BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Ekonomia

Qeveria merr sërish borxh për të përballuar pandeminë, shkon në Kuvend marrëveshja me BERZH, merren 75 milionë euro hua

Qeveria merr sërish borxh për të përballuar pandeminë,

Qeveria shqiptare vazhdon të marrë borxhe. Gjatë këtij viti Shqipëria ka marrë shumë borxhe për të përballuar pasojat e lëna nga pandemia. Kështu duke mos pasur siguri në vijueshmërinë e saj jemi të detyruar të marrim sërish borxhe nga ndërkombëtarët. Këtë herë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të japë 75 milionë euro për përballimin e krizës dhe ringritjen e turizmit. Marrëveshja është nënshkruar disa ditë më parë, ndërsa ditën e djeshme ka mbërritur në Kuvend projektligji mbi bazën e të cilit është ndërtuar marrëveshja. Konkretisht, BERZH do të japë 15 milionë euro për përballimin e koronavirusit. Me këto para do të rriten numri i pajisjeve dhe medikamenteve që përdoren për t’u kuruar nga koronavirusi, si dhe shtimi i ambulancave për të transportuar në kohë pacientët. “Miratim i këtij projektligji synon ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin për reagimin ndaj emergjencës COVID-19 në Shqipëri, në shumën prej 15. 000. 000 eurosh. Sa i takon kapaciteteve në relacion thuhet se do të ketë shtim të numrit të shtretërve, infrastrukturë më të mirë, sigurimin e pajisjeve dhe të materialeve të tjera të rëndësishme shëndetësore, sigurimit në shkallë të gjerë të pajisjeve mbrojtëse personale për punonjësit e kujdesit shëndetësor, si edhe blerjen e ambulancave moderne”, thuhet në dokument. Gjithashtu këto para do të shërbejnë për fugimin e rrjetit të shërbimeve epidemiologjike. Ndër të tjera edhe të sëmundjeve që paraqesin ngjashmëri me gripin, duke përfshirë sistemet e njoftimit të hershëm lidhur me rishfaqjen e përhapjes së vazhdueshme në komunitet. BERZH garanton edhe përmirësimin e laboratorëve kombëtarë të referencës dhe shëndetit publik, si dhe të kapaciteteve epidemiologjike për zbulimin dhe konfirmimin në një fazë të hershme të rasteve të COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera që lidhen me të.

Rikuperimi i turizmit

Për turizmin në total BERZH do të japë 100 milionë euro, por 60 milionë euro do jepen si hua dhe 40 milionë euro do të jenë në formë granti. Referuar projektligjit, programi do të përmirësojë turizmin e qëndrueshëm e të përgjegjshëm, duke rigjeneruar kështu strukturën ekonomike lokale dhe mjedisin urban. Destinacione turistike më të shumta dhe më tërheqëse do të rrisin shpenzimet e turistëve, kohëzgjatjen e sezonit turistik, mundësitë e punësimit për popullsinë lokale dhe të ardhurat në zonat e synuara. Sipas projektligjit ndërhyrja në infrastrukturë në zonat turistike do të nxisë rritjen ekonomike. Gjithashtu do të rikuperojë bizneset që operojnë në turizëm. “Ky projektligj synon ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për programin për zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës në Shqipëri, në shumën prej 60. 000. 000 eurosh. Shuma totale e financimit të programit është 100 milionë euro, nga ku: 40 milionë euro grant dhe 60 milionë euro hua. Programi synon rritjen e kontributit të turizmit të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm ndaj rritjes ekonomike të Shqipërisë. Ai do të zbatojë dhe do të testojë modelin e zhvillimit ekonomik lokal të udhëhequr nga turizmi në territoret e bashkive Fier, Berat, Shkodër e Korçë, i përqendruar në një numër të modeleve pilot të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, si dhe mjeteve të destinacioneve të tjera lokale”, thuhet në dokument. Projektligji bën me dije se, modeli do të shtrihet në vende të tjera, të cilat do të zgjidhen në bazë të nevojave dhe të potencialeve të tyre për zhvillim lokal, në përputhje me politikën e zhvillimit rajonal shqiptar. Bashkitë mund të marrin mbështetje për përmirësimin e infrastrukturës së tyre, lidhjen rajonale dhe shërbimet bashkiake.