Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qeveria plan për përmbysjen e paketës fiskale, ndryshon taksa e pasurisë, akciza dhe tatimi mbi fitimin

Postuar: 18/03/2017 - 07:59

Paketa e re fiskale e qeverisë, e hartuar nga Ministria e Financave, parashikon ndryshimin e 6 ligjeve të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me financat publike, por edhe që prekin drejtpërdrejt si qytetarët ashtu dhe bizneset në vend, qofshin këto të mëdha apo të vogla. Ndryshimi i ligjve parashikohet në listën e akteve që do të propozojë për miratim në Këshillin e Ministrave nga ministria e Financave, e cila prej kohësh ka punuar në hartimin e ndryshimeve përkatëse, të cilat do të bëhen publike në momentin e diskutimit. Një ndër ndryshimet kryesore pritet të jetë ndarja e ligjit për tatimin mbi të ardhurat nga tatimi mbi fitimin. Për këtë qëllim, parashikohet të propozohen dy ligje të veçanta, njëri për tatim fitimin dhe tjetri për tatimin mbi të ardhurat. Në këtë rast ideja e ministrisë së Financave duket se është marrja e përvojave nga vendet e rajonit. Po ashtu, një ligj tjetër i rëndësishëm i paketës së re fiskale që do të prezantohet nga MF do të jetë ai për taksën e pasurisë. Ligji pritet të përcaktojë mënyrën e mbledhjes së taksës së pasurisë së paluajtshme, procedurën për mbledhjen e saj si dhe masat shtrënguese që do të përdoren me qëllim që të mundësohet arkëtimi i saj. Ideja e qeverisë është që fillimi i mbledhjes së kësaj takse do të jetë nga muaji tetor, por qeveria kërkon të përafrojë bazën ligjore në këtë drejtim. Sigurisht një ndikim në këtë pjesë kanë pasur edhe rekomandimet e FMN, që vazhdimisht ka kërkuar mbledhjen e kësaj takse. Paketa e re fiskale pritet të ndryshojë edhe ligjin për akcizat, për taksat kombëtare, për taksat vendore si dhe ligjin për procedurat tatimore. Ligji i akcizave dhe të ardhurat nga kjo taksë vazhdimisht kanë ngjallur diskutime, ndaj qeveria ka vendosur të paraqesë një formulë të re në mënyrë që të maksimizojë të ardhurat. Synimi i ndryshimeve ligjore do të jetë ai i krijimit të një kuadri ligjor që ul burokracinë dhe zvogëlon nevojën për interpretim. Ndryshimi i 7 ligjeve, sipas ministrisë së Financave do të bëhet në përputhje me programin buxhetor dhe konform marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Rekomandimet e FMN

Një ndër rekomandimet më të vazhdueshme të FMN për qeverinë shqiptare ka qenë rritja e performancës fiskale, disiplinimi i këtij sektori si dhe hartimi i legjislacionit bashkëkohor. Gjithashtu, pak ditë më parë Fondi Monetar Ndërkombëtar kritikoi qeverinë shqiptare, duke thënë se vendi ynë është i fundit në rajon sa i përket mbledhje se taksës së pronës. Sipas FMN Shqipëria ka shumë punë para për të mbledhur këtë taksë dhe fillimisht duhet të fillojë të ngrejë regjistrin e kadastrës fiskale. Ka qenë vetë shefja e FMN-së, Anita Tuladhar, e cila ndër të tjera ka deklaruar se të gjitha ndryshimet ligjore që duhet të bëhen për mbledhjen e kësaj takse duhet të bëhen me konsensus të gjerë politik. FMN rekomandon që vendi ynë fillimisht duhet të përmirësojë mbledhjen e tatimit mbi pronën me sistemin aktual dhe pas kësaj do të vijojë me hartimin e legjislacionit të ri, për të cilin do të duhet konsensus. “Shqipëria mbetet prapa shumë vendeve të tjera në mbledhjen e tatimit të pronës. Kjo pjesërisht reflekton mungesën e një kadastre të duhur të pronave, e cila ka bërë të vështirë zbatimin e plotë edhe të ligjit ekzistues të tatimit të pronës. Pra, qeveria shqiptare është e fokusuar së pari në krijimin e një kadastre fiskale, përmirësimin e mbulimit të pronave dhe zbatimin e mbledhjes së tatimit mbi pronën, në bazë të legjislacionit aktual”, deklaronte shefja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Anita Tuladhar.

 

Bujar Muçaku

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 28/05/2017 - 08:25

Ministria e Financave ka nxjerrë një udhëzim të ri, përmes të cilit ndryshon Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për disa sektorë.

Postuar: 27/05/2017 - 16:30

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Znj.

Postuar: 27/05/2017 - 07:48

Gjashtë kompanitë e listuara se në produktet e tyre të bulmetit kanë përdorur vaj palme, pa e deklaruar në etiketë, shprehen se ky është një sulm i padrejtë dhe akuzojnë Institu

Postuar: 27/05/2017 - 07:46

Institucionet shtetërore vijojnë të mbeten mjaft problematike sa i përket korrupsionit dhe abuzimeve që ndodhin çdo ditë brenda tyre.

Postuar: 26/05/2017 - 07:56

Në 7 vite, Qytetit Studenti i janë grabitur mbi 74 mijë metër katrorë tokë.

Postuar: 25/05/2017 - 08:02

Të gjithë personat që kanë pronë në Shqipëri, brenda vitit 2019 nuk do të mundet ti shmangen dot pagesës së taksës mbi pasurinë.

Postuar: 25/05/2017 - 07:59

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetimet ndaj 3 kompanive celulare për rritje të koordinuar të tarifave në dëm të konsumatorëve.