Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qeveria miraton ndërtimin e aksit Kashar-Thumanë

Postuar: 13/03/2018 - 16:24

Qeveria ka miratur projektin e dytë në kuadër të këtij programi. Bëhet fjalë për vendimin që i hap rrugën ndërtimit të aksit rrugor Kashar-Thumanë.

Kryeministri Edi Rama e njoftoi këtë edhe përmes rrjeteve sociale.

Miratimi i bonusit për Gener 2 i hap rrugë tashmë procedurës normale të garës për ndërtimin e rrugës por që, falë ofertës së pakërkuar, ajo do të jetë e avantazhuar nga pikët. Projekti i propozuar për rrugën është ndërtim dhe mirëmbajtje. E gjithë kontrata parashikohet të realizohet në 10 vjet, ku dy vitet e para janë ndërtim dhe 8 vite janë mirëmbajtje.

Kostoja e ndërtimit parashikohet të jetë në vlerën 244 milionë euro. Ky shpenzim, parashikohet të kryhet në një kohëzgjatje 24 mujore. Kostot totale të projektit do të përfshijnë shpenzimet kapitale dhe mirëmbajtjen rutinë. Mirëmbajtja do të fillojë nga viti i tretë dhe do të zgjasë për 8 vite.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 34

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2018 - 09:33

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, sipas Bankës së Shqipërisë:

Postuar: 12/12/2018 - 07:31

 Ministria e Financave ka publikuar listën me 652 trashëgimtarët, të cilët kanë mangësi në d

Postuar: 11/12/2018 - 08:07

Një draft me ndryshime në ligjin “Për mediat audiovizive në republikën e Shqipërisë”

Postuar: 11/12/2018 - 07:28

Kontrolli i Lartë i Shtetit po përgatitet për depozitimin në prokurori të kallëzimit penal për 7

Postuar: 10/12/2018 - 15:29

Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës janë rritur me 40% për muajin nëntor, periudhë kur Prishti

Postuar: 09/12/2018 - 07:27

Skema e ndihmës ekonomike si ajo e përfitimit nga personat me aftësi të kufizuara do të ndryshojn

Postuar: 08/12/2018 - 07:30

Niveli i përgjithshëm i çmimeve u rrit vetëm me 1.8 % në muajin nëntor, duke shënuar ritmet më të