BREAKING NEWS

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim, përfaqësuesit e Këshillit Politik bëjnë një tjetër lëvizje

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim,
x

Ekonomia

Qeveria ndryshon procedurat e tenderëve për Covid-19, ja si prokurimet me negocim do të zhvillohen nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara

Qeveria ndryshon procedurat e tenderëve për Covid-19, ja si prokurimet

Kohët e fundit qeveria është përballur me një sërë akuzash në lidhje me procedurat e prokurimeve publike për përballimin e Coronavirusit. Në këto kushte është detyruar të ndryshojë procedurat. Përmes një vendimi të publikuara në Fletoren Zyrtare qeveria njofton se tashmë tenderat do të zhvillohen me marrëveshje të administruara nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara dhe të mos klasifikohen si tendera sekretë. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës në lidhje me ligjin për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar, Këshilli i Ministrave vendosi: Agjencia e Blerjeve të Përqendruara do të administrojë çdo shprehje disponibiliteti të paraqitur nga operatorët ekonomikë, të referuar si “biznesi i përpunimit aktiv”, sipas parashikimeve të Kodit Doganor, që prodhojnë mallra ose ofrojnë shërbime të nevojshme për përballimin e situatës së krijuar nga epidemia COVID-19”, thuhet në vendim. Sipas këtij vendimi që procedurat të jenë sa më transparente do të jetë vetë Agjencia e Blerjeve të Përqendruara që do të përcaktojë çmimin e mallrave dhe kohën ku do të shërbehen këto mallra për përdorim. Edhe më kryesorja po ky institucion do të merret me listën e subjekteve që do të paraqiten si konkurrues. “Agjencia e Blerjeve të Përqendruara do të hartojë dhe do të përditësojë listën e operatorëve ekonomikë, çmimet përkatëse të mallrave e të shërbimeve, si dhe kohën për lëvrimin e tyre”, theksohet në vendim.

Kushtet për autoritetet kontraktore

Ndër të tjera në vendim bëhet e ditur se kontratat që do të realizohen do të jenë të nevojshme për plotësimin e nevojave si: “Shërbime dezinfektimi”, të lidhura ngushtësisht dhe të nevojshme për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19, të ambienteve të brendshme dhe të jashtme të autoriteteve kontraktore dhe “Blerje materialesh të nevojshme për mbrojtjen personale” ku përshihen maska, doreza, materiale pastrimi, dezinfektimi, alkool. Shërbimet të cilat do të mundësohen nga tregu vendas. Për këtë arsye menjëherë Agjencia e Blerjeve të Përqendruara duhet të paraqesë listën e autoriteteve kontraktore ofertues. “Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, bazuar në kërkesën e çdo autoriteti kontraktor, do të vendosë në dispozicion, menjëherë listën e përditësuar të operatorëve ekonomikë “biznes i përpunimit aktiv”, që kanë shprehur disponibilitetin për mallrat dhe shërbimet e nevojshme”, thuhet në vendim. Ndërkohë në vendim bëhet e qartë për të gjithë kompanitë konkurruese se do të merren parasysh ofertat që shfaqen në kosto më të ulët dhe për kohën e përcaktuar nga agjencia. “Mallrat dhe shërbimet do të konsiderohen të leverdishme kur disponibiliteti i operatorëve ekonomikë është paraqitur për çmime më të ulëta se çmimet normale të tregut dhe për kohë lëvrimi të mallrave apo ekzekutimi të shërbimeve, më të shkurtra se afatet e kërkuara nga autoritetet kontraktore”, sqarohet në vendim. Në këtë rast që aprovimi për marrëveshje të jetë transparentë për të gjithë kompanitë, secila prej tyre është e detyruar që të paraqesë pranë institucionit përgjegjës të dhënat për sasinë si dhe fondin e përcaktuar për këto shërbime. “Autoritetet kontraktore, duhet të dërgojnë në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara, si organ qendror blerës, të dhënat teknike e sasiore dhe fondin përkatës për mallrat dhe shërbimet e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se 2 ditë nga njoftimi”, thuhet në vendim.