Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qeveria ndryshon procedurat, ja dokumentet dhe rruga që duhet ndjekur për të përfituar ndihmë ekonomike

Postuar: 06/09/2019 - 08:45

Qeveria ka ndryshuar procedurat për përfitimin e ndihmës ekonomike. Në vendim është parashikuar se do të përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike për një periudhë njëvjeçare, familjet të cilat kanë në përbërje të tyre qoftë edhe një anëtar të vetëm që është në moshë aktive pune dhe refuzon ofertat për punë të zyrave të punës. Kategoritë që përfitojnë nga skema ekonomike janë familjet në nevojë, që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme; jetimët, të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore; prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë; viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre; viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore. Por në Vendimin e Këshillit të Ministrave janë përcaktuar edhe dokumentet që duhet të dorëzojnë çdo kategori familje, që të ketë mundësi të përfitojë nga skema e ndihmës ekonomike. Sipas VKM, pjesë e dokumenteve duhet të jetë një fotokopje e kartës së identitetit të aplikantit së bashku me certifikatën e pronësisë, e cila duhet të lëshohet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Por në VKM janë përcaktuar edhe dokumentet që duhet të dorëzojnë familjet që janë në nevojë, që në përbërjen e tyre kanë persona me aftësi të kufizuar. Kjo kategori, përveç dokumenteve të sipërpërmendura, duhet të dorëzojnë edhe një kopje vërtetimi të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, për të vërtetuar se kjo familje pajiset me pagesë për aftësinë e kufizuar të njërit prej anëtarit. Ndërsa për ato familje që kanë një nga fëmijët me studime, krahas dokumenteve të mësipërm, duhet të dorëzojnë edhe një vërtetim nga institucioni ku ndjekin studimet. Në VKM janë përcaktuar edhe dokumentet që duhet të dorëzojnë kategoria e jetimëve. Personat e kësaj kategorie duhet të dorëzojnë në njësinë administrative një kopje të kartës së identitetit, së bashku me një kopje e statusit të jetimit e noterizuar. Po ashtu, një tjetër dokument është edhe vërtetimi për ndjekjen e studimeve.

Masa e ndihmës ekonomike

Ndihma ekonomike, që përfitojnë familjet dhe individët në nevojë, është e plotë dhe masa nuk kufizohet për shkak të numrit të anëtarëve. Ndihmë ekonomike përfitojnë familjet që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme nga programet e mbrojtjes shoqërore, remitancat, qiraja, asetet, bujqësia apo të ardhura të tjera, dhe individët e përcaktuar në pikën 2, të kreut I të këtij vendimi. Në VKM theksohet se masa e ndihmës ekonomike për çdo viktimë të dhunës në marrëdhëniet familjare që nuk trajtohet në institucionet e përkujdesjes shoqërore, të përcaktuar në urdhrin e mbrojtjes apo urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, është 3 000 lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet gjatë periudhës së vlefshmërisë të urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, të përcaktuar në vendimin e gjykatës. Po ashtu, edhe për kategorinë e jetimëve do të jetë 3000 lekë në muaj, ku theksohet se do të ketë edhe një shtesë për ata që ndjekim arsimimin. Ndërsa për anëtarët e familjes, fëmijë/jetimët që nuk janë në institucione për të cilët vërtetohet se janë vaksinuar sipas kalendarit të vaksinimit, do marrin një shtesë në masën 100 lekë, për çdo vaksinë të kryer.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 07:51

Qeveria ka çuar në Kuvend buxhetin faktik të vitit 2018, ku paraqitet një situatë e qartë e procesit të auditimit të institucioneve shtetërore.

Postuar: 14/09/2019 - 07:54

 Ndalimi i rënies së euros në tregun e këmbimit valutor ka rezultuar një dështim për Guverna

Postuar: 13/09/2019 - 14:29

Monedha e përbashkët i është rikthyer ciklit rënës në tregun e brendshëm.

Postuar: 12/09/2019 - 07:26

Shtyhet afati për pagesën e taksës së banesës në Tiranë.

Postuar: 11/09/2019 - 07:30

Qeveria ka vendosur të ndryshojë strategji sa i takon kompensimit të pronarëve.

Postuar: 10/09/2019 - 07:32

Vendimi për ndryshimin e procedurave për ndihmën ekonomike hyri ditën e djeshme në fuqi.

Postuar: 08/09/2019 - 07:51

Qytetarët e Tiranës kanë edhe një javë afat për deklarimin e pronës.