Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qeveria miraton vendimin, ja emrat e 200 pronarëve që marrin tapinë për tokën në 5 qarqe

Postuar: 08/02/2019 - 07:26

Qeveria miratoi në mbledhjen e fundit kalimin e së drejtës së pronësisë për parcelat ndërtimore ku janë ndërtuar objekte pa leje. Bëhet fjalë për 200 pronarë, (emrat e të cilëve gjenden në listën e mëposhtme), të cilët sipas këtij vendimi do të përfitojnë certifikatën e pronësisë. Pronarët përfitues që do të marrin certifikatën e pronësisë brenda 5 ditëve janë në 5 qarqe; në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë dhe Dibër. Trualli që i kalon në pronësi këtyre qytetarëve, aktualisht është në pronësi shtet, ose me pronar të tretë. Nëpërmjet këtij vendimi shteti heq dorë nga pronësia për këto troje, duke ia kaluar qytetarëve, për rastet kur trualli është me pronar shtetin. Ndërsa për rastet kur trualli ka pronar të tretë, më tej do të vazhdohet me procesin e kompensimit të tyre.

Parcelat sipas qarqeve

Numri i parcelave ndërtimore për të cilat sapo është miratuar kalimi i pronësisë sipas qarqeve është: Për Qarkun Dibër (ZVRPP Dibër, Bulqizë, Mat), numri i parcelave ndërtimore është 63, me sipërfaqe të përgjithshme 15 278 m²; Për Qarkun Lezhë (ZVRPP Lezhë, Kurbin), numri i parcelave ndërtimore është 15, me sipërfaqe të përgjithshme 4 781 m²; Për Qarkun Shkodër (ZVRPP Shkodër), numri i parcelave ndërtimore është 3, me sipërfaqe të përgjithshme 614 m²; Për Qarkun Tiranë (ZVRPP Tiranë), numri i parcelave ndërtimore është 61, me sipërfaqe të përgjithshme 17 639 m²; Për Qarkun Durrës (ZVRPP Durrës), numri i parcelave ndërtimore është 58, me sipërfaqe të përgjithshme 21 767 m². Sipas vendimit të qeverisë, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Dibër, Bulqizë, Mat, Lezhë, Kurbin, Shkodër, Tiranë, Durrës, do të duhet të regjistrojnë brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, kalimin e së drejtës së pronësisë së parcelave ndërtimore dhe hipotekën ligjore mbi to, në përputhje me përcaktimet e pikave 15 e 16, të vendimit nr.1095, datë 28.12.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave të bashkërendimit të punës, ndërmjet ALUIZNI-t dhe ZQRPP-së, si dhe të procedurave apo kufizimeve që zbatohen për efekt të regjistrimit të pasurive të legalizuara”. Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Vendim do të hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Listën e plotë të emrave e gjeni tek Gazeta "SOT".

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 08:05

 Detyrimet e parapaguara ndaj administratës tatimore shënuan një rritje në vitin 2018, duke arritur rreth 108 miliardë lekë, me një rritje prej 8 miliardë lekë në raport me një vit më parë.

Postuar: 20/04/2019 - 07:51

Ashtu si pothuajse gjatë gjithë vitit 2018, edhe këtë vit mesa duket bankat do të vijojnë të mos

Postuar: 19/04/2019 - 07:20

Pas shumë muajsh kundërshtimesh nga ana e biznesit, qeveria ka shfaqur shenjat e para të një tërh

Postuar: 18/04/2019 - 07:19

Të gjithë tatimpaguesit me të ardhura në shumën mbi 2 milionë lekë duhet të dorëzojnë deklaratën

Postuar: 17/04/2019 - 07:18

Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit të Investimeve zh

Postuar: 16/04/2019 - 07:26

Hyn në fuqi vendimi për rritjen e pagave për diplomatët, ushtarakët, mësuesit dhe policët e burgj

Postuar: 14/04/2019 - 18:45

Bankat shqiptare kanë aktualisht 2,9 miliardë euro të investuara jashtë vendit ose gati një të tr