
E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja cilit koalicion do t’i bashkohet për zgjedhjet e 25 prillit

Qeveria merr sërish borxh, 80 milionë dollarë nga BERZH për politikat fiskale, hapjen e vendeve të punës dhe mbështetjen e bizneseve

Shkruar nga Esmeralda HIDA 29 Janar 2021

Qeveria shqiptare ka marrë një tjetër borxh për të nisur rikuperimin ekonomik pas goditje nga fatkeqësitë natyrore. Gjatë viti 2020 Shqipëria është detyruar të marrë shumë herë borxh pasi ekonomia shqiptare u përfshi nga një krizë e thellë që nga tërmeti i 2019 deri në fund të vitit që lamë pas, për shkak të koronavirusit. Këtë herë qeveria ka nënshkruar një marrëveshje huaje me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila do të japë 80 milionë dollarë borxh. Në projektligjin për ratifikimin e kësaj marrëveshje të depozituar në Kuvend thuhet se, ky fond do të përdoret për 3 shtylla kryesore. Së pari, BERZH sugjeron të investohet në përmirësimin e politikave fiskale. Sipas dokumentit, rritja e transparencës në sistemin fiskal do të rrisë edhe aftësinë për mbledhjen e të ardhurave dhe stabilitetin në buxhetin e shtetit. Në këtë pikë BERZH kërkon që qeveria të tregohet e saktë në publikimin e të dhënave fiskale në vijim. “Si parakusht për një rikuperim të qëndrueshëm të ekonomisë, programi ndërtohet mbi tri shtylla. Shtylla e parë e këtij programi mbështet Shqipërinë në miratimin e reformave kryesore që forcojnë transparencën dhe qëndrueshmërinë e financave publike. Së pari, kjo shtyllë forcon aftësinë e mbledhjes së të ardhurave për të ndërtuar hapësirë fiskale dhe për të ulur borxhin e qeverisë. Kjo shtyllë mbështet publikimin e rishikimit të parë të plotë të shpenzimeve tatimore “Tax Expenditure” dhe institucionalizimin e botimeve të rregullta në vazhdim”, përcakton projektligji.
Mbështetja e sektorit privat
Sakaq në projektligj theksohet se, hapi tjetër i rëndësishëm do të jetë financimi për sektorin privat, pasi ringritja e bizneseve do të pasqyrojë dhe shenjat e para të rikuperimit ekonomik. Sipas BERZH, është e rëndësishme që të investohet më shumë në sektorin e turizmit në muajt në vijim, në mënyrë që sezoni tjetër ta gjejë vendin në një gjendje të përmirësuar dhe në gatishmëri për rritje aktiviteti. Në këtë mënyrë ekonomia do të jetë më e qëndrueshme përballë goditjeve të tjera. “Shtylla e dytë ndihmon në përmirësimin e financave për rritje e rimëkëmbje. Për të financuar investimet e nevojshme me qëllim përmirësimin e modelit të rritjes së ekonomisë shqiptare, kjo shtyllë forcon mobilizimin e kapitalit privat duke kontribuar në rritjen e qëndrueshme të biznesit dhe krijimin e vendeve të punës. Kjo shtyllë siguron mbështetje për këtë paketë thelbësore ligjore, duke bërë të mundur zbatimin e ligjeve megjithëse në vazhdën e një procesi të ndërlikuar miratimi si dhe nga goditjet me të cilat përballet vendi”, theksohet në projektligj.
Rritja e punësimit
Krijimi i vendeve të reja të punës është në tjetër synim i kësaj marrëveshje. Sipas të dhënave të projektligjit, huaja do të përdoret për të përforcuar tregun e punësimit në vend dhe orientimin e vendit drejt asaj ekonomie që sjell më shumë vende pune. Sakaq, theksohet se, rimëkëmbja e bizneseve do të sjellë rrjedhimisht vende të reja pune, të paktën aq sa u larguan gjatë pandemisë.
“Shtylla e tretë e këtij programi mbështet mundësitë sektoriale për zhvillim të qëndrueshëm. Qëllimi është të mundësohet krijimi i më shumë vendeve të punës të kualifikuara, duke forcuar vitalitetin dhe qëndrueshmërinë e modelit të rritjes së Shqipërisë. Ky program ka për qëllim të mbështesë riorientimin e ekonomisë drejt rritjes së biznesit të gjelbër dhe krijimit të vendeve të punës të kualifikuara”, përcakton projektligji. Në përfundim të projektligjit theksohet se, për të zbutur risqet, programi sugjeron bashkëpunim me asistencën teknike dhe projektet e tjera të financuara nga grupi i BB-së dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.
Më të lexuarat


Rriten përfitimet financiare për personat me aftësi të kufizuara, zbardhet plani i qeverisë, ja të gjitha benefitet

Mazhoranca zhbllokon koncesionin e Rinasit, rrëzohet dekreti i presidentit, zgjatet me 13 vite kontrata

Euro dhe paundi në zbritje! Mësoni si është kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Kadastra nxjerr emrat, 500 familje marrin lejet e legalizimit, ja përfituesit sipas qyteteve

Bum ankesash për tenderat, 178 kërkesa vetëm në 4 muaj, kompanitë pretendime për shkelje të procedurave

Publikohet lista, 107 emra në Tiranë përfitojnë dëmshpërblimet për tërmetin, ja familjet që marrin paratë në dorë

Pandemia vijon dëmet në ekonomi, viti 2021 nis me rënie të ardhurash, bizneset më pak fitime

Raporti i MFE, ja faktorët që ndikuan në rritjen e borxhit publik, bien ndjeshëm investimet e huaja

Lista e ATP, 146 ish-pronarë marrin paratë për tokat e prekura nga ndërtimet informale, ja emrat

ISSH zbardh listën, ja 172 naftëtarët, minatorët dhe metalurgët që përfitojnë shtesë të pensionit
