
EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do të jetë moti në gusht, surprizat që na presin javën e ardhshme dhe kthesa e madh pas datës 15

“Ma tregoi Fatos Nano në burg”, Idajet Beqiri plas ‘bombën’ për Ilir Metën

Qeveria paralajmëron tjetër paketë sociale për bizneset, qytetarët dhe shtresat në nevojë, rritja e çmimeve çon 130 mln dollarë më shumë në buxhet

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 2 Korrik 2022

Rritja e çmimeve që vjen si pasojë e agresionit rus në Ukrainë ka sjellë 130 milionë dollarë më shumë në buxhetin e shtetit. Pavarësisht kësaj, qeveria nuk ka ende një vendim për mbështetjen e kategorive në nevojë pasi nga dita e djeshme, ka përfunduar paketa e parë e rezistencës sociale. Por, edhe pse qeveria ende nuk ka një vendim për paketën e dytë të mbështetjes së qytetarëve përballë krizës së çmimeve, paketa e parë përfundoi më 30 qershor qeveria ende nuk ka rishikuar buxhetin e shtetit, për të vendosur mbi mbështetjen e re. Nga ana tjetër, 130 milionë dollarë ka fituar buxheti i shtetit, vetëm nga rritja e çmimeve gjatë 5 muajve të parë të këtij viti. Të ardhurat nga janari në maj janë rritur me 21.8%, por sipas Ministres së Financave Delina Ibrahimaj, nëse nuk do të kishim efektin e çmimeve, rritja e të ardhurave do të ishte vetëm 13% në raport me vitin e kaluar. “13 miliardë lekë është vlera e të ardhurave që ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve”, tha Ibrahimaj në Konferencë për mediat. Por pavarësisht se qytetarët shqiptarë kanë paguar më shumë taksa si pasojë e çmimeve të rritura të ushqimeve, pijeve e karburantit, qeveria ende nuk ka asnjë vendim për paketën e dytë të mbështetjes së kategorive në nevojë që e kanë më të vështirë përballimin e krizës së çmimeve. Në konferencë për mediat Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se aktualisht po diskutojnë rishikimin e buxhetit të shtetit.“Ne jemi në procesin e rishikimit të buxhetit dhe të analizës së të gjithë të dhënave sa i përket konsumit apo të ardhurave të disponueshme të familjeve. Në përfundim të procesit të rishikimit të buxhetit, do të dalim me paketën që pritet të vijojë për atë kategori biznesesh që realisht kanë më shumë nevojë për mbështetje”, tha Ibrahimaj.
Kritikat për çmimin e naftës, reagon Ibrahimaj
Ndërkohë, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka reaguar për kritikat se Bordi i Transparencës vendos çmime të larta për naftën ndërsa në bursë janë më të ulëta. Për këtë thotë se nuk ka pasur asnjëherë çmime të ndryshme nga bursa. “Çmimet e naftës nga bordi asnjëherë nuk kanë qenë të ndryshme nga bursa. Marzhet bruto të fitimit të kompanive ku përfshihen kostot kanë qenë 5 deri 6%, ndërsa vjet kanë qenë 15%. Kjo është e kuptueshme se ¢farë efekti ka pasur bordi", tha Ibrahimaj. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj foli edhe për një rritje ekonomike për 3 mujorin e parë të vitit 2022, që sipas saj rezultoi në 5.97%. Ibrahmaj u shpreh se kjo rritje është më e lartë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian (5,6%) dhe atyre të rajonit.“Dje është publikuar Produkti i Brendshëm Bruto nga INSTAT, ku rritja ekonomike për 3 mujorin e parë të vitit 2022, rezultoi 5.97%, pra afërisht 6%. Shqipëria me rritjen prej 5.97%, ka qenë më e lartë edhe se mesatarja e Bashkimit Evropian, e cila është rritur me 5.6%, por edhe se rritja e të gjitha vendeve të rajonit”, tha ministrja.
Më të lexuarat


Zbardhet lista e plotë, nga hotele dhe dyqane, te biznese, ara dhe pemishte në zonat më të kërkuara të Tiranës apo bregdetit, ja 425 prona të sekuestruara nga shteti që askush s’i do

Qeveria bën gati “falimentin” e bashkive në krizë, shpall konkursin për administratorët e rinj, pritet pezullimi nga detyra për disa kryebashkiakë të PS

Paralajmëruan mbyllje totale për shkak të rritjes së çmimeve, qeveria premton tjetër subvencion për transportin urban

Këmbimi valutor i ditës së sotme/ Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?

Gushti nis mbarë për euron, ja me sa u këmbye sot? Ndryshon kursi edhe për dollarin dhe paundin

Çmimet rekord, Banka e Shqipërisë rrit me 0.5% normën e interesit, Guvernatori Sejko paralajmëron shtrenjtim të ushqimeve

Ndryshon sërish euro dhe dollari, ja me sa lek këmbehen sot monedhat e huaja

Vijon rënia drastike e euros, ja me sa u këmbye sot monedha europiane

Dobësohet sërish dollari dhe euro, mësoni me sa lek këmbehen sot monedhat e huaja

Tërmet në tregun valutor/ Pas Euro-s nis dhe rënia e Dollarit, ja me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja
