BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Qeveria ndryshon ligjin për borxhin dhe garancinë sovrane, bllokim llogarish për bizneset që nuk shlyejnë detyrimet

Qeveria ndryshon ligjin për borxhin dhe garancinë sovrane, bllokim

Qeveria ka vendosur të marrë masa për bizneset që nuk po shlyejnë dot kreditë e marra gjatë pandemisë. Për shkak se janë hasur problematika dhe vështirësi në aplikimin e garancive sovrane për t’i ardhur në ndihmë bizneseve gjatë pandemisë Covid-19, qeveria ka bërë ndryshime në legjislacion në mënyrë që këto skema të mirë menaxhohen më me kujdes. Ministria e Financave ka hedhur për konsultim projektligjin për “Huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë”, ku sipas ndryshimeve të bëra në ligjin ekzistues, Agjencisë së Trajtimit të Kredive-së, institucion nën varësinë e ministrisë së Financave, i kalojnë funksionet për menaxhimin e skemave të Garancive Sovrane, për t’i ardhur në ndihmë biznesit në situatën e Covid-19, apo çdo skemë të ngjashme që mund të jetë e nevojshme në të ardhmen të miratohet. Ndërkohë në ligj janë bërë edhe disa ndërhyrje të tjera në funksion të veprimtarisë së huamarrjes shtetërore dhe të menaxhimit të borxhit shtetëror. Nga kalimi i Garancive Shtetërore tek Agjencia e Trajtimit të Kredive, përfitojnë subjekte publike apo ndërmarrje shtetërore siç janë operatorët e energjisë, ujësjellësit etj, pra duke mundësuar rikuperimin e të drejtave edhe përtej skemave të veçanta të garancive. Çështja e mbledhjes së detyrimeve nga këto subjekte kundrejt buxhetit të shtetit është një problem që i është kushtuar vëmendje e veçantë gjatë auditimeve të KLSH, si dhe është pjesë e raporteve të lëshuara nga ky institucion, ndaj u konsiderua e nevojshme ndërmarrja e gjithë masave, duke përfshirë këtu edhe ndryshimet ligjore.

Masat ndaj subjekteve që nuk shlyejnë detyrimet

ATK-së, nëpërmjet ndryshimeve ligjore të propozuara i kalon për t’u menaxhuar aktivitetet dhe funksionet si administrimi dhe ruajtja e dokumentacionit dhe të dhënave sa i takon skemave të garancive, pa cenuar detyrimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për ruajtjen e dokumentacionit dhe regjistrimin e të dhënave për borxhin shtetëror dhe garancive shtetërore të huave; Mbajtja e bazës së të dhënave dhe regjistrin analitik të garancive që menaxhon; Verifikimi i rasteve të thirrjes së Garancisë për pagesë, në rastet e mospagimit nga Huamarrësi dhe njoftimi i MFE; Ndjekja e rikuperimit të të drejtave që i lindin Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë pas pagesave të kryera sipas skemave të garancisë. Ndryshimet kanë saktësuar edhe procedurat që duhen ndjekur në rastet kur një subjekt ka përfituar kredi përmes garancisë sovrane dhe nuk e shlyen atë. Në këtë rast, detyrimi për të paguar i kalon Ministrisë së Financave, pagesë e cila kryhet përpara dhe pavarësisht rezultatit të verifikimit të aftësisë pagues të huamarrësve. Pas kryerjes së pagesës, në rast se nga verifikimi i aftësisë pagues të huamarrësve rezulton se ka mundësi pagese, Ministria përgjegjëse për financat, me urdhër kërkon bllokimin e llogarive dhe sekuestrimin e kundra vleftës që ajo ka paguar. Në këto raste aplikohen edhe masa administrative ndaj subjekteve.

Më të lexuarat