BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Qeveria nis hetimet për abuzimet me ndihmën ekonomike dhe KEMP-in, gjoba dhe ndjekje penale për ata që kanë përfituar padrejtësisht

Qeveria nis hetimet për abuzimet me ndihmën ekonomike dhe KEMP-in,

Familjet që kanë marrë asistencë sociale dhe KEMP pa të drejtë do të gjobiten për shkeljet e bëra. Shumë herë janë publikuar skandale për familje që përfitojnë ndihmë ekonomike, KEMP, apo kompensime të tjera edhe atëherë kur nuk i meritojnë, por kanë abuzuar me dokumentacionin. Gjithashtu, ka dhe shumë raste të tjera ku punonjës të këtyre institucioneve kanë shkelur ligjin dhe kanë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike pa të drejtë shumë familje në nevojë, për të përfshirë në skemë të afërm të tyre. Tashmë të gjitha këto abuzime do të marrin fund. Të mërkurën Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin, i cili kërkon që të krijohet një grup kontrolli i posaçëm që do të mbikëqyrë me detaje dhënien e çdo ndihme ekonomike. Ndërsa përcakton mënyrën se si do të bëhen hetimet, vendimi tregon se shkelësit e ligjit do të ndëshkohen deri në 100.000 lekë të reja gjobë. Duke sqaruar këtu se, gjobë nuk do të marrë vetëm familja që ka përfituar asistencë pa të drejtë, por edhe mjeku që i ka dhënë statusin e paaftësisë, institucionet që kanë vulosur dokumente të rreme, si dhe komisioni që ka bërë kalimin përfundimtar. “Në raportin përfundimtar evidentohen të gjitha shkeljet e konstatuara nga strukturat përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit të asistencës sociale për ndihmën ekonomike dhe pagesat e aftësisë së kufizuar, propozimet përkatëse për përmirësimin e gjendjes dhe masat për personat përgjegjës, si më poshtë vijon: Masë disiplinore për shkelje nga strukturat rajonale të shërbimit social, struktura përgjegjëse për shërbimet sociale në bashki, administratori shoqëror pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore, mjekët e familjes dhe mjekët specialistë; Gjobë, nga 50.000 lekë deri në 100. 000 lekë të reja, në rastet kur vërehet që shkeljet janë kryer në mënyrë të përsëritur; Shpërblimin e dëmit nga administratori shoqëror, familja, punonjësi i strukturës rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, mjeku i familjes”, thuhet në vendim. Ndërkohë, bëhet me dije se do të ketë edhe kallëzim penal.

Kontroll mbi fondet e shpërdoruara

Ndër të tjera ky vendim kërkon që të bëhet edhe një kontroll i imtësishëm mbi borderonë e shfrytëzuar nga bashkitë për shpërndarjen e asistencës sociale. Kjo, sepse në shumë raste institucionet përgjegjëse nuk e shpërndajnë të plotë fondin e përcaktuar, por e vjedhin atë, ose kërkojnë nga buxheti i shtetit më shumë fonde nga sa u nevojitet, duke deklaruar numër më të lartë përfituesish nga sa janë në të vërtetë. “Grupi i kontrollit do të hetojë; dokumentacionin e procedurën e kryerjes së aplikimeve në dosjen e përfituesit të ndihmës ekonomike; dokumentacionin e kategorive përfituese të ndihmës ekonomike dhe afatin e vlefshmërisë së përfitimit, përputhshmërinë e deklarimit të familjes përfituese me vizitën në shtëpi, të pasqyruar nga administratori shoqëror në sistem, familjet që kanë rezultuar me deklarim të rremë dhe afatin e përjashtimit të tyre nga përfitimi i ndihmës ekonomike, sipas legjislacionit në fuqi; përputhjen ndërmjet borderosë dhe thesarit, numrit të familjeve përfituese dhe shumave të përfitimit të ndihmës ekonomike; saktësinë e të dhënave në planifikimin e nevojave për fonde”, përcakton vendimi. Në këtë vendim përfshihen edhe shkeljet e bëra për pagesat e kompensimit të energjisë elektrike. Gjithashtu, do të bëhen kontrollet për vlerësimin bio-psikosocial të aftësisë së kufizuar, grupi i kontrollit në nivel qendror kontrollon zbatimin e legjislacionit, pasi në shumë raste u jepet ky status personave që nuk kanë asnjë problem të tillë dhe nuk paraqiten asnjëherë para komisioneve për kontroll në rivlerësimin e dokumentacionit, duke marrë kështu pension për aftësi të kufizuar.