Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qeveria ndryshon mënyrën e dëmshpërblimit për të përndjekurit politikë, ja afatet e reja në bazë të masës së përfitimit

Postuar: 11/07/2019 - 07:26

Qeveria ka ndryshuar mënyrën e dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit politikë. Përmes një vendimi të marrë ditën e djeshme, do të ketë ndryshime sa i takon afateve dhe kjo do të bëhet përmes masës së përfitimit. Sipas vendimit, në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë nga regjimi komunist do ndahet në mënyrë proporcionale për të gjithë përfituesit, me kusht që kësti i dëmshpërblimit të mos jetë më i madh se 1 milion lekë. Më tej theksohet se për të gjitha subjektet përfituese parësore, kur vlera totale e dëmshpërblimit është mbi 8 milionë lekë, vijohet me pagesën e këstit pasardhës deri në shpërndarjen e plotë të shumës së miratuar. Por, në rast se vlera totale e miratuar për të gjithë përfituesit është deri në 1 milion lekë, shpërndarja e dëmshpërblimit kryhet me një këst të vetëm, pavarësisht fazës në të cilën ndodhet shpërndarja e dëmshpërblimit. Më tej në vendimin e qeverisë bëhet e ditur se me kryerjen e pagesës së dëmshpërblimit për të gjithë përfituesit, brenda këstit më të ulët fillon pagesa e këstit pasardhës. Ky mekanizëm përsëritet deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit. Me këtë vendim qeveria parashikon që të mbyllë sa më shpejt procesin e dëmshpërblimit për të gjithë ata të dënuar politikisht nga regjimi komunist.

Dorëzimi i dokumenteve

Vendimi vjen në një kohë kur ministria e Financave ka publikuar listën e tretë me emrat e trashëgimtarëve të ish-të përndjekurve politikë, që kanë afat tre muaj për të sjellë dokumentet që u mungojnë, në mënyrë që të realizohet marrja e këstit të tretë të dëmshpërblimit. Dokumentet që kërkohen sipas ligjit janë dëshmi trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose kopje e njësuar noterizuar; autorizim me shkrim i lëshuar nga përfituesi për të përfituar dokumentet e nevojshme elektronike; certifikatë vdekje e ish të dënuarit dhe certifikatë e trungut familjar (certifikata e trungut nuk mund të zëvendësohet me certifikatë familjare) do të aksesohen dhe printohen nga ana e Drejtorisë së Pagesave të Dëmshpërblimeve nëpërmjet portalit të shërbimeve publike elektronike e-albania, brenda kuadrit të shërbimeve që disponon e-albania. Ato shërbime të cilat nuk aksesohen dot nëpërmjet portalit elektronik të shërbimeve publike do ti kërkohen subjekteve përfituese për t’i dërguar. Po kështu, kërkohen numrat e llogarisë bankare në Lek (IBAN) për çdo trashëgimtar ose për personin e autorizuar me prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që ushtron veprimtarin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë; dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit. Kur një trashëgimtar i radhës së parë, të ish të dënuarit politikë, nuk jeton, për të tërhequr dëmshpërblimin, trashëgimtarët e radhës së dytë, (fëmijët e tij) duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, të gjithë dokumentet për trashëgimtarin e radhës së parë që nuk jeton. Kur një trashëgimtar i radhës së dytë nuk jeton, e drejta e tyre për dëmshpërblim nuk vazhdon më tej.

Radha e këstit

Një muaj më parë Ministria e Financave dhe Ekonomisë informoi se ka filluar procedurën e pagesës së këstit të njëmbëdhjetë për kategorinë e subjekteve përfituese parësore. Sipas njoftimit, pagesa për kategorinë e subjekteve parësore, kryhet sipas kësaj radhe: Ish të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës; Ish të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji; Ish të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm; Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji; Ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së pare në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji dhe Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 07:30

Nis zbatimi i ligjit për trajnimin financiar suplementar të naftëtarëve. Në maj të këtij viti Parlamenti miratoi një sërë ndryshimesh në ligj duke mundësuar një pension për naftëtarët, minatorët dhe metalurgët.

Postuar: 19/09/2019 - 07:30

Teksa përfaqësues të Komisionit të Venecias erdhën dje në Tiranë për ligjin e pronave, qeveria ka

Postuar: 18/09/2019 - 07:33

Autoriteti i Konkurrencës i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për të kërkuar liberalizimin e

Postuar: 17/09/2019 - 08:55

Thellohet skandali me koncesionin e hemodializës.

Postuar: 15/09/2019 - 07:51

Qeveria ka çuar në Kuvend buxhetin faktik të vitit 2018, ku paraqitet një situatë e qartë e proce

Postuar: 14/09/2019 - 07:54

 Ndalimi i rënies së euros në tregun e këmbimit valutor ka rezultuar një dështim për Guverna

Postuar: 13/09/2019 - 14:29

Monedha e përbashkët i është rikthyer ciklit rënës në tregun e brendshëm.