratuar dje një akt normativ, i cili do të sjellë lehtësim për të gjithë drejtuesit e mjeteve. Pak muaj më parë qeveria bëri me dije se procesi i kolaudimit të makinave do t’i hiqet koncesionarit dhe do t’i kalojë shtetit, duke bërë edhe disa ndryshime në afatet e vlefshmërisë për certifikatën që tregon se mjeti ka kaluar në kolaudim. Ndërsa afatet e reja kanë hyrë në fuqi në datën 1 janar, përdoruesit e mjeteve që u përfundonte afati në këtë fillimviti nuk ishin të përgatitur për mënyrën se si do të veprojnë, duke shtuar këtu edhe faktin se po bëhen ndërhyrje në qendrat e kolaudimit. Për këto arsye, ditën e djeshme ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe kryeministri kanë firmosur dokumentin, i cili tregon se do të zgjatet në tre muaj të tjerë vlefshmëria e kolaudimit, për çdo automjet që ka bërë kontrollin gjatë 2020. “Njoftim mbi kolaudimin! Me VKM nr. 36, dt. 23.12.2020, zgjatet me 3 muaj vlefshmëria e certifikatave të kontrollit teknik (kolaudimi) për të gjitha mjetet rrugore që posedojnë një të tillë! Pra çdo mjet që ka kryer kolaudimin deri në 31.12.2020 përfiton këtë shtesë afati! Lexoni afatin e skadencës te certifikata që posedoni, shtojini +3 muaj! Pa stres! Ndryshimet e domosdoshme ligjore në Kodin Rrugor, pasi janë miratuar në dhjetor në Qeveri, do shqyrtohen nga Parlamenti dhe më pas do të vijohet me informimin e çdo zotëruesi mjeti rrugor”, thuhet në dokument. Më tej sqarohet për të gjithë përdoruesit e mjeteve se nuk do të ketë ndryshim tarifash, ndërsa mjetet që janë me zero km do të pajisen ditën e sotme me një autorizim të posaçëm që merret si vlershëm edhe nga Policia Rrugore. “Mjetet rrugore (të reja ose me km 0) që targohen nga e para, nga data 5.1.2021, do pajisen me autorizim të posaçëm deri në rihapjen e shërbimit të kontrollit teknik! Janë informuar të gjitha organet e kontrollit rrugor dhe entet e interesuara. Tarifat nuk ndryshojnë, cilësia PO! Si DPSHTRR, ashtu siç kemi punuar për transformimin e shërbimeve të transportit rrugor, do të revolucionarizojmë edhe kontrollin teknik (kolaudimin)”, sqaron dokumenti.

SGS ka rrënuar qendrat e kolaudimit

Nga ana tjetër, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe sqaroi se, gjendja e degraduar të shumë qendrave të kolaudimit është një tjetër arsye që afati do të shtyhet. Gjatë një interviste televizive ai tregoi se SGS gjatë këtyre viteve i ka tjetërsuar qendrat dhe shumë prej tyre kanë nevojë për ndërhyrje nga e para, pasi procesi i kolaudimit nuk mund të vazhdojë në ato kushte. “Gjendja e shumë qendrave të kontrollit, që u morën në dorëzim është shumë e rëndë dhe në pamundësi që të kryenim ndërhyrje përpara datës 31.12.2020 është e domosdoshme koha për të normalizuar gjendjen, si edhe për hapat ligjorë me koncesionarin për çdo observacion e detyrim kontraktual, por DPSHTRR s’mund të vijonte dot shërbimin në atë gjendje, ndaj po merren tërë hapat për mbrojtjen e interesit publik, sigurinë, tranzicionin ligjor dhe ofrimin e një shërbimi më të mirë! Me anën informatike kemi punuar paraprakisht, por me anën fizike kjo qe e pamundur, ndaj duhet kohë”, deklaroi Gonxhe. Më tej ai sqaroi se, për rinisjen e punës po punohet për të rifilluar sa më shpejt të jetë e mundur. Sipas tij, koncesionarit iu desh një vit kohë të kryente tranzicionin, ndërsa DPSHTR po përpiqet ta realizojë këtë brenda 1 muaji. “Me miratimin e Kodit të ri Rrugor nga Parlamenti, brenda janarit, do të kemi qartësi më të madhe që rinisja e shërbimit të kolaudimit të bëhet me normat e reja – periudhat e reja etj. Është e pashmangshme të kemi një fazë të tillë. Ju kujtojmë se, në vitin e parë, koncesionarit iu desh 1 vit kohë të kryente tranzicionin, ne duam ta kryejmë për rreth 1 muaj. Pra 3-mujori nuk do të thotë se do të qëndrohet mbyllur aq muaj”, theksoi ai.