BREAKING NEWS

Pas paralajmërimit të Metës, PD vihet në lëvizje, publikon dokumentet kundër Ardian Dvoranit: SPAK duhet të veprojë menjëherë!

Pas paralajmërimit të Metës, PD vihet në lëvizje,
x

Ekonomia

Qeveria në dilemë, ende pa një vendim për paketën e solidaritetit, po analizohen zërat në buxhetin aktual

Qeveria në dilemë, ende pa një vendim për paketën e

Qeveria vijon të jetë e pavendosur sa i takon paketës së solidaritetit për pensionistët dhe familjet në nevojë. Gjatë diskutimeve për buxhetin 2020 ministrja e Financave, Anila Denaj, tregoi se qeveria ishte në vështirësi, por tërmeti e vështirësoi akoma më shumë situatën. Megjithatë, gazeta ka mësuar se po shqyrtohen të gjitha mundësitë që të ketë shpërblim në fundvit, por më vlerë më të ulët se vitet e shkuara. Një tjetër shqetësim që i shtohet situatës jo të qëndrueshme është edhe plakja e popullsisë, kjo do të thotë se është shtuar numri i personave në moshë pensioni duke kërkuar kështu një fond më të lartë për shpërblimin e tyre. Në 9 muajt e këtij viti rezultojnë 414.650 individë që marrin pension pleqërie në zonat urbane, shifër kjo që është rritur ndjeshëm krahasuar më të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Sipas përllogaritjeve, në total regjistrohen 21.676 individë më shumë, çka tregon dhe trendin e shoqërisë shqiptare drejt plakjes. Referuar të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të ardhurat në skemën e sigurimeve shoqërore në 9 muajt e parë të vitit janë rritur me 2.4 miliardë lekë krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më pare. Nga ana tjetër, në 9 muaj janë rritur edhe shpenzimet e skemës, të cilat kanë arritur në nivelin 92 miliardë lekë, apo 5 miliardë lekë më shumë se 9-mujori 2018. Gjithsesi këto shifra nuk paraqiten ndihmuese për buxhetin e shtetit, pasi skema e pensioneve sërish mbetet deficitare për shkak se numri i personave që përfitojnë pension është më i lartë se i personave që derdhin kontribute. Në këto kushte, afro 22 miliardë lekë do të jenë subvencione nga buxheti i shtetit, ndërsa për paketën e solidaritetit në veçanti, pak kohë më parë Denaj u shpreh se, duhen rreth 3 miliardë lekë, që të paktën çdo pensionist të shpërblehet me 3 mijë lekë. Për të siguruar këtë shumë, ministrja ka sqaruar se do shqyrtojnë vlerat e mbetura në çdo zë nga buxheti i këtij viti, pasi konkretisht ka zëra të cilët nuk e kanë shfrytëzuar totalisht fondin që ju ishte dhënë nga qeveria.

Aludimet mbi paketën e solidaritetit

Pavarësisht se ende nuk është dhënë një vendim zyrtar nëse do të ketë apo jo shpërblim për pensionistët dhe familjet në nevojë për festat e fundvtiti, aludime nga më të ndryshmet janë hedhur në lidhje me këtë çështje. Që prej fillimit kur Ministria e Financave prezantoi projektbuxhetin 2020, zërat kritikë kanë evidentuar menjëherë mungesën e fondit që duhet të shkojë për paketën e solidaritetit. Në ato ditë ministrja u përgjigj se ishte ende herët për përcaktimin e një vlere të saktë që do shkojë për pensionistët dhe familjet në nevojë, pasi vendimi për këtë pikë nuk jepet në të njëjtën kohë që hartohet projektbuxheti. Gjithsesi zërat kritikues, kryesisht deputetë të PD-së, vazhdonin të kërkonin përcaktimin e fondit shpërblyes, duke u shprehur se ka mundësi që qeveria të mos japë asnjë shpërblim në fundvit. Për t’u përgjigjur këtyre kritikave, Denaj deklaroi se, vendimi për paketën e solidaritetit do të jepet në fillim të dhjetorit. Por, pas miratimit të buxhetit 2020 në 18 dhjetor, dyshimet për mos pasjen e fondit për bonuset e fundvitit u shtuan edhe më shumë, gati gati u shuan shpresat fare. Nga ana tjetër, burime nga ministria tregojnë se mbyllja e buxhetit të 2020 pa fondin për pensionistët nuk pengon shpërblimin e tyre në fund të vitit, pasi ky buxhet i është dedikuar më tepër projektit të rindërtimit. Por, qeveria do mund ta grumbullojë fondin e nevojshëm nga shpenzimet e pashfrytëzuara të buxhetit 2019. Gjithsesi, ekziston ende mundësia që pensionistët dhe familjet në nevojë të marrin shpërblime në rastin e festave ashtu sikurse çdo vit./Esmeralda Hida