
Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Qeveria planifikon 7 koncesione të reja për vitin 2022, kapin vlerën e rreth 214 miliardë lekëve, ja sektorët që do të marrë privati

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Tetor 2021

Qeveria ka planifikuar 7 koncesione të reja për vitin 2022. Edhe pse FMN dhe Banka Botërore kanë kërkuar të bëhet kujdes me partneritetin publik-privat, në buxhetin për vitin 2022 parashikohet që një sërë sektorësh t’i besohen privatit. Dje shkoi në Kuvend buxheti për vitin që vjen dhe aty është bërë me dije se janë planifikuar 214,488 miliardë lekë për 7 kontrata koncesionare. Bëhet fjalë për koncesionin e ndërtimit dhe operimit të aeroportit të Sarandës me 4,29 miliardë lekë, tenderi për këtë projekt dështoi për shkak se nuk pati asnjë ofertues. Koncesioni i dytë që do të hapet është ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e portit të integruar “Triport Vlorë” me 5,612 miliardë lekë. Koncesioni më i kushtueshëm që pritet të hapet në vitin që vjen është dhënia me koncesion e një segmenti rrugor Milot-Fier në Autostradën Adriatiko-Joniane me 178,2miliardë lekë. Një tjetër koncesion i përfolur edhe në vitin e kaluar është edhe ndërtimi i infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe mbikëqyrja e qendrave të kontrollit teknik të mjeteve rrugore me vlerë 20,295 miliardë lekë. Ofrimi i shërbimit të infrastrukturës së çelësave publik është koncesioni tjetër 208.8 milionë lekë. Do të jepet me koncesion përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe rekreative të blloqeve të banimit në disa lagje të qytetit Elbasan 882 milionë lekë dhe 5 miliardë lekë do të jenë për koncesionin e sigurisë rrugore.
Koncesionet aktuale
Fondet buxhetore të planifikuara për vitin 2021, sipas planit të ndryshuar, me destinacion
mbështetjen buxhetore për kontratat koncesionare/PPP, rezultojnë në total rreth 12.42 miliardë
LEK. Nga këto, rreth 5.4 miliardë lek investime dhe rreth 7.01 miliardë LEK shpenzime korente. Krahasuar me planin fillestar vjetor 2021, plan i cili rezultonte në masën rreth 12.72 miliardë LEK (rreth 5.44 miliardë lek investime dhe rreth 7.27 miliardë LEK shpenzime korente), plani i ndryshuar rezulton 300.45 milionë lek më i ulët. Krahasuar me pagesat faktike të vitit 2020 të cilat arritën vlerën rreth 9.63 miliardë LEK, pagesat e planifikuara për vitin 2021 janë rreth 29% më të larta ose rreth 2.78 miliard LEK më shumë. Sipas MFE, kjo duke konsideruar faktin se, për vitin 2021 janë planifikuar fonde për kontrata, të cilat gjatë vitit 2020 patën pakësime të konsiderueshme për shkak të situatës së Pandemisë Covid-19, me qëllim lehtësimin e barrës buxhetore të vitit të vështirë 2020. Pagesat faktike për periudhën 9 mujore 2021 rezultojnë në masën rreth 7.95 miliardë lekë ose 64% të pagesave të planifikuara sipas planit vjetor të rishikuar për vitin 2021.
Më të lexuarat


Qeveria kompenson ndërtuesit, do u japë 30% më shumë para për rreth 300 kontratat e punëve publike, hyn në fuqi ligji

Koncesionet me mbështetje buxhetore marrin kredi, ODA: 140 milionë euro për 4 kontrata, e panjohur vlera për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit

Opozita publikon dokumentet: Skandal, fondet e BE për bujqësinë po vidhen nga inceneratori i Tiranës

Darka e “Nusretit” i kushton shqiptarëve 81 hektarë truall në ajkën e Durrësit, arabit i falet porti dhe 54 mijë m2 tokë për ndërtim

Këmbimi valutor, mësoni me sa lek shiten dhe blihen sot euro, dollari dhe paundi britanik

Kriza e çmimeve, Banka e Shqipërisë jep alarmin, kërkon paketë e dytë për familjet në nevojë dhe pensionistët: Ja çfarë na pret në 3 muajt në vijim

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare 2 tenderë për blerje energjie, çmimet në stratosferë

Zbardhet lista e plotë, nga hotele dhe dyqane, te biznese, ara dhe pemishte në zonat më të kërkuara të Tiranës apo bregdetit, ja 425 prona të sekuestruara nga shteti që askush s’i do

Qeveria bën gati “falimentin” e bashkive në krizë, shpall konkursin për administratorët e rinj, pritet pezullimi nga detyra për disa kryebashkiakë të PS

Paralajmëruan mbyllje totale për shkak të rritjes së çmimeve, qeveria premton tjetër subvencion për transportin urban
