BREAKING NEWS

Regjistrohen 25 raste të reja me Covid, asnjë viktimë në Shqipëri

Regjistrohen 25 raste të reja me Covid, asnjë viktimë në
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Ndërron jetë ish-deputeti i njohur i Partisë Demokratike

Lajm i trishtë! Ndërron jetë ish-deputeti i njohur i Partisë
x
BREAKING NEWS

Italia deklasifikon 4 mijë dokumente, mes tyre akte top sekret të misioneve në Shqipëri, në ato vite kryeministër ishte Ilir Meta, priten të zbardhen emrat e ministrave dhe magjistratëve shqiptarë

Italia deklasifikon 4 mijë dokumente, mes tyre akte top sekret të
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të njëjtin tmerr...”/ Erion Braçe thirrje urgjente të gjithë shqiptarëve: Mos keni frikë! Çohuni!

“Rrezikojmë të njëjtin tmerr...”/  Erion
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Vazhdojnë protestat masive kundër masave anti-Covid në Gjermani, mijëra njerëz zbarkojnë në rrugë, një burrë pësoi atak kardiak teksa u arrestua nga policia (DETAJET)

Degradon keq situata/ Vazhdojnë protestat masive kundër masave
x
BREAKING NEWS

THELLOHET TRAGJEDIA! Shpërthimi i bombolës së gazit brenda hotelit në Velipojë, pas 2 vajzave ndërron jetë edhe nëna. Ja si paraqitet gjendja e djalit të vetëm të familjes që ka mbijetuar

THELLOHET TRAGJEDIA! Shpërthimi i bombolës së gazit brenda
x
BREAKING NEWS

Alarmohen qytetarët në Elbasan, zbulohet një granatë në mes të rrugës, njoftohen me urgjencë forcat xheniere

Alarmohen qytetarët në Elbasan, zbulohet një granatë në
x
BREAKING NEWS

GJKKO nuk rihapi hetimin për Fatmir Mediun, SPAK bën një tjetër lëvizje

GJKKO nuk rihapi hetimin për Fatmir Mediun, SPAK bën një
x

Ekonomia

Qeveria ndryshon ligjin për punonjësit socialë, ja kush rrezikon vendin e punës, kriteret dhe procedurat e reja

Qeveria ndryshon ligjin për punonjësit socialë, ja kush rrezikon

Qeveria ka vendosur të kalojë në sitë të gjithë punonjësit socialë në vend. Përmes një projektligji të dërguar së fundmi në Parlament bëhet e ditur se punonjësit socialë, si ata që kanë vite në punë si ata që kërkojnë të punësohen si të tillë, më parë duhet të vërtetojnë që kanë mbaruar studimet në këtë drejtim. Sipas projektligjit këto vendime janë marrë pas një shqyrtimi në përgjithësi të kësaj kategorie punonjësish, ku janë vënë re shumë mangësi dhe mungesë profesionalizmi në shumë prej tyre që aktualisht veprojnë në tregun e punës. “Çdo punonjës social duhet të zotërojnë diplomë të nivelit “Master i Shkencave ose Master Profesional”, në fushën e punës sociale dhe diplomë të nivelit “Bachelor” në të njëjtën fushë, lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë, brenda apo jashtë vendit, si dhe të njohura dhe të njësuara në Republikën e Shqipërisë nga ministria përgjegjëse për Arsimin. Me anë të këtij ndryshimi pritet të rritet cilësia e ofrimit të shërbimeve në fushën e punës sociale, sidomos në atë të shërbimeve sociale, pasi do të ofrohet nga persona të diplomuar dhe kualifikuar për to”, thuhet në relacionin shoqëruar projektligjit. Ndër të tjera në dokumente theksohet se ndryshimet bëhen pasi është e nevojshme që kjo kategori të fitojë dhe të zhvillojë aftësi për të aplikuar koncepte dhe strategji të kërkimit shkencor në praktikën e punës sociale, si dhe të marrë njohuri të thelluara profesionale për të adresuar dhe referuar problemet shëndetësore e ato psikosociale të personave që e marrin shërbimin, ku pjesa më e madhe e tyre punojnë pranë qendrave të shërbimit për të moshuarit, qendrave edukative dhe shkollave. Sakaq, duke qenë se aftësitë e punonjësve do të vlerësohen nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Punonjësit Social, Këshilli i Ministrave ka vendosur disa kritere edhe për këta të fundit për të qenë pjesë e kësaj asambleje. Konkretisht në nenin 3 të këtij projektligji parashikohet të shtohen dy kritere në përzgjedhjen e kryetarit të Urdhrit, ku në nenin 14 të ligjit shtohet shkronja “b/1” ku si kriter kryesor është të jetë anëtar i Urdhrit, pra të ketë diplomën e studimeve të larta “Bachelor” në punë sociale dhe “Master i Shkencave/Profesional” në fushën e punës sociale, si dhe shkronja “c”, ku përcaktohet gjithashtu si kriter të kenë jo më pak se pesë vjet përvojë në shtrimin e profesionit të punonjësit social, nga një vit që është në ligjin ekzistues.

Kualifikimet për vendet e punës

Ndër të tjera në dokument theksohet se qëllimi kryesor i këtij projektligji është rregullimi i procedurës kalimtare për personat që e ushtrojnë tashmë profesionin e punonjësit social, por që nuk përmbushin kriterin e zotërimit të diplomës së studimeve të larta “Bachelor” në punë sociale dhe “Master i Shkencave/Profesional” në fushën e punës sociale ose ekuivalente me të, sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë. Për këtë arsye në nenin 5 të projektligjit është vendosur që të gjithë ata që janë tashmë aktivë në tregun e punës qoftë në struktura shtetërore apo private, por që nuk zotërojnë dokumentet e mësipërme duhet të marrin pjesë në programe trajnuese dhe kualifikuese. Kështu pasi ata të aftësohen teorikisht dhe praktikisht do t’i ushtrohen provimit të shtetit, i cili do të jetë me detyrim dhe vendimtar për kualifikim ose jo të tyre. “Është riformuluar neni 19 i ligjit “Dispozitat kalimtare”, në mënyrë që individët, që në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, ushtrojnë ose kanë ushtruar profesionin e punonjësit social për një periudhë të caktuar kohe, por nuk kanë formimin dhe kualifikimin profesional minimal, sikurse kërkohet nga ndryshimet e ligjit, do ta ruajnë vendin e punës për një afat të caktuar por do të jenë të detyruar të ndjekin programe të formimit dhe kualifikimit profesional. Pas përfundimit të programimit të formimit dhe kualifikimit profesional, të përshtatshëm për ushtrimin e profesionit të tyre, ata i nënshtrohen provimit të shtetit, në të kundërt janë të detyruar të dalin nga tregu i punës”, theksohet në projektligj.