BREAKING NEWS

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin Rama

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x

Ekonomia

Qeveria miraton vendimin për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë, ja kategoritë e reja që do të përfitojnë

Qeveria miraton vendimin për dëmshpërblimin e ish-të

Qeveria miraton vendimin për dëmshpërblimin e ish-të burgosurve politikë. Vazhdimisht autoritetet kanë deklaruar se ky vit do të gjejë zgjidhje për dëmshpërblim të kategorive të veçanta si, naftëtarë, ish-pronarë dhe për ish-të përndjekurit politik, çështje që kanë hasur gjithmonë probleme dhe kanë krijuar përplasje. Kështu, në mbledhjen e fundit të zhvilluar, Këshilli i Ministrave ka bërë një hap pozitiv sa i përket të burgosurve nga regjimi komunist. Në një vendim të publikuar në faqen zyrtare qeveria tregon se, të mërkurën është miratuar vendimi i cili përcakton dëmshpërblimin financiar për ish-të përndjekurit politik në vend, përfshirë këtu edhe familjarët e ish-të burgosurve që nuk jetojnë më. Sakaq, ajo që bie në sy është se me këtë vendim janë shtuar edhe ky kategori të reja përfituesish, që nuk përfshiheshin në vendimet e mëparshme. Sipas të dhënave, sapo ky vendim të hyjë në fuqi do të përfitojnë dëmshpërblim edhe ata persona që në kohën e regjimit janë izoluar në institucionet mjekësore. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 9 e 10, të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave vendosi: miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish-të dënuarit politikë të dënuar me burgim, izolim në hetuesi, izolim në institucion mjekësor apo mjekësor psikiatrik, sipas listës së përcaktuar në aneksin A, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij”, përcakton vendimi. Ndër të tjera sqarohet se edhe kjo kategori e shtuar do të vlerësohet dhe do të marrë dëmshpërblim nën nivele të barabarta me kategoritë e tjera, duke sqaruar se emrat e përfituesve do të publikohen së shpejti.

Tjetër kategori përfituese

Referuar vendimit, një tjetër kategori përfituese do të jenë edhe ata persona të cilët janë burgosur pas iu bërë një gjyq më parë, si dhe ata që kanë marrë dënim kapital. Pra, këtë herë qeveria kë menduar që të përfshijnë skemën e dëmshpërblimit të gjitha ata që janë dënuar padrejtësisht nga regjimi komunist dhe kanë vuajtur dënimin, pavarësisht formës që i është caktuar. Edhe për këtë kategori Këshilli i Ministrave parashikon dëmshpërblim jo më të ulët se niveli minimal i përcaktuar në ligjin për ish-të dënuarit politik. “Miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish-të dënuarit politikë të dënuar me dënim kapital ose të ekzekutuar pa gjyq, sipas listës së përcaktuar në aneksin B, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Shpërndarja e masës së dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë kryhet me këste, sipas kritereve dhe kufijve të përcaktuar në nenin 12, të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar”, thuhet në vendim. Ndërsa bënë me dije se ky vendim nisë të zbatohet pasi të jetë publikuar në Fletoren Zyrtare, Këshilli i Ministrave sqaron se dëmshpërblimi për secilin prej përfituesve do të jepet me këste dhe shuma e përfituar do t’u kalojë automatikisht në llogaritë e tyre bankare. “Shuma e llogaritur transferohet në një llogari të posaçme në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në llogaritë personale të tyre, të hapura në bankat e nivelit të dytë, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2017, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.

Më të lexuarat