BREAKING NEWS

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen ‘diagnozën’ e krizës brenda PD-së dhe bën deklaratën e fortë

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen
x
BREAKING NEWS

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc Çapja, Klodiana Lala zbulon çfarë i pret 14 të rrezikshmit e shpallur në kërkim: Pas një muaji do të...

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc
x
BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi Kodheli jep lajmin fantastik, merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi
x
BREAKING NEWS

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët
x
BREAKING NEWS

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive
x
BREAKING NEWS

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e
x
BREAKING NEWS

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/ Rithemelimi zbardh agjendën, ja si do të mësohen emrat fitues. Berisha e Paloka do të…

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj demokracisë, ish-kryeministri është simboli i korrupsionit, pas SHBA edhe BE pritet ta shpallë “non grata”

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj
x

Ekonomia

Qeveria nis fushatën e  kursimeve, e hëna dita pa makina, opsion edhe puna nga shtëpia, 500 mln lekë për të mos rritur çmimin e biletës

Qeveria nis fushatën e  kursimeve, e hëna dita pa makina, opsion

Kryeministri Edi Rama është takuar dje me përfaqësues të shoqatave të transportit, nga ku bëri me dije se plani i kursimit është gati. Kryeministri Edi Rama, zbuloi një ndër pika e draftit të papublikuar të qeverisë lidhur me përballimin e krizës, duke thënë se ditët e hëna do të jenë pa makina dhe kjo për të kursyer. Ai tha, se do të ketë edhe ditë kur do të duhet të punojmë nga shtëpia për të kursyer.“Agjencia ka nxjerr një plan me pika, disa prej të cilave ne i kemi në draftin tonë të kursimit të energjisë, dhe do ta bëjmë. Sot do të kemi mbledhjen e qeverisë, se do bëjmë ditën e hënë pushim. Pas kësaj do bëjmë një tjetër mbledhje për të bërë ditën e hënë pa makina, por do të vijë gradualisht. Agjencia thotë të dielën pa makina, pra do ta bëjmë dhe ne si ata, për të kursyer, jo për ekologji. Ose flasim për 3 mosvajtje në punë njëlloj si me Covid-19, por jo më për infeksioni por për krizën”, u shpreh ai. Ndër të tjera, Rama tha se përfaqësuesve të shoqatës së transportit qeveria u ka akorduar 500 milionë lekë për të mos rritur biletën për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Kjo ndihmë tha Rama, do të shërbejë për kompensimin e rritjes së çmimit të biletës në transportin urban qytetas dhe ndërqytetas, që qytetarët përdorues të këtij transporti të mos të preken financiarisht nga pasoja e luftës mbi çmimin e karburantit.“Nuk i prekim taksat e naftës dhe sigurisht i kemi studiuar të gjitha rrugët e mundshme për të adresuar këtë situatë. Duke qenë se më parë kemi marrë një vendim të prerë dhe pa na shkuar në asnjë formë mendja se mund të fillonte edhe një luftë me një nga prodhuesit kryesor të energjisë në botë, gazit në këtë rast, po janë të lidhur bashkë. Se nuk do ta prekim energjinë për familjet dhe bizneset e vogla. Do të mbrojmë ata që përdorin transportin publik. Ndaj vendosëm 500 milionë lekë”, tha kryeministri.

Balluku: Do të kompensohet çdo litër naftë

Ndërkohë, ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku, tha se qeveria do të kompensojë me 100 lekë për çdo litër naftë ofruesit e shërbimit të transportit publik. Gjatë mbledhjes së zhvilluar me përfaqësues të shoqatave të transportit, ajo ritheksoi faktin që bileta e autobusit nuk do të rritet në këtë moment mjaft delikat për të gjithë.“Për ne rritja e çmimit të biletës nuk është e pranueshme. Do të kompensojmë me 100 lekë çdo litër naftë që ju përdorni për transportin tuaj. Kompensimi do bëhet në drejtorinë e tatimeve. Do bëjmë kompensimin real të naftës. Kompensimi do të vijë nëpërmjet Drejtorisë së Tatimve, duke qenë se ata kanë të gjitha të dhënat. Dhe ne do u referohemi të dhënave nga konsumi që keni pasur një vit më parë, pasi është e pamundur që ne t’i referohemi konsumit aktual. Do kishte vonesë dhe do kishte abuzime. Kështu që duke u referuar konsumit të një viti më parë dhe Drejtorisë së Tatimeve ne do të arrijmë që të bëjmë kompensimin real të naftës bazuar mbi shifrat që ju keni përdorur në të njëjtën kohë në vitin e shkuar”, tha Balluku.